Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Për studimin, studiues nga Imperial Grantham Institute në Britani dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine matën vdekshmërinë e tepërt të shkaktuar nga temperaturat e larta.
BRITANI- Vera e nxehtë e vitit 2026 në Evropë i kushtoi jetën rreth 50.000 njerëzve, sipas vlerësimeve të studiuesve britanikë, duke u bërë kështu vera më vdekjeprurëse e regjistruar deri më sot. Pothuajse dy të tretat e viktimave (65 për qind), sipas studiuesve, lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike.
Për studimin, studiues nga Imperial Grantham Institute në Britani dhe London School of Hygiene and Tropical Medicine matën vdekshmërinë e tepërt të shkaktuar nga temperaturat e larta.
Si bazë u përdorën të dhëna nga 854 zona urbane në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe nga Britania e Madhe, Norvegjia dhe Zvicra. Në rajonet e analizuara jetojnë rreth 40 për qind e popullsisë së përgjithshme të këtyre 30 vendeve.
16.000 viktima nga të nxehtit në Gjermani
Për krahasim, në vitet më të nxehta të regjistruara deri më tani, rreth 29.000 njerëz humbën jetën nga i nxehti në vitin 2022, ndërsa rreth 28.000 në vitin 2003. Më të goditura ishin vendet e Evropës Jugore dhe Perëndimore. Megjithatë, edhe në shtetet tradicionalisht më të freskëta u regjistruan mijëra viktima. Për Britaninë e Madhe, studiuesit vlerësojnë rreth 4.500 vdekje të lidhura me temperaturat e larta.
Për Gjermaninë, edhe Instituti Robert Koch (RKI) në Berlin publikoi në mesin e shtatorit shifra të ngjashme. Sipas tyre, vetëm gjatë kësaj vere në Gjermani kanë humbur jetën nga i nxehti rreth 16.000 njerëz.
Sipas studiuesve britanikë, qershori i vitit 2026 pati pasoja veçanërisht dramatike në Evropë. Sipas vlerësimeve të tyre, pothuajse një e treta e të gjitha vdekjeve të shkaktuara nga të nxehtit u regjistruan në periudhën nga 17 qershori deri më 1 korrik.
Gjatë kësaj kohe, temperaturat ishin mesatarisht pesë gradë Celsius më të larta se mesatarja e periudhës së referencës 1991-2020. Kjo valë e jashtëzakonshme të nxehti konsiderohet si një nga faktorët kryesorë që e bëri verën e vitit 2026 më vdekjeprurësen nga nxehtësia në Evropë që nga fillimi i regjistrimeve.
Jo vetëm të moshuarit humbën jetën
"Mund të themi me një siguri mjaft të madhe se vera e vitit 2026 ishte më e rënda që nga fillimi i regjistrimeve sa i përket vdekshmërisë së lidhur me të nxehtin në pjesë të mëdha të Evropës", tha Clair Barnes, studiuese e motit ekstrem dhe ndryshimeve klimatike në Imperial College. "Pas këtyre statistikave fshihen faet e njerëz që kanë humbur jetën dhe familje që vajtojnë humbjen e tyre", shtoi ajo.
Sipas studiuesve, pasojat e të nxehtit nuk prekën vetëm të moshuarit. Ata vlerësojnë se rreth 6.000 nga 50.000 viktimat e të nxehtit ishin nën moshën 65 vjeç.
"Po bëhet gjithnjë e më e qartë se qytetet tona janë të papërshtatura ndaj temperaturave në rritje dhe është vendimtare që të forcojmë përpjekjet për t'u përshtatur", theksoi epidemiologu Pierre Masselot nga London School of Hygiene & Tropical Medicine. "Kjo do të thotë t'i freskojmë qytetet përmes më shumë hapësirave të gjelbra dhe më pak ndotjeje, si dhe të garantojmë kujdesin e nevojshëm mjekësor për popullsinë."/DW
James Comey SHBA- Prokurorët federalë në SHBA kanë ndërmarrë hapa për të ngritur dy akuza të reja ndaj ish-...
Gadi Eisenkot, Benjamin Netanyahu IZRAEL- Izraelitët po përgatiten të votojnë në zgjedhje që konsiderohen ndër më...
Goran Eror SERBI- Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV) e nisi edicionin e lajmeve të orës 17:00 me një kërkimfalje publike drejt...
Flavio Bolsonaro BRAZIL- Senatori konservator Flavio Bolsonaro ka deklaruar se autoritetet braziliane i kanë ndaluar largimin nga vendi, një dit&eum...
Pamje ANGLI- Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj 15 komandantëve ushtarakë, drejtuesve të milicive dhe zyrtarëve të ...
Saddam Haftar EGJIPT- Gjenerali lejtnant Saddam Haftar, zëvendësshefi i shtabit të forcave të armatosura libiane, ka zhvilluar një vi...
autorët dhe viktimat ANGLI- Dy shoferë në Britaninë e Madhe janë dënuar me 12 dhe 16 vite burg pasi shkaktuan vdekjen e një...
Luiz Inácio Lula da Silva BRAZIL- Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka fituar një mandat të katërt në krye t...
SIRI- Jordania ka ndërmarrë sulme ajrore në jug të Sirisë, duke shënjestruar pozicione që i konsideron strehime të grup...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur dyshime për procesin zgjedhor në Brazil, duke e cilësuar atë si të d...