14 November 2026, 18:57
Nga DOSJA

BUDAPEST - Një ditë përpara përballjes vendimtare me Bjellorusinë, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka dalë në konferencën për shtyp në Budapest, ku ka ndarë pritshmëritë e tij për këtë sfidë.
Kuqezinjtë kanë në duart e tyre mundësinë për të konfirmuar vendin e parë në grup dhe për të mbyllur në mënyrën më të mirë këtë fazë të Ligës së Kombeve.
Për teknikun italian, kjo është një ndeshje me shumë rëndësi, ku përtej rezultatit, Shqipëria synon të tregojë edhe një herë forcën dhe vazhdimësinë e saj. Maran ka komentuar kundërshtarin, gjendjen e lojtarëve dhe pritshmëritë për takimin që do të zhvillohet në Hungari.
Mungesa e Ramadanit: Nuk jam i shqetësuar për mungesën e Ramadanit. Nesër do të ketë mundësi dhe shanse për lojtarë të tjerë që të jenë gati dhe të tregojnë vlerat e tyre.
Muçi: Nesër do të shohim gjendjen e Muçit. Ai nuk është stërvitur sot dhe do të bëjmë një vlerësim përfundimtar për të vendosur nëse do të jetë i gatshëm.
Kundërshtari: Ky kundërshtar na ka vendosur në vështirësi më shumë se të gjithë të tjerët në këtë grup. Ata kanë humbur vetëm ndaj nesh dhe kjo tregon se do të jetë një ndeshje e vështirë. Megjithatë, ne jemi gati dhe të vendosur. Kemi identitetin tonë dhe lojtarët janë gati të japin gjithçka për të marrë rezultatin që na nevojitet.
Llogaritë në grup: Nuk kemi bërë asnjë llogari. Ne hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin dhe nuk duhet të mendojmë për asgjë tjetër që lidhet me llogaritë e grupit. Objektivi ynë është të bëjmë ndeshjen tonë dhe të marrim rezultatin që dëshirojmë.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 November 2026, 18:50
BUDAPEST - Në prag të sfidës së fundit të Shqipërisë në këtë fazë të Ligës së Kombeve, nd...
Sport
14 November 2026, 18:36
SINGAPOR - Një mbrëmje për t'u harruar për Brazilin e Carlo Ancelottit. Seleçao pësoi një humbje 3-2 përballë Ja...
Sport
14 November 2026, 18:21
ITALI - Ronaldinho nuk di të qëndrojë larg futbollit. Në moshën 46-vjeçare, legjenda braziliane është gati të ri...
Sport
14 November 2026, 18:07
ITALI - Një histori që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Napoli. Kevin De Bruyne dhe bashkëshortja e tij, ...
Sport
14 November 2026, 16:59
KOSOVE - Kosova nuk arrin të përfitojë nga avantazhi i fushës dhe ndalet në një barazim pa gola ndaj Izraelit në stadiumin &...
Sport
14 November 2026, 16:27
ELBASAN – Kuqezinjtë U-17 të drejtuar nga trajneri Armand Dama përmbysën disavantazhin fillestar dhe siguruan tri pikë me shum&e...
Sport
14 November 2026, 16:17
ARGJENTINE - Epoka e Argjentinës pa Lionel Messin nis me një rezultat zhgënjyes. Kampionët e botës janë mposhtur 2-1 nga Uruguaji...
Sport
14 November 2026, 16:11
HUNGARI - Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Budapest, aty ku nesër do të luajë një nga ndeshjet më të rënd...
Sport
14 November 2026, 15:53
QIPRO - Kombëtarja shqiptare U-19 e ka mbyllur me sukses të plotë raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026/2...
Sport
14 November 2026, 15:42
HOLANDE - Një rastësi e rrallë ka lidhur dy ndeshje të zhvilluara në harkun kohor të vetëm nëntë ditëve. B&eu...