Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Fjalët e Michelle De Bruyne për jetën në Napoli dhe dëshira për t'u kthyer në Belgjikë ndezin zemërimin e tifozëve. Komentet kundër çiftit pushtojnë Instagramin, ndërsa largimi i mesfushorit belg po përflitet gjithnjë e më shumë.

ITALI - Një histori që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Napoli. Kevin De Bruyne dhe bashkëshortja e tij, Michelle, janë kthyer në shënjestër të tifozëve napolitanë, pas disa deklaratave të kësaj të fundit për vështirësitë e jetesës në qytetin italian dhe dëshirën për t'u rikthyer në Belgjikë.
Në një intervistë të dhënë për revistën NINA në shtator, Michelle foli hapur për presionin që shoqëron jetën e përditshme të një futbollisti me famën e De Bruyne. Sipas saj, situata në Napoli është krejt ndryshe nga ajo që familja përjetonte në Mançester, ku njerëzit ishin mësuar me praninë e yllit belg dhe i kushtonin shumë më pak vëmendje.
"Në Mançester, njerëzit ishin mësuar me të dhe pothuajse nuk e vinin re Kevinin. Por në Napoli është ndryshe. I themi vetes se sa më shpejt të largohemi, aq më mirë", u shpreh ajo.
Michelle, e cila është e martuar me mesfushorin që prej vitit 2017, nuk e fshehu as dëshirën për të ardhmen: "Mendojmë për të ardhmen së bashku dhe gjithnjë e më shpesh i themi njëri-tjetrit se do të shkojmë të jetojmë në Limburg".
Këto deklarata, të rikthyera në vëmendje në një moment kur po qarkullojnë zëra për një largim të mundshëm të De Bruyne dhe një rikthim në Belgjikë, kanë shkaktuar reagimin e ashpër të tifozëve të Napolit.
Llogaria e Michelle në Instagram është mbushur me komente ironike dhe kritika nga mbështetësit e skuadrës italiane. "Pyete Dries Mertens se si është jeta këtu", "Nëse nuk dëshiron të qëndrosh në Napoli, mund të largohesh, askush nuk po të detyron" dhe "Askush nuk po të pengon" janë disa prej mesazheve të publikuara.
Të tjerë kanë zgjedhur një ton edhe më thumbues, duke i shkruar: "Ndoshta dielli të shqetëson" dhe "Para se të flasësh për Napolin, shpëlaje mirë gojën".
Kështu, ajo që nisi si një deklaratë për vështirësitë e jetës larg fushës është kthyer në një tjetër episod tensioni mes familjes De Bruyne dhe tifozerisë napolitane.

B.T (Dosja.al)
KOSOVE - Kosova nuk arrin të përfitojë nga avantazhi i fushës dhe ndalet në një barazim pa gola ndaj Izraelit në stadiumin &...
ELBASAN – Kuqezinjtë U-17 të drejtuar nga trajneri Armand Dama përmbysën disavantazhin fillestar dhe siguruan tri pikë me shum&e...
ARGJENTINE - Epoka e Argjentinës pa Lionel Messin nis me një rezultat zhgënjyes. Kampionët e botës janë mposhtur 2-1 nga Uruguaji...
HUNGARI - Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Budapest, aty ku nesër do të luajë një nga ndeshjet më të rënd...
QIPRO - Kombëtarja shqiptare U-19 e ka mbyllur me sukses të plotë raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026/2...
HOLANDE - Një rastësi e rrallë ka lidhur dy ndeshje të zhvilluara në harkun kohor të vetëm nëntë ditëve. B&eu...
ANGLI - Një përplasje e fortë mes Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton në pistë ka shkaktuar një tjetër polemikë në ...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për...
ITALI - Gerry Cardinale ka një plan ambicioz për të ardhmen e Milanit. Pronari i kuqezinjve synon ta kthejë klubin në një fuqi fi...
ZVICER - Nations League hyn në fazën vendimtare të saj, me tetë takime që do të zhvillohen këtë të shtunë n&e...