20 November 2026, 15:02
Nga E.M

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona për vjedhje dhe lëndë narkotike. Në operacionin e parë, të koduar “Reagimi”, është kapur një 34-vjeçar, i dyshuar për kërcënimin me mjet prerës dhe grabitjen e një taksisti në lagjen nr. 14 të qytetit të Durrësit.
Ndërsa në operacionin e dytë, të zhvilluar në Portin e Durrësit, janë arrestuar dy të rinj, të cilët dyshohet se po transportonin fara kanabisi dhe lëndë narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë, 34-vjeçari me inicialet Xh. S. dyshohet se mëngjesin e sotëm ka kërcënuar me mjet prerës një taksist 30-vjeçar, me inicialet A. Q., duke i marrë celularin, një shumë parash dhe çelësin e automjetit.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcat “Shqiponja”, kanë reaguar menjëherë dhe kanë ushtruar kontrolle në territor, duke bërë të mundur kapjen e të dyshuarit në një kohë të shkurtër.
Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Yelloë Line”, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës dhe autoritetet doganore, kanë arrestuar në flagrancë dy shtetasit D. Z., 27 vjeç, dhe E. K., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të një furgoni, me drejtues shtetasin D. Z. dhe pasagjer E. K., efektivët kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme farash të dyshuara narkotike kanabis, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, si dhe një shumë parash.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lëndët e dyshuara narkotike, paratë, furgoni dhe dy telefona celularë./Dosja.al
Durres
Aktualitet
20 November 2026, 13:41
G.M
Jorgo Goro
TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, ku kund&eu...
Aktualitet
20 November 2026, 13:38
G.M
pamje
KOMAN- Njëra nga portat e shkarkimit në Hidrocentralin e Komanit është hapur pas reshjeve intensive që përfshinë veri...
Aktualitet
20 November 2026, 13:06
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Mishi i prodhuar në laborator mund të bëhet pjesë e tregut shqiptar në të ardhmen. Projektligji i r...
Aktualitet
20 November 2026, 12:44
G.M
pamje
TIRANË- Daniel Damzi është 20-vjeçari i arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri nj&e...
Aktualitet
20 November 2026, 12:19
G.M
Administratori i pallatit, Flamur Bala
DURRËS- Pjesë dekorative të fasadës së një pallati 15-katësh janë shkëputu...
Aktualitet
20 November 2026, 12:03
G.M
Petro Gjikuria
TIRANË- Ish-kandidati i opozitës për kryetar në Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, është paraqitur dit...
Aktualitet
20 November 2026, 11:59
I.A
Albi Muca
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga skema e mashtrimit përmes së cilës 25-vjeçari Albi Muça tentoi ...
Aktualitet
20 November 2026, 11:56
G.M
pamje
TIRANË- Hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në Postën e Durrësit do të vijojnë në institucionet e po...
Aktualitet
20 November 2026, 11:44
G.M
foto ilustruese
FIER- Dy shtetase kineze, të moshave 52 dhe 47 vjeçë, janë arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se kishin m...
Aktualitet
20 November 2026, 11:38
I.A
TIRANË- Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi tentoi t’i merrte 1 milion euro një 54-vjeçari, du...