Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Gazi lotsjellës mbërrin deri në ambientet e stadiumit, skuadra daneze e ka të pamundur të vijojë përgatitjet.

TIRANE - Burime konfidenciale për Top Channel, zbulojnë se policia e shtetit ka refuzuar të marrë përsipër zhvillimin e ndeshjes në kushtet aktuale. Pritet vendimi zyrtar për fatin e takimit historik të Egnatias në Conference League.
Situatë e paprecedentë në “Arenën Kombëtare”, vetëm pak orë përpara një prej sfidave më të rëndësishme në historinë e Egnatias. Skuadra daneze e Midtjylland, që nesër në mbrëmje duhet të përballet me kampionët shqiptarë në debutimin e tyre në fazën e ligës së Conference League, është detyruar të ndërpresë stërvitjen pas vetëm 20 minutash.
Shkak është bërë gazi lotsjellës, i cili ka mbërritur deri në ambientet e stadiumit, duke e bërë të pamundur vijimin normal të seancës stërvitore. Sipas burimeve konfidenciale të Top Channel, situata është e tillë që ekipi danez nuk ka mundur të vazhdojë përgatitjet për ndeshjen e nesërme.
Por zhvillimet nuk ndalen këtu. Top Channel mëson ekskluzivisht përmes burimeve konfidenciale, se edhe Policia e Shtetit ka refuzuar të marrë përsipër garantimin e zhvillimit të ndeshjes në kushtet aktuale. Një zhvillim që e vë seriozisht në pikëpyetje organizimin e takimit mes Egnatias dhe Midtjylland.
Nëse situata nuk ndryshon, gjithçka mund të shkojë drejt shtyrjes së sfidës, në një kohë kur bëhet fjalë për një ndeshje historike për klubin rrogozhinas, i cili për herë të parë merr pjesë në fazën e ligës së këtij kompeticioni europian.
Transferimi i ndeshjes në një qytet tjetër do të ishte një zgjidhje tejet e vështirë për t’u realizuar në këtë fazë, veçanërisht kur UEFA ndodhet prej rreth katër ditësh në Tiranë për përgatitjet dhe organizimin e takimit.
Një mbrëmje që duhej të ishte festa e futbollit europian në Shqipëri rrezikon të kthehet në një situatë të jashtëzakonshme, me fatin e ndeshjes tashmë të varur nga zhvillimet e orëve të ardhshme.
Pritet që shumë shpejt të merret një vendim zyrtar për fatin e ndeshjes Egnatia-Midtjylland. Deri atëherë, gjithçka mbetet në pritje, ndërsa ndërprerja e stërvitjes dhe situata e sigurisë ngrenë pikëpyetje serioze për zhvillimin e takimit.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Egnatia përgatitet për një mbrëmje historike në futbollin shqiptar. Të enjten në mbrëmje (18:45), në...
TIRANE - Për herë të parë, një klub shqiptar merr pjesë në këtë fazë të kompeticionit, ndërsa ...
NORVEGJI - Bayern Munich u ndal në Norvegji, aty ku Viking Stavanger dhuroi një nga surprizat më të mëdha të mbrëmjes së...
ANGLI - Arsenali po përgatitet të shkurtojë rreth 60 vende pune, në një vendim që vjen vetëm pak muaj pas triumfit n&eu...
ARABIA SAUDITE - Liga Saudite e Futbollit njoftoi të martën në mbrëmje shtyrjen e tre ndeshjeve të raundit të 9-të të K...
ANGLI - Manchester United përballet me një tjetër situatë të tensionuar, këtë herë me protagonist Lisandro Mart&ia...
ITALI - Rikthimi i José Mourinhos në Romë nuk nisi me atmosferën që pritej. Pak para ndeshjes, murali kushtuar trajnerit portugez n&...
ZVICER - FIFA po shqyrton ndryshimin e nenit 27 të rregullores disiplinore, pas polemikave të shkaktuara nga rasti i Folarin Balogun në ndeshjen...
SPANJE - Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku hapësirat në formacion janë ngushtuar ndj...
SPANJE - José Mourinho nuk i ka kursyer kritikat për mënyrën se si po trajtohet në Spanjë “çështja Negreira&r...