22 October 2026, 10:15
Nga E.M

TIRANË- Në Tiranë ka nisur Mbledhja e Bordit Drejtues të PISA, me përfaqësues të 91 vendeve. Mbledhja synon zhvillimin dhe vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve gjatë tre ditëve me takime, panele dhe tryeza diskutimi mes përfaqësuesve të vendeve.
PISA është një studim ndërkombëtar, i organizuar nga OECD, që mat aftësitë e 15-vjeçarëve në gjithë botën në lexim, shkencë dhe matematikë.
Në fjalën e saj gjatë ceremonisë ku ishte i pranishëm edhe Drejtori për Edukimin dhe Aftësitë, Andreas Schleicher, ministrja Mirela Kumbaro u ndal te ditët e fundit që kanë sjellë protesta të dhunshme. Ajo theksoi rëndësinë e arsimit për të gjetur zgjidhje përmes dialogut.
“Edhe Tirana, si shumë kryeqytete europiane, po kalon ditë jo të lehta me tensione dhe përplasje në hapësirën publike, ku kufiri midis ndërgjegjes sociale dhe adrenalinës së turmës, është më i hollë se një fije floku. Prandaj na duhet të përdorim të gjitha mjetet, për të kuptuar se çfarë duhet të ndryshojmë në qasjen tonë, edhe në burokracinë tonë arsimore, që lëviz shumë më ngadalë se sa adrenalina te nxënësit. Ama një parim na bashkon të gjithëve. Fëmijët dhe të rinjtë duhet të kenë hapësirën për të shprehur mendimet e tyre, për të bërë pyetje, për të kërkuar ndryshime dhe për të mos qenë dakord. Por siguria, mirëqenia dhe e drejta e tyre për të mësuar duhet të mbeten gjithmonë në qendër të përgjegjësisë sonë. E vërteta është diku në mes”, pohoi Kumbaro.
Përgjatë 9 ditëve të protestës së studentëve të cilët janë vendosur çdo ditë para Ministrisë së Arsimit ka pasur sulme mes efektifëve të policisë dhe protestuesve duke shkaktuar kështu edhe shkatërrimin e godinave.Dosja.al
PISA
Aktualitet
22 October 2026, 10:06
E.M
TIRANë- Pas pak minutash pritet që Kuvendi do të mbajë seancën plenare, ndërsa është njoftuar edhe protestë. ...
Aktualitet
22 October 2026, 09:59
E. D
TIRANË- Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet t...
Aktualitet
22 October 2026, 09:51
E. D
SHBA- Synimet e paraqitura në Konferencën Botërore të Klimësnë Paris në vitin 2015, pothuajse me siguri nuk do të arrih...
Aktualitet
22 October 2026, 09:35
E. D
Ritchie Torres
TIRANË- Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar nda...
Aktualitet
22 October 2026, 09:21
E.M
TIRANË- Parlamenti do të zhvillojë këtë të enjte seancën e radhës plenare, e cila është parashikuar të n...
Aktualitet
22 October 2026, 09:08
E. D
TIRANË- Policia ka rrethuar zonën pranë Parlamentit me barriera metalike, ndërkohë që brenda zhvillohet seanca plenare dhe jasht&...
Aktualitet
22 October 2026, 08:49
E. D
TIRANË- Një denoncim është bërë në rrjetet sociale, ku disa qytetarë, të cilët kanë marrë pjes...
Aktualitet
22 October 2026, 08:42
E. D
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka hapur konkurrimin për dhënien në përdorim të 700 metrave katrorë ambiente sh&e...
Aktualitet
22 October 2026, 08:33
E. D
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në autostradën Fier-Lushnjë...
Aktualitet
22 October 2026, 08:31
E.M
VLORË- Rreth mesantës reshjet e dendura të shiut që zgjatën për afro dy orë, kanë shkaktuar probleme me përmbytjet...