LIVE UPDATES
Sport

Mourinho ndez El Clasicon: “Real Madridi jeton për tituj, jo për një ndeshje të vetme”...

‘Special One’ ul pritshmëritë përpara përballjes me Barcelonën dhe refuzon ta cilësojë El Clasicon si një provë për të ardhmen e tij. Për Lamine Yamal ka vetëm fjalë vlerësimi, por paralajmëron: “Nuk do të ndryshojmë planet tona për askënd”.

25 October 2026, 10:00 Nga DOSJA

Mourinho ndez El Clasicon: “Real Madridi jeton për tituj, jo për

SPANJE - José Mourinho e di më mirë se kushdo se çfarë do të thotë El Clasico. Përpara përballjes mes Barcelonës dhe Real Madridit, trajneri portugez ka folur për peshën globale të kësaj ndeshjeje, diferencat mes dy skuadrave dhe objektivat e klubit madrilen. Mesazhi i tij është i qartë: në Madrid, vlera e një trajneri matet me titujt e fituar, jo me rezultatin e një ndeshjeje të vetme.

“El Clasico ka një dimension të jashtëzakonshëm global. Ndeshjet e tjera janë të rëndësishme, por kjo është unike. Bota ndalet për ta parë”, është shprehur Mourinho, duke nënvizuar rëndësinë e përballjes që tërheq vëmendjen e miliona tifozëve në mbarë botën.

Megjithatë, portugezi nuk pranon që kjo sfidë të shndërrohet në një provim për projektin e tij te Real Madridi. Sipas tij, skuadra është ende në fazën e ndërtimit dhe nuk mund të krahasohet drejtpërdrejt me një Barcelonë që ka punuar së bashku për një periudhë më të gjatë nën drejtimin e Hansi Flick.

“Kemi punuar për tre muaj dhe, nëse përjashtojmë ndeshjet parasezonale dhe pushimin ndërkombëtar, bëhet fjalë për rreth një muaj e gjysmë. Jemi një produkt fillestar, i papërfunduar, në një fazë paraprake. Nuk më duket e drejtë të krahasojmë një ekip si i yni me një skuadër që ka qenë së bashku për më shumë kohë”, ka theksuar trajneri.

Kur u pyet nëse El Clasico mund të përcaktojë drejtimin e aventurës së tij te Los Blancos, Mourinho ishte i prerë: “Nuk është një provë. Real Madridi fitoi tituj nën drejtimin e Mourinhos”. Një përgjigje që rikthen në vëmendje filozofinë e tij: në një klub me kërkesa kaq të larta, suksesin e përcaktojnë trofetë dhe jo një rezultat i vetëm, sado i rëndësishëm të jetë ai.

“Yamal është një lojtar i shkëlqyer”

Mourinho ka folur edhe për Lamine Yamal, një prej emrave më të komentuar përpara kësaj përballjeje. Trajneri portugez nuk e ka kursyer vlerësimin për talentin e Barcelonës, por ka bërë të qartë se respekti për kundërshtarin nuk do të ndryshojë qasjen taktike të Real Madridit.

“Yamal është një lojtar i shkëlqyer. Respekti është një gjë, por të ndryshosh planet ose të harrosh thelbin tënd është diçka tjetër. Ne nuk do ta bëjmë këtë, as me të dhe as me askënd tjetër”, ka deklaruar ai.

Për Hansi Flick, Mourinho ka zgjedhur fjalë të shkurtra, por vlerësuese: “Është një trajner i shkëlqyer dhe po bën një punë të shkëlqyer”. Në të njëjtën kohë, ai ka shmangur krahasimet mes dy skuadrave, duke theksuar se Barcelona ka pasur më shumë kohë për të konsoliduar lojën dhe automatizmat e saj.

Rikthimi në Camp Nou? “Është si të shkosh në çdo stadium tjetër”

Një tjetër temë e pashmangshme ishte rikthimi i Mourinhos në Camp Nou, këtë herë në rolin e kundërshtarit. Megjithatë, portugezi u përpoq të minimizonte ngarkesën emocionale të këtij momenti.

“Është si të shkosh në çdo stadium tjetër”, u shpreh ai, duke e zhvendosur vëmendjen te cilësia e kundërshtarit dhe vështirësia e sfidës. Për Mourinhon, ajo që ka rëndësi është përballja me një skuadër të nivelit të lartë, pavarësisht stadiumit ku zhvillohet ndeshja.

Edhe për gjyqtarin e takimit, José María Martínez Munuera, trajneri madrilen nuk shfaqi shqetësim të veçantë. “Emri i gjyqtarit nuk më ka shqetësuar kurrë. Gjithmonë nisem nga ideja se gjyqtari është i mirë. Ajo që më shqetëson pak është kur thyhen rregullat”, deklaroi ai.

Përpara El Clasicos, Mourinho zgjedh kështu të ulë temperaturën e deklaratave, duke shmangur presionin mbi skuadrën e tij dhe duke rikujtuar se objektivi përfundimtar i Real Madridit mbetet fitimi i trofeve. Barcelona vjen me një grup më të konsoliduar, por portugezi nuk ka ndërmend të braktisë filozofinë e tij përballë një prej rivalëve më të mëdhenj të futbollit botëror.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...