Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Kandidatët duhet të jenë shtetas amerikanë dhe të kenë një diplomë master në një nga fushat STEM, si inxhinieria, shkencat biologjike, shkencat fizike ose informatika, të marrë në një institucion të akredituar.

SHBA- NASA ka hapur një fushatë të re rekrutimi për astronautët e ardhshëm, duke ofruar një pagë vjetore prej 164,395 dollarësh për kandidatët që do të bëhen pjesë e misioneve të ardhshme hapësinore. Të përzgjedhurit do të përfshihen në programet për rikthimin e njeriut në Hënë, ndërtimin e një baze hënore dhe përgatitjen e misioneve të para me ekuipazh drejt Marsit.
Agjencia amerikane e hapësirës po kërkon profesionistë të rinj për të ndihmuar në atë që e cilëson si “shkrimin e kapitullit të ardhshëm të fluturimeve hapësinore me njerëz”.
“Dritarja është e hapur. Misioni po pret. Dhe e vetmja gjë që mungon në aventurën më të madhe në të cilën është përfshirë ndonjëherë njerëzimi, je ti”, deklaroi zëvendësadministratori i NASA-s, Matt Anderson.
Paga vjetore e ofruar është 164,395 dollarë, më shumë se dyfishi i pagës mesatare vjetore kombëtare në SHBA, e cila sipas të dhënave të përmendura në njoftim është 64,220 dollarë.
Kandidatët duhet të jenë shtetas amerikanë dhe të kenë një diplomë master në një nga fushat STEM, si inxhinieria, shkencat biologjike, shkencat fizike ose informatika, të marrë në një institucion të akredituar.
Kërkesa për master mund të plotësohet edhe nga kandidatët që kanë përfunduar të paktën dy vite studime në një program doktorature. Përveç formimit akademik, aplikantët duhet të kenë të paktën tre vite përvojë profesionale në një fushë përkatëse dhe pesë referenca profesionale.
Ata duhet gjithashtu të kalojnë testet fizike të NASA-s për fluturime hapësinore me kohëzgjatje të gjatë dhe të dëshmojnë aftësi të forta në drejtim, bashkëpunim në grup dhe komunikim.
Kandidatët që do të përzgjidhen do t’i bashkohen trupës aktive të astronautëve të NASA-s, e cila aktualisht numëron 32 anëtarë. Trajnimi do të zgjasë dy vite dhe do të zhvillohet në Qendrën Hapësinore Johnson në Hjuston.
Gjatë kësaj periudhe, astronautët e ardhshëm do të mësojnë një sërë aftësish të specializuara, përfshirë pilotimin e avionëve reaktivë T-38, komandimin e krahëve robotikë, kryerjen e ecjeve hapësinore dhe operimin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Përgatitja do të përfshijë gjithashtu studimin e gjeologjisë hënore dhe aftësitë e nevojshme për misionet e ardhshme në hapësirën e thellë.
Megjithatë, puna si astronaut kërkon edhe sakrifica të konsiderueshme personale. NASA paralajmëron se misionet mund të zgjasin 12 muaj ose më shumë, duke përfshirë izolim ekstrem, kushte të vështira jetese dhe qëndrim larg familjarëve dhe njerëzve të dashur.
NASA zhvilloi fushatën e fundit të rekrutimit në vitin 2024, kur përzgjodhi 10 kandidatë për astronautë nga më shumë se 8 mijë aplikime. Që nga fillimi i programit hapësinor në mesin e shekullit XX, agjencia amerikane ka përzgjedhur gjithsej 370 persona për trajnimin si astronautë.
Procesi i ri i përzgjedhjes do të nisë me shqyrtimin e aplikimeve. Kandidatët me rezultatet më të larta do të ftohen për intervistën e parë në Qendrën Hapësinore Johnson në Hjuston, ndërsa rreth gjysma e tyre do të kalojnë në fazën e dytë të intervistave.
Scott Tingle, drejtuesi i trupës së astronautëve dhe kryetari i Bordit të Përzgjedhjes së Astronautëve në NASA, theksoi rëndësinë e këtij angazhimi.
“Për ata që aplikojnë, të bëhesh astronaut i NASA-s është më shumë sesa një mundësi karriere. Është një shans për t’iu bashkuar një trashëgimie eksploruesish që kanë shtyrë kufijtë e zbulimit dhe për të luajtur një rol në misionet që do të formësojnë të ardhmen e njerëzimit në hapësirë”, deklaroi ai.
NASA e shoqëroi njoftimin e rekrutimit me një video promovuese në rrjetin social X, ku shfaqen disa prej astronautëve të saj dhe slogani: “Universi po të thërret”.
Një mundësi që premton jo vetëm një pagë prej më shumë se 164 mijë dollarësh në vit, por edhe pjesëmarrjen në misionet që synojnë të çojnë njerëzimin drejt një epoke të re të eksplorimit të hapësirës./Dosja.al
KANADA- Vrapuesja kanadeze Stephanie Case ka hyrë në histori, pasi u bë gruaja e parë që përfundon një garë ultramarato...
IZRAEL- Ish-gjenerali i ushtrisë izraelite, Gandhi Eisenkot, ka pohuar synon të marrë drejtimin e vendit pas largimit nga pushteti të qever...
Vendi i ngjarjes POLONI- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me hetimet për sulmin e përgjakshëm në Krakov të Poloni...
Donald Trump SHBA- Shumica dërrmuese e amerikanëve janë kundër vazhdimit të luftës me Iranin dhe kërkojnë q&eum...
Kanada KANADA- Kanadaja ka rivendosur sanksionet ndaj 11 subjekteve iraniane, të dyshuara për përfshirje në aktivitetet bërtha...
Mohamed Al Fayed FRANCË- Autoritetet franceze kanë ushtruar kontrolle në hotelin luksoz Ritz dhe në vilën Windsor në Pari...
Pete Hegseth dhe Donald Trump SHBA- E ardhmja e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, në administratën e Donald Trump ësh...
Jensen Huang dhe bashkëshortja e tij SHBA- Pranimi i tradhtisë bashkëshortore nga Jensen Huang, drejtuesi i gjigantit teknologjik Nvidia...
pamje nga vendngjarja GREQI- Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet për vdekjen e 24-vjeçares nga Burkina Faso, trupi i së cil&eum...
Pamje Shtetet e Bashkuara shpresojnë se bisedimet mes Uashingtonit, Kievit dhe Moskës, që nisën mëngjesin e 10 nëntorit në ...