Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Tregolëshi në Europa League dhe paraqitjet bindëse kanë ndryshuar gjithçka për talentin e vitlindjes 2006. PSV e kërkonte me ngulm, Roma ishte interesuar dhe Torino e donte në huazim, por Milani vendosi ta mbajë dhe tani synon t’i shpërblejë besimin me një kontratë të përmirësuar.

ITALI - Alphadjo Cisse po ngjitet me shpejtësi në hierarkinë e Milanit. Talenti i ri italian po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë dhe paraqitjet e fundit kanë bindur drejtuesit kuqezi se kanë në duar një futbollist me potencial të madh. Sipas raportimeve, Gerry Cardinale dëshiron t’i trefishojë pagën, nga 500 mijë euro në 1.5 milionë euro në sezon, për ta siguruar për të ardhmen.
Rrugëtimi i Cisses mund të kishte marrë një drejtim krejt tjetër. Në janar, kur Milani e bleu nga Catanzaro dhe e la në huazim deri në fund të sezonit, PSV Eindhoven ishte shumë pranë sigurimit të shërbimeve të tij. Klubi holandez e kërkonte me ngulm, ndërsa në garë ishte përfshirë edhe Roma.
Drejtori sportiv i Catanzaros, Ciro Polito, ka zbuluar se mundësia për ta mbajtur futbollistin në Itali deri në fund të sezonit ndikoi në vendimin për të favorizuar Milanin.
“PSV ishte skuadra që e donte me çdo kusht. Unë nuk doja që të largohej, sepse do të ma merrnin nga duart. Pastaj Milani besoi tek ai dhe unë mbështesja qëndrimin e tij në Itali. Madje pata edhe një bisedë me Romën”, ka treguar Polito.
Edhe gjatë verës, e ardhmja e sulmuesit nuk ishte plotësisht e përcaktuar. Milani shqyrtoi mundësinë e huazimit të tij, ndërsa Torino ishte gati ta merrte për t’i dhënë më shumë minuta dhe hapësira për zhvillim.
Megjithatë, trajneri Ruben Amorim vendosi ta mbante në skuadër, duke besuar te potenciali i tij. Një zgjedhje që po jep rezultatet e para, pasi Cisse po përgjigjet me gola dhe paraqitje bindëse.
Tregolëshi i shënuar në Europa League kundër Salzburgut ishte një tjetër konfirmim i talentit të tij. Brenda pak javësh, futbollisti i lindur në vitin 2006 ka kaluar nga një lojtar për t’u huazuar në një element që Milani dëshiron ta mbajë dhe ta zhvillojë si pjesë të projektit të së ardhmes.
Tashmë, trefishimi i pagës do të ishte një sinjal i qartë i besimit të klubit te Cisse, i cili duket se ka përfituar maksimalisht nga mundësia e marrë në Milano.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Zgjedhjet e ardhshme presidenciale të FIFA-s ka të ngjarë të sjellin shumë kthesa dhe ndryshime nga tani deri më 18 mars...
SPANJE - Dani Carvajal është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Getafes. Pas 13 sezonesh me fanellën e Real Madridit, mbrojtës...
HOLANDE - Duket se historia mund të përsëritet në familjen van Nistelrooy. Liam, djali 18-vjeçar i ish-sulmuesit të famshë...
Raimondo, autor i një tregolëshi që e ngjiti në krye të listës së golashënuesve të Serie A ITALI - Frosinone...
SPANJE - Vinícius Júnior nuk do t'i shpëtojë pezullimit prej 4 ndeshjesh pas përjashtimit të tij nga Villarreal. Apeli i Real...
SPANJE - Një kapitull i ri ka filluar në mosmarrëveshjen midis Real Madridit dhe Javier Tebas, president i La Ligës dhe nënkryetar i F...
FRANCE - Një lojtar regbie i Johannesburg Lions, 31-vjeçari Hyron Andrews, u gjet i vdekur në dhomën e hotelit në Francën verip...
ELBASAN - Teuta vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer në Kategorinë Superiore. Skuadra durrsake mposhti edhe Dinamon me rezult...
FRANCE - Luis Enrique nuk i ka pritur mirë komentet e Enzo Marescas për Ligue 1. Pas fitores 4-2 ndaj Manchester Cityt në Champions League,...
SPANJE - Përplasja mes Javier Tebas dhe Real Madridit vijon të jetë e fortë. Presidenti i La Ligës ka kritikuar ashpër televizion...