Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
VIDEO/ Ndezi zjarrin në Kryekuq dhe rrezikoi Parkun Kombëtar të Divjakës, arrestohet 29-vjeçari
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre, ndërsa ndërhyrja në kohë shmangu rrezikun e përhapjes së mëtejshme drejt parkut kombëtar.
27 October 2026, 16:16Nga E.d
Pamje
DIVJAKA- Një 29-vjeçar është kapur nga policia, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kryekuq të Divjakës, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt pyllit të Parkut Kombëtar. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses mbërritën në vendngjarje dhe arritën të neutralizonin flakët.
Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre, ndërsa ndërhyrja në kohë shmangu rrezikun e përhapjes së mëtejshme drejt parkut kombëtar.
Pranë vatrës së zjarrit, efektivët kapën shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i cili dyshohet si autor i zjarrvënies. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për dokumentimin e rastit./Dosja.al