LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026

Sipas të dhënave, evidentohen 1,035 përfitues dhe profesionistë të trajnuar, ndërsa edhe pasuri të paluajtshme janë përdorur për qëllime sociale. Projektet janë realizuar përmes bashkëpunimit me organizata të shoqërisë civile, duke synuar që pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga veprimtaria kriminale të shndërrohen në instrumente konkrete në shërbim të komunitetit.

20 November 2026, 15:34 Nga E. D

Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale,

TIRANË- Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur 20 projekte gjatë vitit 2026, duke orientuar financimet dhe ripërdorimin social të pasurive drejt parandalimit të kriminalitetit, rehabilitimit të viktimave, riintegrimit social dhe fuqizimit të grupeve vulnerabël.

Sipas të dhënave, evidentohen 1,035 përfitues dhe profesionistë të trajnuar, ndërsa edhe pasuri të paluajtshme janë përdorur për qëllime sociale. Projektet janë realizuar përmes bashkëpunimit me organizata të shoqërisë civile, duke synuar që pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga veprimtaria kriminale të shndërrohen në instrumente konkrete në shërbim të komunitetit.

Mbështetja është përqendruar veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë, viktimat e trafikimit, personat në proces rehabilitimi, familjarët e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë, si dhe kategoritë e tjera në nevojë. Sipas raportimit të AAPSK-së, 728 fëmijë dhe të rinj janë përfshirë në programe edukimi, ndërgjegjësimi, zhvillimi dhe parandalimi të kriminalitetit.

Një tjetër kategori e rëndësishme janë personat në proces rehabilitimi dhe riintegrimi social. Në këtë grup raportohen 217 persona të mbështetur përmes programeve dhe shërbimeve të dedikuara. Ndërkohë, 136 viktima të trafikimit janë përfshirë në programe mbështetëse, rehabilitimi dhe riintegrimi, ndërsa 82 viktima të krimit kanë përfituar nga shërbime dhe aktivitete të ndryshme.

Mbështetja ka përfshirë gjithashtu familjarë të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë, persona me aftësi të kufizuara dhe ndërhyrje sociale në komunitete vulnerabël. Paralelisht, 75 profesionistë janë trajnuar për të përmirësuar kapacitetet në ofrimin e shërbimeve dhe mbështetjen e kategorive në nevojë.

Nga rehabilitimi te punësimi, rezultatet e projekteve

Përtej numrit të përfituesve, raportimi evidenton edhe rezultatet konkrete të programeve të mbështetura. Në total, 325 persona kanë marrë shërbime të drejtpërdrejta, ndërsa 185 persona janë përfshirë në programe rehabilitimi dhe riintegrimi social.

Një tjetër tregues lidhet me aftësimin dhe përgatitjen për tregun e punës. Sipas të dhënave, 98 persona janë përfshirë në programe formimi profesional dhe arsimimi, ndërsa nëntë persona kanë marrë mbështetje drejt punësimit.

20 projekte, nga mbrojtja e viktimave te parandalimi i kriminalitetit

Projektet e mbështetura fokusohen në mbrojtjen, rehabilitimin dhe riintegrimin social e ekonomik të viktimave të trafikimit, veçanërisht grave, vajzave dhe fëmijëve, përmes strehimit, asistencës psikologjike e ligjore, arsimimit dhe mbështetjes për punësim.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm është rehabilitimi i të miturve dhe të rinjve në konflikt me ligjin, përgatitja e tyre për rikthimin në shoqëri dhe parandalimi i përsëritjes së veprave penale. Mbështetja shtrihet edhe te parandalimi i kriminalitetit përmes edukimit, artit, ndërgjegjësimit, përfshirjes sociale dhe rehabilitimit të personave me histori varësie nga substancat.

Projekte të veçanta synojnë mbrojtjen dhe fuqizimin e viktimave të dhunës, si dhe mbështetjen ekonomike të familjarëve të punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë. Në tërësi, këto nisma synojnë kthimin e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale në burime mbështetëse për komunitetin, duke nxitur ripërdorimin social, integrimin dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.

Pasuri të paluajtshme në funksion të komunitetit

Një nga elementet më të rëndësishme të veprimtarisë së AAPSK-së është ripërdorimi social i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Gjatë vitit 2026, në kuadër të projekteve të raportuara, dy pasuri të paluajtshme janë përdorur për qëllime sociale.

Ky mekanizëm synon që asetet e lidhura me veprimtarinë kriminale të mos mbeten vetëm objekt administrimi shtetëror, por të krijojnë vlerë të drejtpërdrejtë për komunitetin, veçanërisht për kategoritë që kanë nevojë për mbështetje dhe rehabilitim.

Në këtë mënyrë, ripërdorimi social shërben edhe si një instrument për të rikthyer në shërbim të shoqërisë pasuri që më parë kanë qenë të lidhura me veprimtari të paligjshme.

Projektet e mbështetura kanë pasur shtrirje në qarqet Tiranë, Elbasan dhe Vlorë, duke përfshirë bashkitë Tiranë, Kamëz, Elbasan, Vlorë, Selenicë dhe Sarandë, si dhe iniciativa me shtrirje kombëtare./Monitor

aapsk

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin