11 November 2026, 13:15
Nga E.d
Oltion Bistri
TIRANA- Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka dhënë vendimin për të pandehurit në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, duke lënë në fuqi dënime me burg për ish-zyrtarin e policisë Oltion Bistri dhe disa persona të tjerë. Oltion Bistri është dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burgim për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Sipas vendimit të gjykatës, për korrupsionin Bistrit iu caktuan 5 vite burg, ndërsa për pastrimin e produkteve të veprës penale 7 vite burg. Në bashkim të dënimeve, masa përfundimtare ishte 11 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 7 vite e 4 muaj.
Vendime janë dhënë edhe për të pandehurit e tjerë. Behar Brajoviç është dënuar me 8 vite e 8 muaj burgim, Astmer Bilali me 5 vite e 8 muaj, ndërsa Edmond Preka me 7 vite burgim, të gjitha me gjykim të shkurtuar. Gjithashtu, Apeli i GJKKO-së ka vendosur konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të kësaj çështjeje.
Bistri u arrestua në 27 korrik 2023 në kuadër të operacionit 'Metamorfoza'. Oltion Bistri, sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, del në biseda përmes aplikacionit “SKY ECC”, me Pëllumb Gjokën ku mes të tjerash e informon mbi operacionet e policisë për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit, aktivitet të cilin e kryente edhe biznesmeni./Dosja.al
oltion bistri Behar Brajoviç Astmer Bilali
Aktualitet
11 November 2026, 13:11
E.d
Pamje
TIRANA- Revolta studentore ka nisur sërish, ndërsa studentët e "Politeknikut" kanë braktisur auditorët dhe janë bër&e...
Aktualitet
11 November 2026, 12:59
E.d
Çifti kanadez
TIRANA- Kristian dhe Adriana Gjoni, një çift me origjinë shqiptare që jeton në Toronto të Kanadasë,...
Aktualitet
11 November 2026, 12:57
G.M
Një person mban në duar një qese me letra higjienike të blera, teksa futet në Klinikën e Onkologjisë.
Çdo të en...
Aktualitet
11 November 2026, 12:24
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe bezniës. Përmes një njoftimi zy...
Aktualitet
11 November 2026, 12:23
G.M
pamje
TIRANË- Hajdar Bajrami dhe Bujar Meta, janë dy 22-vjeçarë, që kanë rënë në prangat e policisë në...
Aktualitet
11 November 2026, 12:03
G.M
Erjon Vishkulli
ITALI- Erjon Vishkulli do ti nënshtrohet ditën e sotme një tjetër ndërhyrjeje kirugjikale, pas plagosjes me plumb gom...
Aktualitet
11 November 2026, 11:41
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Mafia kriminale shqiptare po zgjeron gjithnjë e më shumë ndikimin e saj në Romë, duke mos u kufizuar vetëm...
Aktualitet
11 November 2026, 10:49
G.M
pamje
TIRANË- Sekretari i Sindikatës së Punonjësve të Transportit, Gëzim Karanxha, ka paralajmëruar përshkallëzim...
Aktualitet
11 November 2026, 10:38
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka vendosur 37 masa administrative ndaj personave që kanë penguar lëvizjen e automjeteve g...
Aktualitet
11 November 2026, 10:35
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Një debat për një vend parkimi ka shkaktuar tensione në qytetin e Vlorës, ku një person ka nxjerrë th...