20 November 2026, 16:30
Nga DOSJA
SPANJE - José Mourinho ka dërguar një mesazh të qartë përpara ndeshjes së Real Madridit kundër Celtës: në skuadrën e tij nuk ka futbollistë të paprekshëm. Trajneri portugez foli për situatën e Vinicius Junior dhe të ardhmen e Endrick, duke theksuar se interesat e klubit janë mbi çdo individ.
Sa i përket brazilianit Vinicius, Mourinho nuk i kurseu vlerësimet, por bëri të qartë se fama dhe emri nuk garantojnë një vend në formacion.
"Është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ne e duam, kemi nevojë për të dhe do të vazhdojmë ta mbështesim. Por këtu askush nuk ka privilegje dhe askush nuk e ka të garantuar një vend. Futbollistët duhet ta fitojnë atë përmes punës së tyre", deklaroi Mourinho.
Portugezi foli edhe për Endrick, i cili është përfolur për një largim të mundshëm në janar, me Milanin dhe Romën të interesuara për shërbimet e tij.
"Endrick është shumë mirë këtu. Unë e dua dhe kam shumë përzemërsi për të, është një djalë fantastik. Por për mua, Real Madridi është më i rëndësishëm se Endrick. Klubi ka nevojë për të dhe edhe trajneri i Real Madridit ka nevojë për të. Ky është mesazhi im për klubet dhe agjentët që përhapin lajme për të ardhmen e tij", u shpreh tekniku, duke lënë gjithashtu të qartë se vendimi përfundimtar i takon drejtuesve të klubit.
Në fund, Mourinho u pyet edhe për mungesën e Cristiano Ronaldos në kombëtaren portugeze. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër, por domethënëse.
"Si portugez, dua gjithmonë që Portugalia të fitojë. Për pjesën tjetër, nuk kam çfarë të them", përfundoi trajneri.
Mourinho kërkon kështu të vendosë hierarkinë e tij në dhomën e zhveshjes së Real Madridit: emrat e mëdhenj janë të rëndësishëm, por mbi të gjithë qëndron klubi.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 November 2026, 16:00
ITALI - Mike Maignan ka përfunduar në vendin e 19-të në renditjen e portierëve më të vlefshëm në botë, të...
Sport
20 November 2026, 15:30
JAPONI - Kozo Tashima nuk ka ndërmend të largohet nga gara për presidencën e FIFA-s. Ish-presidenti i Federatës Japoneze të Futbo...
Sport
20 November 2026, 15:00
FRANCE - Philippe Diallo ka nisur lëvizjet e para në garën për presidencën e FIFA-s. Presidenti i Federatës Franceze të Futbo...
Sport
20 November 2026, 14:30
ZVICER - Shorti i hedhur në Nyon ka përcaktuar përballjet çerekfinale të Ligës së Kombeve, ku vëmendjen kryesore e me...
Sport
20 November 2026, 14:15
Aktorja ruse e filmave porno, Eva Elfie
ANGLI - Leicester City i ka dhënë fund me efekt të menjëhershëm marrëveshjes së spo...
Sport
20 November 2026, 14:00
SHBA - Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti më i paguar në MLS, me një kompensim të garantuar prej 28.33 milionë dollar&...
Sport
20 November 2026, 13:45
ITALI - E ardhmja e Kevin De Bruyne te Napoli po bëhet gjithnjë e më e pasigurt. Mesfushori belg mund të largohet që në merkaton ...
Sport
20 November 2026, 13:31
E përshëndesim dhe e mirëpresim propozimin e qeverisë për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”. Falën...
Sport
20 November 2026, 13:00
SPANJE - Real Madridi duket se ka vendosur të rikthejë në shtëpi një nga talentet më premtues që ka dalë nga akademia e...
Sport
20 November 2026, 12:30
UKRAINE - Presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës (UAF), Andriy Shevchenko, akuzoi Mykhailo Mudryk për "shpifje të pabaza...