20 November 2026, 12:03
Nga G.M
Petro Gjikuria
TIRANË- Ish-kandidati i opozitës për kryetar në Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku ka dorëzuar prova të reja lidhur me kallëzimin për krime zgjedhore gjatë zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit 2024. Sipas avokatit të tij, një nga faktet e paraqitura lidhet me kryebashkiakun Vangjel Tavo, i cili deri më 1 tetor 2024, ka përfituar njëkohësisht pagën si prefekt i Vlorës dhe atë si kryetar i Bashkisë së Himarës. Gjatë fjalës së tij, Gjikuria deklaroi se materialet e reja synojnë të ndihmojnë hetimin e shkeljeve të denoncuara për procesin zgjedhor, ndërsa u shpreh optimist se SPAK do ta çojë çështjen deri në fund.
Deklarata e Petro Gjikurisë dhe avokatit të tij:
Petro Gjikuria: Siç e dini, 12 ditë para zgjedhjeve të 4 gushtit 2024 bëra një kallëzim penal për ato shkelje që unë i konsiderova krime zgjedhore. Koha na tregoi që ishin të sakta ato që denoncuam. Tani gjetëm fakte të reja dhe erdhëm i dorëzuam në SPAK për zgjedhjet e 4 gushtit 2024, se siç e dini, zgjedhjet në 2023 iu vodhën Himarës, në 2024 prapë dhe tani vijnë prapë e nuk duam të na vidhen përsëri zgjedhjet.
Pyetje– Ato ishin të parakohshme, më 9 maj janë për një mandat të plotë. Ju do të jeni kandidat?
Petro Gjikuria:– Akoma nuk është vendosur për kandidat, po mundohemi të gjejmë më të mirin e mundshëm që do të jetë fituesi i Bashkisë së Himarës.
Pyetje– Cilat janë provat e reja?
Avokati: Para se të dorëzonim provat e reja që janë ulëritëse, kemi ardhur t’i kujtojmë SPAK-ut çfarë ka bërë me kallëzimin që Vangjel Tavo i bëri Edi Ramës për vjedhje votash në qarkun e Gjirokastrës.
Kemi ardhur t’i kujtojmë SPAK-ut çfarë ka bërë me kallëzimin që ka bërë Petro Gjikuria. Kemi sjellë një fakt tjetër ulëritës që, për shkak të papërgjegjshmërisë së Tavos dhe të gjithë… Vangjel Tavo ka marrë rrogën deri më 1 tetor si prefekt i Vlorës, ndërkohë që ka qenë kryetar i bashkisë.
Ka marrë dy rroga dhe e ka deklaruar vetë në deklarimin e pasurisë, pasi kishte marrë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës. Ia kemi sjellë SPAK-ut të hetojë dhe Himara të mos vidhet për herë të tretë, pasi iu vodh dy herë. Ne jemi njerëz që përfaqësojmë opozitën dhe të vetmet institucione që ua kërkojmë janë ato ligjore.
Petro Gjikuria: Unë kam shumë besim te SPAK-u, sepse vij nga një vend perëndimor. Me taksat tona të amerikanëve, meqë jam shtetas amerikan, kemi krijuar SPAK-un dhe kemi shumë besim që do t’i dalë në fund kësaj çështjeje. Një herë në jetën e këtij vendi i duhen vota të lira demokratike për të bërë ndryshime. Vota është forca më e madhe që kanë qytetarët, por me sa duket nuk e kanë kuptuar akoma se çfarë force kanë në dorën e tyre./Dosja.al
petro gjikuria
Aktualitet
20 November 2026, 11:59
I.A
Albi Muca
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga skema e mashtrimit përmes së cilës 25-vjeçari Albi Muça tentoi ...
Aktualitet
20 November 2026, 11:56
G.M
pamje
TIRANË- Hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit do të vijojnë në institucionet e po...
Aktualitet
20 November 2026, 11:44
G.M
foto ilustruese
FIER- Dy shtetase kineze, të moshave 52 dhe 47 vjeçë, janë arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se kishin m...
Aktualitet
20 November 2026, 11:38
I.A
TIRANË- Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari, du...
Aktualitet
20 November 2026, 11:36
G.M
Petro Gjikuria
TIRANË- Ish-kandidati i opozitës për kryebashkian në Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, është paraqit...
Aktualitet
20 November 2026, 11:19
G.M
Erion Vishulli
TIRANË- Erion Vishkulli është thirrur nga Prokuroria për të dhënë dëshminë e tij më 25 në...
Aktualitet
20 November 2026, 10:30
E. D
Flavio Islamaj dhe Mariglen Vata
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i Antidrogës së Tiranës, i koduar “Ri...
Aktualitet
20 November 2026, 10:09
E. D
Ish-drejtoresha, Elisabeta Mataj
DURRË- Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së mbrojtje...
Aktualitet
20 November 2026, 09:58
E. D
Prokuroria e Vlorës
VLORË- Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në z...
Aktualitet
20 November 2026, 09:31
E. D
Fation Shehu
TIRANË- Fation Shehu është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Doganave, duke zëvendësuar në k&e...