24 November 2026, 14:44
Nga Elton Qyno

Detaje të reja dalin në dritë nga atentati i rëndë në lagjen “1 Maji” në Fier, ku mbetën të plagosur Sel Çami dhe nipi i tij, Jakup Hasani. Autorët dyshohet se kishin studiuar me kujdes lëvizjet e objektivit dhe kanë përdorur metoda të posaçme për të realizuar sulmin pa tërhequr vëmendjen.
Sipas burimeve, grupi dyshohet se përbëhej nga tre persona: Dy prej tyre kanë pasur rolin e qitësve, ndërsa i treti ka drejtuar automjetin. Dyshohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe të veshur me uniforma policie, me qëllim që të hynin në lagje pa ngjallur dyshime.
Ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia. Në momentin e sulmit, Sel Çami dhe nipi i tij, Jakup Hasani, ndodheshin në oborrin e banesës, ku po punonin tokën.
Të dhënat paraprake tregojnë se Jakup Hasani u qëllua me tre plumba, ndërsa Sel Çami me të paktën pesë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 10 gëzhoja të kalibrit 9 mm. Një tjetër element që po hetohet është përdorimi i dronit për të mbajtur nën vëzhgim Sel Çamin.
Dyshimet janë se autorët kanë monitoruar lëvizjet e tij dhe kanë pritur momentin kur ai do të dilte nga banesa në oborr për të realizuar atentatin. Sipas burimeve, Çami tregohej i kujdesshëm për sigurinë e tij dhe qëndronte kryesisht në banesën e tij në lagjen “1 Maji”.
Zgjedhja e kësaj mënyre veprimi dyshohet se lidhet edhe me faktin se zona është e mbuluar nga kamera të shumta sigurie dhe konsiderohet një lagje e monitoruar për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale rivale. Për të shmangur zhurmën dhe për të mos tërhequr vëmendjen e banorëve, autorët dyshohet se kanë përdorur dy pistoleta me silenciator.
Këto armë, sipas burimeve, janë gjetur në automjetin tip “Volvo”, i cili u përdor gjatë atentatit dhe më pas u dogj nga autorët, në përpjekje për të zhdukur gjurmët. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes, identifikuar autorët dhe përcaktuar motivet e sulmit./Syri.net
Aktualitet
24 November 2026, 14:12
G.M
thirrje per proteste
KOSOVA- Një protestë kundër vrasjes së grave dhe dhunës me bazë gjinore do të mbahet nesër, m&eu...
Aktualitet
24 November 2026, 13:52
G.M
foto ilustruese
PRRENJAS- Është rikthyer në funksion të plotë rrjeti elektrik në Prrenjas. Ekipet e OSSH punuan intensivisht p&e...
Aktualitet
24 November 2026, 13:46
G.M
Nikos Gavanozis
GREQI- Policia greke ka zbardhur vrasjen e 52-vjeçarit Niko Gavanozi, i njohur me nofkën 'Papagalli', i cili u ekzekutua m...
Aktualitet
24 November 2026, 13:23
G.M
Jovan Milinkoviç
SHKODËR- Një vizitë përkujtimore e një grupi nga Vojvodina e Serbisë në varrezat katolike të ...
Aktualitet
24 November 2026, 13:13
G.M
Arlinda Zekaj
PEJË- Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të hetimeve për vras...
Aktualitet
24 November 2026, 12:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend, duke i ulur. Bëhet...
Aktualitet
24 November 2026, 12:06
E. D
FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për atentatin e rëndë në Fier, ku mbetën të vrarë Selami Hasani dhe...
Aktualitet
24 November 2026, 12:00
E. D
FIER- Pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia në zonën ku ndodhi atentati ndaj Selami Hasanit, i njohur edhe si...
Aktualitet
24 November 2026, 11:23
E. D
FIER- Ky është momenti kur autorët që ekzekutuan dje në fier Selami Hasanin dhe nipin e tij Jakup Hasanin, kalojnë para derë...
Aktualitet
24 November 2026, 10:13
E. D
FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 60-vjeçarit Selami Hasani, i njohur edhe me nofkën “Sel Çami” ose...