Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Studentët nuk janë vetëm”, “Kur goditet studenti , goditet e ardhmja” , “Jemi me studentët”, “Mos prekni studentët”, janë pankartat që mbajnë pedagogët.

TIRANË- Pedagogët kanë nisur të mblidhen këtë të enjte përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në vijim të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Një ditë më parë, pedagogët njoftuan bojkotimin e mësimdhënies në universitetet publike, vendim që do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë.
Pas grumbullimit përpara Universitetit Politeknik, pedagogët pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën e tyre. Ndryshe nga studentët, të cilët janë mbledhur përpara Kuvendit, pedagogët kanë vendosur të mos u bashkohen atyre në këtë tubim, por të vijojnë marshimin drejt Kuvendit.
“Studentët nuk janë vetëm”, “Kur goditet studenti , goditet e ardhmja” , “Jemi me studentët”, “Mos prekni studentët”, janë pankartat që mbajnë pedagogët.
Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.
Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
TIRANË- Pasi pësoi djegie natën e mbrëmshme nga aksidenti në aksin Kardhiq-Delvinë 37-vjeçari Maridon Dhuli ka ndërru...
TIRANË- Në Tiranë ka nisur Mbledhja e Bordit Drejtues të PISA, me përfaqësues të 91 vendeve. Mbledhja synon zhvillimin dhe v...
TIRANë- Pas pak minutash pritet që Kuvendi do të mbajë seancën plenare, ndërsa është njoftuar edhe protestë. ...
TIRANË- Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet t...
SHBA- Synimet e paraqitura në Konferencën Botërore të Klimësnë Paris në vitin 2015, pothuajse me siguri nuk do të arrih...
Ritchie Torres TIRANË- Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar nda...
TIRANË- Parlamenti do të zhvillojë këtë të enjte seancën e radhës plenare, e cila është parashikuar të n...
TIRANË- Policia ka rrethuar zonën pranë Parlamentit me barriera metalike, ndërkohë që brenda zhvillohet seanca plenare dhe jasht&...
TIRANË- Një denoncim është bërë në rrjetet sociale, ku disa qytetarë, të cilët kanë marrë pjes...
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka hapur konkurrimin për dhënien në përdorim të 700 metrave katrorë ambiente sh&e...