20 November 2026, 17:57
Nga DOSJA
KORCE - Korçarët triumfojnë 1-0 falë golit të Lagonidis që në minutën e dytë. Egnatia luan me një lojtar më pak që prej fundit të pjesës së parë, ndërsa Skënderbeu ngjitet përkohësisht në vendin e tretë. Skënderbeu ka marrë një fitore me shumë peshë në Abissnet Superiore, duke mposhtur 1-0 kampionët në fuqi të Egnatias. Në Korçë ka vendosur një gol i shënuar që në minutën e dytë, kur Georgios Lagonidis dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin e hershëm skuadrës vendase.
Egnatia u përpoq të reagonte, por sfida u bë edhe më e vështirë për rrogozhinasit në fundin e pjesës së parë. Kapiteni Albano Aleksi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë për të gjithë pjesën e dytë.
Pavarësisht përpjekjeve të kampionëve për të shmangur humbjen, Skënderbeu arriti të menaxhonte avantazhin dhe të ruante portën të paprekur deri në vërshëllimën e fundit. Një triumf i rëndësishëm për korçarët, që marrin tri pikë ndaj një prej rivalëve më të fortë të kampionatit.
Me këtë sukses, Skënderbeu ngjitet përkohësisht në vendin e tretë, me 17 pikë, po aq sa Dinamo City, por me një ndeshje më shumë. Egnatia, nga ana tjetër, mbetet në krye me 27 pikë, pavarësisht humbjes në Korçë.
B.T (Dosja.al)
Sport
20 November 2026, 17:00
FRANCE - Carlos Vicens ka nisur punën për të vendosur gjurmën e tij te Lyon. I emëruar më 9 nëntor si pasues i Paulo Fonsecas...
Sport
20 November 2026, 16:30
SPANJE - José Mourinho ka dërguar një mesazh të qartë përpara ndeshjes së Real Madridit kundër Celtës: në sk...
Sport
20 November 2026, 16:00
ITALI - Mike Maignan ka përfunduar në vendin e 19-të në renditjen e portierëve më të vlefshëm në botë, të...
Sport
20 November 2026, 15:30
JAPONI - Kozo Tashima nuk ka ndërmend të largohet nga gara për presidencën e FIFA-s. Ish-presidenti i Federatës Japoneze të Futbo...
Sport
20 November 2026, 15:00
FRANCE - Philippe Diallo ka nisur lëvizjet e para në garën për presidencën e FIFA-s. Presidenti i Federatës Franceze të Futbo...
Sport
20 November 2026, 14:30
ZVICER - Shorti i hedhur në Nyon ka përcaktuar përballjet çerekfinale të Ligës së Kombeve, ku vëmendjen kryesore e me...
Sport
20 November 2026, 14:15
Aktorja ruse e filmave porno, Eva Elfie
ANGLI - Leicester City i ka dhënë fund me efekt të menjëhershëm marrëveshjes së spo...
Sport
20 November 2026, 14:00
SHBA - Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti më i paguar në MLS, me një kompensim të garantuar prej 28.33 milionë dollar&...
Sport
20 November 2026, 13:45
ITALI - E ardhmja e Kevin De Bruyne te Napoli po bëhet gjithnjë e më e pasigurt. Mesfushori belg mund të largohet që në merkaton ...
Sport
20 November 2026, 13:31
E përshëndesim dhe e mirëpresim propozimin e qeverisë për projektligjin “Për donacionet dhe sponsorizimet”. Falën...