Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
11 vite pas tërheqjes nga futbolli, ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit përgatitet të zbresë sërish në fushë me fanellën e Ravenës. Përpara debutimit në derbin ndaj Forlìt, Ronaldinho flet edhe për talentin brazilian të Real Madridit.

ITALI - Ronaldinho nuk di të qëndrojë larg futbollit. Në moshën 46-vjeçare, legjenda braziliane është gati të rikthehet në fushën e lojës, 11 vite pas tërheqjes nga futbolli profesionist. Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit ka zbarkuar në Itali, ku do të veshë fanellën e Ravenës në Lega Pro.
Braziliani mbërriti në aeroportin e Forlìt, ku u prit nga drejtues të klubit, mes tyre edhe presidenti Ignazio Cipriani. Debutimi i tij është programuar për të dielën, në orën 17:30, në stadiumin Bruno Benelli, në derbin kundër Forlì-t. Ndërkohë, sot Ronaldinho do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me skuadrën e re.
Në një intervistë për "Corriere della Sera", braziliani rikujtoi edhe një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij me Milanin: golin e shënuar kundër Interit më 28 shtator 2008.
"Ishte një mbrëmje e veçantë, që do të mbetet në kujtesën e të gjithë tifozëve të Milanit. Shënova me kokë, që nuk është specialiteti im. Kush e di nëse do të jem në gjendje ta përsëris këtë sukses", u shpreh me humor Ronaldinho.
Dashuria për Milanin mbetet e fortë, ndërsa ish-fantazisti brazilian u pyet edhe për një tjetër talent nga vendi i tij, Endrick, që aktualisht është pjesë e Real Madridit.
"Një tjetër Ronaldinho në botë? Nuk më pëlqen të bëj krahasime. Ka shumë lojtarë që më pëlqejnë, brazilianët për shembull", tha fillimisht ai.
I pyetur nëse Endrick është një prej tyre, Ronaldinho nuk pati asnjë dyshim: "Sigurisht, edhe pse është shumë i ri. Ai është gati dhe mund të luajë në çdo kampionat".
Një rikthim surprizë në fushë për një prej futbollistëve më spektakolarë të brezit të tij, që në moshën 46-vjeçare është gati të dhurojë sërish magji me topin në këmbë.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Një histori që po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në Napoli. Kevin De Bruyne dhe bashkëshortja e tij, ...
KOSOVE - Kosova nuk arrin të përfitojë nga avantazhi i fushës dhe ndalet në një barazim pa gola ndaj Izraelit në stadiumin &...
ELBASAN – Kuqezinjtë U-17 të drejtuar nga trajneri Armand Dama përmbysën disavantazhin fillestar dhe siguruan tri pikë me shum&e...
ARGJENTINE - Epoka e Argjentinës pa Lionel Messin nis me një rezultat zhgënjyes. Kampionët e botës janë mposhtur 2-1 nga Uruguaji...
HUNGARI - Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Budapest, aty ku nesër do të luajë një nga ndeshjet më të rënd...
QIPRO - Kombëtarja shqiptare U-19 e ka mbyllur me sukses të plotë raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026/2...
HOLANDE - Një rastësi e rrallë ka lidhur dy ndeshje të zhvilluara në harkun kohor të vetëm nëntë ditëve. B&eu...
ANGLI - Një përplasje e fortë mes Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton në pistë ka shkaktuar një tjetër polemikë në ...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme stërvitjen zyrtare në prag të ndeshjes ndaj Bjellorusisë, e vlefshme për...
ITALI - Gerry Cardinale ka një plan ambicioz për të ardhmen e Milanit. Pronari i kuqezinjve synon ta kthejë klubin në një fuqi fi...