21 November 2026, 20:33
Nga E.d
Pamje
PERU- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 të shkallës Richter ka goditur pjesën qendrore të Perusë të premten në mbrëmje, duke shkaktuar të paktën 15 të plagosur dhe dëme materiale në disa zona të vendit.
Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar për Mbrojtjen Civile (INDECI), sipas të cilit tërmeti ka shkaktuar dëmtime në dhjetëra banesa, ndërsa disa prej tyre janë bërë të pabanueshme. Sipas Institutit Peruan të Gjeofizikës (IGP), lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 19:09 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Junín dhe afërsisht 300 kilometra në lindje të kryeqytetit Lima. Tërmeti kishte një thellësi prej 129 kilometrash.
Nga 15 personat e plagosur, 11 u raportuan në rajonin Junín, ndërsa katër të tjerë në zonat e Huánuco, Lima, Callao dhe Pasco. Sipas bilancit paraprak të autoriteteve, gjithsej 127 banesa janë prekur nga lëkundjet, ndërsa katër prej tyre janë shpallur të pabanueshme. Pjesa më e madhe e dëmeve materiale është regjistruar në rajonet Junín dhe Pasco.
Ndërkohë, Instituti Peruan i Gjeofizikës ka raportuar edhe dy tërmete të tjera në rajonin Junín, me magnitudë 5.0 dhe 3.5, duke shtuar shqetësimet për aktivitetin sizmik në zonë. Peruja është një vend me aktivitet të lartë sizmik, për shkak të pozicionit të saj përgjatë Unazës së Zjarrit të Paqësorit, ku përplasja e pllakave tektonike shkakton shpesh lëkundje të fuqishme.
Kujtojmë se më 18 korrik, një tjetër tërmet me magnitudë 5.1 goditi rajonin Junín, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave dhe dëme në disa banesa./Dosja.al
peru termet viktima
Bota
21 November 2026, 20:25
E.d
Foto ilustruse
BAHERIN- Ministria e Brendshme e Bahreinit ka lëshuar një paralajmërim për një kërcënim të mundshë...
Bota
21 November 2026, 20:18
E.d
Foto ilustruse
BELGJIKA- Shumica e fluturimeve të planifikuara në Aeroportin e Brukselit pritet të anulohen ditën e hënë, pë...
Bota
21 November 2026, 20:04
E.d
Kim Jong Un
KOREA E VERIUT- Imazhet e reja satelitore kanë zbuluar zgjerimin e objekteve për pasurimin e uraniumit në Korenë e Veriut, duk...
Bota
21 November 2026, 19:32
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Kongresi amerikan po shqyrton një projektligj të ri që mund të lejojë vrasjen e kontrolluar të fokave dhe l...
Bota
21 November 2026, 19:18
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një 30-vjeçar është shpallur fajtor për shkaktimin e zjarrit masiv në zonën Pacific Palisades të...
Bota
21 November 2026, 19:06
E.d
Foto ilustruse
EL SALVADOR- Tre ushtarë nga El Salvadori kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një shp&e...
Bota
21 November 2026, 18:55
E.d
Foto ilustruse
INDI- 18 persona kanë humbur jetën dhe mbi 180 të tjerë janë shtruar në spital në shtetin Manipur, në v...
Bota
21 November 2026, 18:43
E.d
Christian Emmanuel Sanon
SHBA- Një pastor në Florida është shpallur fajtor për të tetë akuzat që rëndonin ndaj ti...
Bota
21 November 2026, 18:33
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se synon të arrijë një marrëveshje afatgjatë me Iranin, e ci...
Bota
21 November 2026, 18:26
e.d
Mark Rutte
SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se Aleanca do të mbrojë çdo centimetër të...