13 November 2026, 11:05
Nga E.d
Foto ilustruse
KUKËS- Moti i keq i cili ka përfshirë vendin, ka prekur edhe qytetin e Kukësit, Hasit dhe Tropojë s. Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në disa zona të Qarkut të Kukësit, duke lënë pa energji elektrike një numër të madh njësish administrative dhe lagjesh në Kukës, Has dhe Tropojë.
Reshjet me intensitet mesatar kanë përfshirë të gjithë territorin e qarkut, ndërsa moti i përkeqësuar ka sjellë edhe probleme në infrastrukturë. Në Bashkinë e Kukësit, ndërprerjet e energjisë elektrike prekin njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan, Malzi, Kolsh, Surroj dhe Tërthore, si dhe lagjet nr. 1, 2 dhe 3 të qytetit.
Situata paraqitet problematike edhe në Bashkinë Has, ku pa energji kanë mbetur qyteti i Krumës, Njësia Administrative Fajza, fshatrat Kishaj dhe Pogaj, si dhe njësitë administrative Gjinaj dhe Golaj. Ndërsa në Tropojë, ndërprerjet raportohen në Dragobi, Çerem, Dunishë, Margegaj, Tropojë dhe Fierzë.
Përveç ndërprerjeve të energjisë, moti i keq ka shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore. Në Tropojë është evidentuar rënie gurësh në segmentin Margegaj–Valbonë, ndërsa Kanali i Krasniqes ka regjistruar prurje të konsiderueshme uji.
Pavarësisht prurjeve të larta, deri në momentin e raportimit nuk janë konstatuar përmbytje. Megjithatë, janë evidentuar dëmtime në çatitë e disa banesave si pasojë e erës së fortë. Autoritetet bëjnë me dije se akset rrugore nacionale vijojnë të jenë të kalueshme. Ndërkohë, subjektet kontraktore janë angazhuar në pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në segmentet ku janë shfaqur problematika./Dosja.al
Tropojë Hasi Kukësi
Aktualitet
13 November 2026, 11:04
G.M
foto ilustuese
TIRANË- Maratona e Tiranës rikthehet këtë vit në edicionin e saj të dhjetë, duke sjellë kufizime në...
Aktualitet
13 November 2026, 11:03
Enkeleda Memisha
Shqipëria ka turizëm përgjatë gjithë vitit dhe këtë e tregon numri në rritje i turistëve të huaj dhe i bashka...
Aktualitet
13 November 2026, 10:51
I.A
TIRANË- Një nismë ligjore e qeverisë shqiptare në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë t&eu...
Aktualitet
13 November 2026, 10:47
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ka kryer dy grabitje dhe një tentativë të tretë në të nj&eum...
Aktualitet
13 November 2026, 10:40
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Procesi gjyqësor lidhur me një rrëmbim të parandaluar pothuajse rastësisht në Herne, në ambientet ...
Aktualitet
13 November 2026, 10:32
E.d
Kanabisi dhe eurot e sekuestruara
BELGJIKA- Autoritetet belge kanë zbuluar dhe shkatërruar tre plantacione me kanabis dhe kanë arrestuar gjasht...
Aktualitet
13 November 2026, 10:28
G.M
pamje
DIBËR- Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), ka bllokuar dy raste të transportimit të lëndëve drus...
Aktualitet
13 November 2026, 10:23
E.d
Pamje nga arrestimi
VLORA- Policia ka arrestuar ditën e sotme në Vlorë një 64-vjeçar, pasi ishte dënuar ë Itali, me 4 vje...
Aktualitet
13 November 2026, 10:15
E.d
Foto ilustruese
FIER- Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është dërguar me urgjencë në spital gjatë m...
Aktualitet
13 November 2026, 10:01
E.d
Makina e përmbysur
VLORA- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kotë, n...