24 November 2026, 15:18
Nga E.M

KOSOVË- Mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është në fazën e fundit të përgatitjes së njoftimit për apel ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Ndërkohë njoftimi pritet të dorëzohet brenda afatit të përcaktuar, më 27 nëntor.
Përfaqësuesi i ekipit mbrojtës të Veselit, Avni Bytyçi, ka konfirmuar se mbrojtja është duke finalizuar dokumentin, në të cilin do të paraqiten bazat juridike dhe faktike mbi të cilat do të mbështetet ankimi.
“Po, Mbrojtja e z. Kadri Veseli është e gatshme të dorëzojë njoftimin për apel brenda afatit të përcaktuar. Aktualisht, Mbrojtja është në proces të finalizimit të njoftimit për apel, në të cilin do të përcaktohen në mënyrë të qartë dhe të strukturuar bazat juridike dhe faktike mbi të cilat do të mbështetet ankimi”, deklaroi Bytyçi.
Sipas mbrojtjes, provat e administruara gjatë procesit gjyqësor nuk përbëjnë bazë të arsyeshme për të mbështetur përfundimin se Veseli është fajtor. Ekipi mbrojtës pretendon gjithashtu se Trupi Gjykues ka gabuar në vlerësimin e provave dhe në konstatimet lidhur me ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale nga ana e UÇK-së, si dhe përfshirjen e pretenduar të Veselit në të.
“Qëndrimi i Mbrojtjes mbetet se z. Veseli-t i është mohuar drejtësia. Provat e administruara në këtë çështje nuk ofrojnë bazë të arsyeshme për të mbështetur përfundimin për fajësinë e tij. Për më tepër, Trupi Gjykues ka dështuar në vlerësimin e paanshëm dhe të drejtë të provave, si dhe ka gabuar në konstatimet e tij lidhur me ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale nga ana e UÇK-së dhe pretendimin për përfshirjen e z. Veseli në të. Këto dhe gabimet e tjera në aktgjykim do të paraqiten dhe argumentohen në kuadër të procedurës së apelit”, shtoi Bytyçi.
Afati për dorëzimin e njoftimeve për apel ndaj aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përfundon më 27 nëntor. Ky afat vlen si për ekipet mbrojtëse, ashtu edhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Pas dorëzimit të njoftimeve, palët do të kenë 60 ditë kohë për të paraqitur dosjet e plota të apelit, ku do të argumentojnë kundërshtimet ndaj vendimit të shkallës së parë. Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dënuan ish-presidentin Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli me 18 vjet burgim, ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim dhe ish-deputetin Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Aktgjykimi i shkallës së parë nuk është përfundimtar ndërsa pas shqyrtimit të palëve, Paneli i Apelit mund ta konfirmojë, ta ndryshojë ose ta rrëzojë vendimin./Dosja.al
Kadri Veseli
Aktualitet
24 November 2026, 15:10
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Pesë punonjës të OSHEE-së në Shkodër janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre, n&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 15:02
E.M
SPANJË- Në Spanjë janë arrestuar tre shqiptarë, Renato D., Ermal N. dhe Florian P., pasi dyshohen si pjesëtarë të nj&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 14:48
G.M
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara në Hagë, 17 nëntor 2026.
Mbrojtja e ish-presidentit t...
Aktualitet
24 November 2026, 14:44
Elton Qyno
Detaje të reja dalin në dritë nga atentati i rëndë në lagjen “1 Maji” në Fier, ku mbetën të plagosur S...
Aktualitet
24 November 2026, 14:12
G.M
thirrje per proteste
KOSOVA- Një protestë kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore do të mbahet nesër, m&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 13:52
G.M
foto ilustruese
PRRENJAS- Është rikthyer në funksion të plotë rrjeti elektrik në Prrenjas. Ekipet e OSSH punuan intensivisht p&e...
Aktualitet
24 November 2026, 13:46
G.M
Nikos Gavanozis
GREQI- Policia greke ka zbardhur vrasjen e 52-vjeçarit Niko Gavanozi, i njohur me nofkën 'Papagalli', i cili u ekzekutua m...
Aktualitet
24 November 2026, 13:23
G.M
Jovan Milinkoviç
SHKODËR- Një vizitë përkujtimore e një grupi nga Vojvodina e Serbisë në varrezat katolike të ...
Aktualitet
24 November 2026, 13:13
G.M
Arlinda Zekaj
PEJË- Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të hetimeve për vras...
Aktualitet
24 November 2026, 12:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke i ulur. Bëhet...