13 November 2026, 11:03
Nga Enkeleda Memisha

Shqipëria ka turizëm përgjatë gjithë vitit dhe këtë e tregon numri në rritje i turistëve të huaj dhe i bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë vendit, shifrat ne rritje të turistëve edhe jashtë sezonit të verës, si dhe numri i strukturave akomoduese që rritet çdo vit. Pyetja që duhet të bëjmë është se për çfarë vijnë këta turistë, sepse nëse përgjigjja mbetet vetëm bregdeti dhe sezoni i verës, ne nuk e kemi njohur sadopak vendin tonë dhe thesaret që mbart.
Vizitorët që vlerësojnë bukurinë dhe veçantinë e një kulture të caktuar kanë më shumë gjasa të mbështesin përpjekjet që e ruajnë atë. Kjo mbështetje mund të ndihmojë në sigurimin që kultura dhe trashëgimia e një vendi të vazhdojnë të lulëzojnë.
Kur turistët vizitojnë rajone të ndryshme, ata kanë mundësinë të mësojnë dhe të përjetojnë zakonet lokale, format e artit dhe traditat e vendit. Ky shkëmbim kulturor mund të çojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe vlerësimit të kulturave të ndryshme. Turizmi vepron si një urë që lidh njerëz me prejardhje të ndryshme, duke u ofruar atyre mundësi për të ndarë histori, përvoja dhe njohuri. Ky bashkëveprim mund të rezultojë në një kuptim më të thellë të diversitetit kulturor dhe ndërlidhjes njerëzore.
Sitet e Trashëgimisë Kulturore të shumta në numër bëhen atraksione për turistët, duke krijuar një cikël që mbështet përpjekjet për ruajtjen e kulturës. Duke gjeneruar të ardhura përmes tarifave të hyrjes, donacioneve dhe financimit qeveritar të nxitur nga turizmi, këto vende mund të ruhen për brezat e ardhshëm. Për më tepër, ndërgjegjësimi për trashëgimitë kulturore të rrezikuara përgjatë viteve mund të çojë në rritje të përpjekjeve për të ruajtur tradita të tilla.
Sipas Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026 janë identifikuar 21 site të reja arkeologjike, vendbanime dhe zbulime të reja të dokumentuara në territorin e Shqipërisë, ndërsa paralelisht janë mbështetur programe restaurimi dhe rigjenerimi që mbulojnë rreth 23 objekte të trashëgimisë kulturore. Në një vend europian si Italia, Spanja, Franca të cilat kanë një turizëm të zhvilluar, të hershëm dhe kanë programe që synojnë drejt Turizmit të qëndrueshëm, ky do të ishte një lajm me interes të larte, tek ne kaloi si lajm i dorës së dytë.
Më 6 nëntor 2026, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit hodhi për konsultim publik projektligjin për ndryshimin e ligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe muzetë, i cili synon përafrimin me standardet e BE-së dhe UNESCO-s. Projektligji sjell për herë të parë Vlerësimin e Ndikimit në Trashëgimi për projektet që mund të prekin monumentet, mundësinë e granteve dhe bashkëfinancimit edhe për monumentet në pronësi private, rregulla më të qarta dhe afate të prera për mbrojtjen e pasurive, si dhe përafrimin e përkufizimit të muzeut me standardet ndërkombëtare. Ligji ka hapur edhe debat, pasi opozita ka kundërshtuar nenet që sipas saj rrezikojnë pronën private.
Problemi ynë më i madh mbetet se ne nuk i njohim ende. Në anketat që kam bërë në punën time të përditshme, më pak se 50 % e të anketuarve kishin njohje rreth emrave të siteve të Trashëgimisë Botërore të përfshira në Unesco si pasuri me vlerë të pacmuar aq më pak mbi Trashëgiminë Kulturore Kombëtare dhe perafërsisht 30 % e te anketuarve i kishin vizituar dhe kishin marrë një informacion të moderuar, pjesa tjetër në % shumë të vogël ishin në gjendje të flisnin rreth historisë së tyre. Kjo vjen nga ndërgjegjësimi jo në nivelet që duhet të jetë, qoftë nga arsimi, media, ose nga vetë interesi personal.
Fatkeqësisht, shumica e mediave në Shqipëri merret me aktualitetin kryesisht në çështjet e politikës dhe kronikës së zezë, lajme që më shumë e rëndojnë opinionin sesa lehtësojnë jetën e qytetarëve. Ndergjegjësimi dhe informacionet mbi këtë trashëgimi vazhdojnë të jenë të pakta.
Turizmi në Shqipëri ka një thesar me vlera të jashtëzakonshme ku të mbështetet dhe ta promovojë, nje thesar qe ende gjendet në rrenoja. Në një sipërfaqe kaq të vogël, fshihet një pasuri e së kaluarës, disa të nxjerra në dritë e disa ende jo. Ky është avantazhi ynë, një turist mund të ecë brenda një dite nga Iliria te Roma, nga Bizanti te Perandoria Osmane dhe te Shqipëria moderne.
E ardhmja e turizmit shqiptar, e mbështetur mbi Trashëgiminë Kulturore, ka nevojë për më shumë vëmendje dhe ndërgjegjësim të popullsisë, veçanërisht të të rinjve, për vlerat e tyre duke i parë jo vetëm si gurë mbi tokë, por si pasuri kombëtare dhe botërore të cilat të paktën duhet t’i njohë dhe vizitojë. Kjo Trashëgimi ka nevojë për investime serioze dhe në rritje, për promovim të pavarur ndërkombëtar dhe për gërmime të mëtejshme që do të nxjerrin në dritë fakte të reja. E ardhmja nuk është të kemi më shumë turistë në gusht në bregdet, por të kemi turistë pergjatë gjithë vitit, në Nëntor në Berat, në Mars në Shkodër, në Maj në Gjirokastër, turistë që nuk vijnë vetëm për diellin, por për historinë që vetëm ne e kemi por e njohim shumë pak.
Kultura është një aspekt i rëndësishëm i menaxhimit të turizmit dhe mikpritjes për disa arsye. Ky proces përmirëson procesin ekonomik dhe shoqëror në industrinë e turizmit dhe ruan rëndësinë e trashëgimisë kulturore, mbështet ndërtimin e imazhit të disa monumenteve historike. Kultura përdoret për të ruajtur mirëkuptimin e duhur midis njerëzve dhe për t'i udhëzuar ata drejt përdorimit të aspekteve të turizmit dhe mikpritjes.
Në fund, qëllimi i këtij artikulli është të kuptohet se Trashëgimia Kulturore nuk është vetëm e kaluara, ajo është e ardhmja ekonomike e vendit. Kur një monument restaurohet, promovohet, një fshat merr jetë, një familje hap një bujtinë, një i ri gjen punë si guidë, një artizan shet punën e tij dhe një turist nuk vjen vetëm për një ditë, por qëndron më gjatë dhe shpenzon më shumë. Turizmi kulturor nuk e zbraz vendin si turizmi sezonal, por e shpërndan pasurinë në të gjithë territorin dhe gjatë gjithë vitit, nga veriu në jug, nga qytetet muzeale te fshatrat e harruara. Nëse e mbrojmë, e promovojmë me dinjitet dhe e kthejmë në pjesë të jetës sonë të përditshme, atëherë Shqipëria nuk do të jetë më vetëm një destinacion vere, por një vend që jeton nga historia e të parëve tanë dhe ndërton një zhvillim të qëndrueshëm mbi të edhe për brezat e ardhshëm./Dosja.al
Enkeleda Memisha
Aktualitet
13 November 2026, 10:51
I.A
TIRANË- Një nismë ligjore e qeverisë shqiptare në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë t&eu...
Aktualitet
13 November 2026, 10:47
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ka kryer dy grabitje dhe një tentativë të tretë në të nj&eum...
Aktualitet
13 November 2026, 10:40
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Procesi gjyqësor lidhur me një rrëmbim të parandaluar pothuajse rastësisht në Herne, në ambientet ...
Aktualitet
13 November 2026, 10:32
E.d
Kanabisi dhe eurot e sekuestruara
BELGJIKA- Autoritetet belge kanë zbuluar dhe shkatërruar tre plantacione me kanabis dhe kanë arrestuar gjasht...
Aktualitet
13 November 2026, 10:28
G.M
pamje
DIBËR- Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), ka bllokuar dy raste të transportimit të lëndëve drus...
Aktualitet
13 November 2026, 10:23
E.d
Pamje nga arrestimi
VLORA- Policia ka arrestuar ditën e sotme në Vlorë një 64-vjeçar, pasi ishte dënuar ë Itali, me 4 vje...
Aktualitet
13 November 2026, 10:15
E.d
Foto ilustruese
FIER- Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është dërguar me urgjencë në spital gjatë m...
Aktualitet
13 November 2026, 10:01
E.d
Makina e përmbysur
VLORA- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kotë, n...
Aktualitet
13 November 2026, 09:53
E.d
Odise Dhima
GREQI- Vëllai i ish-peshëngritësit të njohur Pirro Dhima është arrestuar në Athinë, nën dyshimin p&eu...
Aktualitet
13 November 2026, 09:46
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 9 vite e 9 muaj burg nga Gjykata e Landit në Ingolstadt ...