20 October 2026, 14:56
Nga E. D
Volodymyr Zelensky
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka akuzuar Ukrainën se nuk ka dhënë asgjë në këmbim të mbështetjes amerikane. „Ne i kemi dhënë shumë Ukrainës, ndërsa ajo nuk na ka dhënë asgjë. Mos e harroni këtë", tha ai në Uashington. Me këtë Trump e e rrit edhe më tej presionin ndaj presidentit ukrainas.
Sipas Trumpit, në vend të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, negociatat e paqes me Rusinë duhet t'i zhvillojë dikush tjetër. „Ndoshta ka ardhur koha që Zelensky t'ia lërë negociatat dikujt tjetër", u tha Trump gazetarëve.
Vetë pak kohë më parë, Trump kërkoi largimin e presidentit ukrainas nga posti. Rusia po sillet „në rregull" në lidhje me Ukrainën dhe „nuk po bën shumë", shtoi Trump. Ai u shpreh gjithashtu i hapur ndaj mundësisë së një takimi trepalësh me kreun e Kremlinit, Putin, dhe presidentin kinez Xi, në kuadër të takimit të vendeve të APEC-ut në Kinë, në nëntor.
Zelensky ankohet për vonesat në dërgimin e raketave të mbrojtjes ajrore
Ndërkohë, Zelensky u ankua se Uashingtoni po frenon dërgesat e armëve. Vonesat në furnizimin me armë dhe kufizimet në shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës janë „të vështira për t'u shpjeguar mes miqsh", tha ai gjatë një takimi me një delegacion të Kongresit amerikan.
Sipas Zelenskyt, ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth nuk po miraton dërgimin e raketave „Patriot" dhe raketave të tjera të mbrojtjes ajrore, megjithëse vendet e NATO-s i kanë paguar tashmë ato. Përmes të ashtuquajturit mekanizëm PURL, vendet e NATO-s dhe aleatët e tyre mund të blejnë në SHBA paketa armësh për Ukrainën. Sipas Zelenskyt, për një prej dërgesave mungon ende firma e ministrit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth. „E gjithë kjo tregon se është marrë një vendim politik për të zvogëluar mbështetjen ndaj nesh", tha Zelensky.
Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes i hodhi poshtë këto pretendime. Ai i tha agjencisë gjermane të lajmeve dpa se nuk ka pasur asnjë ndryshim në programin përmes të cilit vendet e NATO-s blejnë armë amerikane për Ukrainën. E njëjta gjë vlen edhe për shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës. Por Zelensky u ankua se ushtria ukrainase, gjatë sulmeve ruse me raketa balistike, kishte mbetur „për tri ditë" pa qasje në informacionet e inteligjencës amerikane, gjë që, sipas tij, e kishte dobësuar vendin. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i hodhi poshtë këto akuza./DW
Volodymyr Zelensky donald trump
Bota
20 October 2026, 14:51
E. D
UKRAINË- Pak pas mesnatës së 18 tetorit, pothuajse 1.000 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës, një satelit ushtarak rus, i njohu...
Bota
20 October 2026, 14:50
E. D
Paval Khadzinski e frekuenton Kishën e Shën Rokut në Minsk që i vogël. Një nga paraardhësit e tij, i cili kishte jetuar n&eu...
Bota
20 October 2026, 14:48
E. D
OSLO- Të dërguarit e posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të marrin pjesë n&eum...
Bota
20 October 2026, 14:47
E. D
Në pamundësi për të gjetur punë, Vedat Latifi grumbullon shishe plastike e kanaçe në hapësirën rreth tre metra t...
Bota
20 October 2026, 10:36
E.M
KINË- Një haker në gjuhën kineze ka përdorur agjentë të inteligjencës artificiale për të kryer në më...
Bota
20 October 2026, 10:03
E.M
UKRAINË- Shërbimi shtetëror i Emergjencave të Ukrainës njoftoi këtë të martë se 4 persona u vranë dhe 11 t&eu...
Bota
20 October 2026, 09:54
E.M
AUSTRALI- Helen Haines Deputetja e pavarur e Parlamentit federal të Australisë, 65 vjeçe, ka humbur njërën këmbë pasi u p&...
Bota
20 October 2026, 09:32
E.M
FRANCË- Marine Le Pen liderja e së djathtës ekstreme franceze ka kritikuar presidentin Emmanuel Macron për mënyrën sesi po menaxh...
Bota
20 October 2026, 08:25
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar mbështetjen e fermerëve amerikanë me një program të ri financiar prej 8 miliard&eum...
Bota
20 October 2026, 08:06
E.M
IZRAEL- Gjatë një vizite në Izrael, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Neta...