LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali në Kosovë/ 9 anëtarë të delegacionit somalez zhduken pas mbërritjes në Prishtinë, dyshohet se mund të kenë kërkuar azil 

Rreth nëntë persona të cilët janë pjesë e një delegacioni zyrtar nga Somalia rezultojnë të zhdukur pas një vizite në Kosovë. Ata kanë shkaktuar shqetësim te autoritetet në Prishtinë duke hapur kështu një çështje që lidhet me dyshimet për abuzim me vizat.

12 November 2026, 22:27 Nga E.M

Skandali në Kosovë/ 9 anëtarë të delegacionit somalez

KOSOVË- Rreth nëntë persona të cilët janë pjesë e një delegacioni zyrtar nga Somalia rezultojnë të zhdukur pas një vizite në Kosovë. Ata kanë shkaktuar shqetësim te autoritetet në Prishtinë duke hapur kështu një çështje që lidhet me dyshimet për abuzim me vizat.

Media somaleze “Garowe Online”, ka raportuar lajmin duke shkruar se Ministria e Jashtme e Diasporës e Kosovës i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë së Somalisë të japë sqarime për vendndodhjen dhe gjendjen e nëntë personave.   

Sipas medias, delegacioni somalez mbërriti në Kosovë më 25 tetor 2026. Ai drejtohej nga ministri i Shtetit për Punët Publike, Strehimin dhe Rindërtimin, Said Mohamed Mohamud, dhe zëvendësministrja e Porteve, Fartuun Abdikadir Farah.

Por gjatë qëndrimit në Prishtinë, nëntë anëtarët shoqërues të delegacionit u larguan nga akomodimi i tyre në Dua Village, pa njoftuar autoritetet që kishin përgjegjësinë për shoqërimin e tyre.

Sipas dokumentit diplomatik të cituar nga “Garowe Online”, largimi është konstatuar më 28 tetor, ndërsa personat në fjalë kishin lënë hotelin një mbrëmje më parë, rreth orës 19:10.

Situata u bë edhe më e paqartë kur nëntë personat nuk u paraqitën në terminalin VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku ishte planifikuar nisja e delegacionit. Ndërkohë, dy drejtuesit e tij, Said Mohamed Mohamud dhe Fartuun Abdikadir Farah, u larguan nga Kosova më 28 tetor.

Përballë mungesës së informacionit, Ministria e Jashtme e Kosovës i dërgoi më 30 tetor një notë verbale diplomatike autoriteteve somaleze, duke kërkuar të dhëna për vendndodhjen, sigurinë dhe statusin e nëntë personave.

Përtej zhdukjes së nëntë personave, çështja ka shkaktuar edhe pasoja politike në Somali.

Sipas “Garowe Online”, dy ministra të qeverisë federale somaleze raportohet se janë shkarkuar, pas dyshimeve se kishin lehtësuar udhëtimin e nëntë personave kundrejt pagesave.

Dyshimet janë se këta persona janë paraqitur si punonjës të administratës shtetërore, me qëllim përfshirjen në delegacionin zyrtar dhe përfitimin e vizave për udhëtim.    

Megjithatë, media sqaron se këto pretendime nuk përfshihen në komunikimin zyrtar diplomatik të Kosovës dhe nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Burime të cituara nga media somaleze pretendojnë gjithashtu se nëntë personat mund të kenë udhëtuar drejt vendeve të tjera dhe të kenë kërkuar azil. Por destinacioni i tyre dhe statusi aktual i qëndrimit nuk janë verifikuar.

Nga ana tjetër, autoritetet kosovare kanë konfirmuar vetëm largimin e tyre nga akomodimi në Prishtinë dhe faktin se nuk kanë mundur të përcaktojnë nëse janë larguar përfundimisht nga territori i Kosovës.

Rasti ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes së anëtarëve të delegacioneve zyrtare dhe mundësinë e përdorimit të udhëtimeve institucionale për qëllime që nuk lidhen me aktivitetin shtetëror.

Prishtina është në pritje të përgjigjeve nga autoritetet somaleze për fatin e nëntë personave që rezultojnë të zhdukur./Dosja.al 

Kosova

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin