13 November 2026, 10:15
Nga E.d
Foto ilustruese
FIER- Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është dërguar me urgjencë në spital gjatë mesnatës së kaluar, pasi ka shfaqur probleme me zemrën. Ai ndodhet në ambientet e spitalit, ku dhe po merr ndihmën e specializuar mjeksore. Voja u arrestua një ditë më parë , pasi dyshohet për shpërdorim detyre. Më parë ai ka mbajtur postin e Kreut te Kadastrës në Fier është lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg” në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, e cila më pas është shitur.
Voja u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, lidhur me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në zonën e Povelçës. Sipas hetimeve, prona dyshohet se i është kaluar një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik, duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Veprimet e dyshuara lidhen me periudhën kur Voja ishte në krye të Kadastrës së Fierit, ndërsa për këtë çështje janë caktuar katër masa sigurie 'arrest në burg'. Mes personave nën hetim janë edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe dhe një notere, si dhe punonjës të tjerë të institucionit. Voja është ndaluar nga autoritetet dhe është marrë në pyetje nga dy prokurorë. Emri i tij është përfshirë edhe në një kallëzim të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në SPAK, në maj të vitit 2023, për dyshime mbi shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh./Dosja.al
Arben Voja fier spital
Aktualitet
13 November 2026, 10:01
E.d
Makina e përmbysur
VLORA- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kotë, n...
Aktualitet
13 November 2026, 09:53
E.d
Odise Dhima
GREQI- Vëllai i ish-peshëngritësit të njohur Pirro Dhima është arrestuar në Athinë, nën dyshimin p&eu...
Aktualitet
13 November 2026, 09:46
E.d
Foto ilustruse
GJERMANI- Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 9 vite e 9 muaj burg nga Gjykata e Landit në Ingolstadt ...
Aktualitet
13 November 2026, 09:00
E.d
Autostrada Tiranë-Durrës
TIRANA- Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga data 13 nëntor 2026 do të nisin punimet në aksin rru...
Aktualitet
13 November 2026, 07:34
E.d
Jensen Huang
Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe ...
Aktualitet
13 November 2026, 07:31
E.d
Foto ilustruse
Çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare, rritja e kostos së energjisë për bizneset dhe miliona eurot e shp...
Aktualitet
13 November 2026, 07:29
E.d
Foto ilustruse
Nëse ke 100 euro për të blerë produkte ushqimore në Tiranë, me të njëjtën shumë mund të ...
Aktualitet
13 November 2026, 07:26
E.d
Foto ilustruse
Përdorimi i drogave të paligjshme është një problem serioz për 79% të shqiptarëve, ndërsa pothuajs...
Aktualitet
13 November 2026, 07:23
E.d
Foto ilustruse
Paketa Fiskale 2027 ka hasur në kundërshtime të shumta nga përfaqësuesit e biznesit, të cilët kërkojn&e...
Aktualitet
13 November 2026, 07:19
E.d
Foto ilustruse
Shqipëria renditet ndër vendet me industrinë agro-ushqimore përpunuese më pak të zhvilluar në Ballkanin Per&...