Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Më vonë, fqinjët i thanë familjes së tij se ai kishte shkuar për t’u listuar në ushtri në Ufa, kryeqytetin e rajonit Bashkortostan që gjendet në jugperëndim të Rusisë.

RUSI- Kur Andrei Ilinbayev kontaktoi për herë të fundit familjarët e tij më 3 tetor, ai tha se kishte kaluar testin mjekësor dhe po përgatitej që të shkonte në luftë në Ukrainë. Më pas, ai nuk iu përgjigj më mesazheve të tyre.
Më vonë, fqinjët i thanë familjes së tij se ai kishte shkuar për t’u listuar në ushtri në Ufa, kryeqytetin e rajonit Bashkortostan që gjendet në jugperëndim të Rusisë.
Ilinbayev, që është nga një fshat i Bashkortostanit, sipas afërmve të tij, ka nevoja të veçanta për shkak të një sëmundjeje të rëndë mendore që e ka prekur qysh në fëmijëri. Pasi i vdiq i ati, ai jetoi me të ëmën, e cila ka demencë.
Të afërmit e tij thanë se kurrë nuk kanë besuar se ai mund të kuptojë pasojat që dalin nga nënshkrimi i një kontrate me ushtrinë.
“Kur fillimisht më tregoi se po i nënshtrohej ekzaminimeve mjekësore mendova se po bënte shaka. Kush do ta pranonte atë në ushtri? Ai është naiv”, tha një e afërme e tij për Radion Evropa e Lirë, që u prezantua me emrin Marina.
Vendndodhja e Ilinbayevit dhe rrethanat e rekrutimit të tij mbeten të paqarta.
Por, rasti i tij vë në pah koston njerëzore të sistemit të rekrutimit në Rusi që gjithnjë e më shumë varet nga kompani private dhe ndërmjetës, të cilët shpesh veprojnë përtej kufijve të lejuar me qëllim që të forcojnë radhët në ushtrinë e rraskapitur nga lufta kundër Ukrainës. Kjo luftë ka lënë të paktën 1.5 milion persona të vdekur ose të plagosur, sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore.
Autoritetet rajonale dhe komunale u japin bonuse njerëzve që sjellin njerëz për t’u bërë ushtarë me kontratë. Disa rekrutues fitojnë deri në 1.2 milion rubla (15.300 dollarë) për një rekrutim, sipas medias së pavarur ruse The Insider. Këto shuma parash e bëjnë këtë punë potencialisht fitimprurëse në një shtet ku rroga mesatare është rreth 113.000 rubla (1.380 dollarë).
Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe ish-rekrutuesve, stimujt masiv financiarë kanë ndihmuar në krijimin e një industrie rekrutimi në të cilën disa nga personat më të cenueshëm të vendit mund të bëhen shënjestër.
Qeveritë rajonale ndajnë fonde për organizatat që punësojnë nënkontraktorë dhe agjentë individualë. Rekrutuesit zakonisht paguhen kur një kandidat nënshkruan kontratë ushtarake.
Të paktën 8 miliardë rubla (98 milionë dollarë) janë shpenzuar për stimujt financiarë të rekrutimit të financuar nga shteti që kur ky sistem nisi të përdorej në fund të vitit 2024, sipas përllogaritjeve të bëra nga media e pavarur ruse, Important Stories. Kjo shifër, megjithatë, konsiderohet se nuk paraqet vlerën reale.
Në Nizhni Tagil, në rajonin Sverdllovsk në Urale, autoritetet raportohet se kanë ndarë 100 milionë rubla (1.22 milion dollarë) për shpërblimet për rekrutime më 2026, duke ofruar, përmes një programi rajonal, 400.000 rubla (4.900 dollarë) për secilin person që kanë rekrutuar.
Në qytetin perëndimor të Penzës, shpenzimet për këto shpërblime u rritën nga rreth 3 milionë rubla (36.700 dollarë) sa ishin më 2024 në pothuajse 31 milionë rubla (379.600 dollarë) më 2025, sipas shifrave zyrtare.
Disa pagesa konsiderohen sekret, duke e bërë të vështirë që të kuptohet se kush përfiton para.
Në shtator, një prokuror në Nizhni Tagil propozoi që të mos jepeshin më bonuse, duke argumentuar se ato po inkurajojnë grupet kriminale dhe rekrutimin e njerëzve që janë të përjashtuar nga shërbimi ushtarak për shkaqe shëndetësore.
Por, autoritetet e qytetit e hodhën poshtë propozimin, duke argumentuar se pagesat po ndihmojnë që të arrihen synimet sa i përket rekrutimeve. Në fund të tetorit, qyteti ndaloi që punonjësit dhe zyrtarët komunalë dhe shtetërorë të përfitonin bonuse, por autoritetet mbajtën në fuqi skemën.
Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se rekrutuesit vënë në shënjestër njerëzit që janë të cenueshëm ndaj presionit, përfshirë ata me çrregullime mendore, që kanë varësi, borxhe të mëdha ose pak familjarë që mund të ndërhyjnë për t’i mbrojtur.
Sipas aktivistëve dhe ish-rekrutuesve të intervistuar nga REL-i, informacionet për personat që mund të rekrutohen mund të vijnë nga punonjës të institucioneve mjekësore, bankave, agjencive për mbledhjen e borxheve, shërbimeve të përmbarimit, si dhe organizatave që merren me banimin dhe shërbimet komunale. Këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Një aktivist për të drejtat e njeriut, i identifikuar me pseudonimin Semyon, tha se ka pranuar dhjetëra ankesa për persona me probleme mendore që po dërgohen në një qendër rekrutimi në Ufa.
Sipas Semyonit, në një rast, një i ri që kishte aftësi të kufizuara intelektuale në shkallë të moderuar, të cilin një gjykatë e kishte shpallur ligjërisht të paaftë, thuhet se u mor nga shtëpia dhe u dërgua në qendrën e rekrutimit.
Sipas nenit 20 të Listës së Sëmundjeve të Rusisë, aftësia e kufizuar intelektuale e shkallës së moderuar kërkon klasifikimin në kategorinë D, që bën që çdo person që është në këtë kategori të mos mund të shërbejë në ushtri.
Semyon pretendoi se një psikiatër e kishte shpallur të riun të aftë për shërbimin ushtarak dhe se dikush tjetër kishte nënshkruar kontratën në emër të tij.
“Rekrutuesit e joshën që të dilte nga shtëpia”, tha Semyon.
Kjo kontratë po sfidohet në gjykatë. Ende nuk është vërtetuar pretendimi se kontrata është falsifikuar.
Në qendër ka zyrtarë të rekrutimit, mjekë dhe përfaqësues të bankave, duke u mundësuar kandidatëve që brenda një dite t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, të plotësojnë dokumentet dhe të pajisen me kartela bankare.
Dokumentet e brendshme të kompanisë së rekrutimit Agency for Communication Strategies, të publikuara në tetor nga The Insider, rendisin grupet shoqërore të cenueshme si shënjestra të mundshme.
Në mesin e tyre janë personat që përballen me falimentim, klientët e institucioneve mikrofinanciare, ish-të burgosurit, banorët e zonave më të varfra, si dhe personat që janë të varur nga alkooli, droga ose bixhozi.
Kompanitë e rekrutimit shpallin po ashtu vende pune për shoferë, punëtorë transporti, kuzhinierë ose operatorë dronësh, ndonjëherë duke premtuar strehim falas, ushqim dhe ndihmë me kompletimin e dokumentacionit.
Nikolai, një ish-rekrutues që tha se kishte punuar për rreth 18 muaj në qendrën e rekrutimit Voevoda, i tha REL-it se të sapoardhurit kanë ndjekur kurse të shkurtra për mënyrën se si t’i bindnin kandidatët.
Trajnimi përfshinte udhëzime se “si t’i gënjejnë njerëzve në mënyrë bindëse”, tha Nikolai.
Ai tregoi për shpallje për punë në të cilat kandidatëve u premtohej se do të trajnoheshin si operatorë dronësh dhe jo se do të dërgoheshin në njësitë e sulmit.
“Me shumë gjasë, ata do t’i dërgojnë në njësitë e sulmit”, tha Nikolai.
Sipas tij, rekrutuesit kishin për shënjestër njerëzit, gjendja financiare e të cilëve ua bënte të vështirë që të refuzonin oferta të tilla.
Edhe ndërmjetësit mund të shfrytëzohen. Nikolai tha se kompanitë nisën t’i vononin pagesat për agjentët në vitin 2025, duke i shtyrë rekrutuesit që t’i padisnin.
Në nëntor të vitit 2025, media e pavarur ruse Verstka raportoi se të paktën pesë rekrutues kishin paditur kompaninë e rekrutimit ushtarak Expert, duke kërkuar nga 1.2 milion deri në 5.4 milionë rubla (14.700 deri në 66.100 dollarë) për komisionet e papaguara.
Për vonesat në pagesa, kompania fajësoi klientët rajonalë, të cilët nuk i kishin transferuar paratë që i detyroheshin.
Rekrutuesit mund të kenë vështirësi të dëshmojnë se një kandidat ka nënshkruar kontratë. Pasi kandidati dorëzohet për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor, ata mund të kenë qasje të kufizuar në dokumentet e nevojshme për të kërkuar komisionin.
Nikolai e përshkroi kështu këtë marrëveshje: “Ti ua merr njerëzve paratë me hile, e pastaj ata ta bëjnë të njëjtën gjë ty”./REL
John Breslow QIPRO- Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Qiprosmë 4 tetor, ambasadori i ri amerikan n...
SHBA- Investitorët kanë peshuar rrezikun e një përshkallëzimi të ri ushtarak midis SHBA-së dhe Iranit pas rritjeve të &...
SPANJË- Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar të enjten se Spanja i ka siguruar Ukrainës një paketë të re ndihme ush...
GJERMANI- Në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit Lima autoritetet peruane kanë sekuestruar më shumë se 3 mijë tarant...
SHBA- Në firmat e mëdha të teknologjisë në SHBA, Evropëe dhe Azi janë zhdukur triliona dollarë duke pësuar k&...
SHBA- Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar largimin e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio pas zgjedhjeve ...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ka zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë një takimit me të dërguarin spe...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon të ndalojë presidentët e ardhsh&e...
Pete Hegseth SHBA- Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth ka reaguar për herë të parë pas raportimeve dhe skenarëve p&eu...
Guido Crosetto ITALI- Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka deklaruar se kërcënimet e fundit me bomba ndaj avionëve në E...