Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
EMRI+VIDEO/ Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati
Sipas njoftimit të policisë është proceduar penalisht edhe babai i tij, për të njëjtën vepër penale.
20 November 2026, 12:44Nga G.M
pamje
TIRANË- Daniel Damzi është 20-vjeçari i arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 31-vjeçar për shkak të një borxhi. Sipas njoftimit të policisë është proceduar penalisht edhe babai i tij, për të njëjtën vepër penale. Gjatë kontrollit në banesën e 20-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me municion, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Materialet procedurali iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI:
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 3, operacioni i koduar “Pretendimi”.
Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për t’i marrë borxhin, arrestohet 20-vjeçari. Procedohet penalisht, gjithashtu për kanosje, babai i tij. Sekuestrohen pistoleta me të cilën dyshohet se u krye kanosja, municion luftarak dhe sasi Kokaine.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, për administrimin e kallëzimit të një 31-vjeçari, se ishte kanosur me armë zjarri, për dhënien e një shume parash, u finalizua operacioni i koduar “Pretendimi”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi D. D., 20 vjeç, banues në Tiranë.
20-vjeçari dyshohet se ka kanosur me armë zjarri, 31-vjeçarin, për t’i marrë 600 000 lekë që pretendon se ky i fundit ia ka borxh. Nga kontrolli në banesën e shtetasit të arrestuar, u gjetën armë zjarri (pistoletë) me municion dhe sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e 20-vjeçarit, shtetasin Sh. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, 31-vjeçarin, për të njëjtin motiv. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimi për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme./Dosja.al