6 November 2026, 08:14
Nga E.M

GJERMANI- Në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit Lima autoritetet peruane kanë sekuestruar më shumë se 3 mijë tarantula në të cilat po tentoheshin të transportoheshin ilegalisht drejt Gjermanisë. Merimangat ishin fshehur në çorape të përdorura, brenda tre valixheve që u përkisnin dy shtetasve gjermanë dhe një shtetasi polak.
Operacioni u krye nga Shërbimi Peruan i Pylltarisë dhe Jetës së Egër (SERFOR), në bashkëpunim me autoritetet doganore, në aeroportin ndërkombëtar Jorge Chávez. Gjatë kontrollit fizik të bagazheve, punonjësit zbuluan se disa prej çorapeve po lëviznin, duke ngritur dyshimet për përmbajtjen e tyre.
Tarantulat janë veçanërisht të kërkuara në tregun ilegal europian, ku një ekzemplar mund të shitet për deri në 500 euro. Kjo i bën ato një objektiv fitimprurës për trafikantët e kafshëve ekzotike.
“Ndërsa po bënim një kontroll manual, vumë re se disa çorape po lëviznin”, deklaroi Cora Suarez, teknike pranë shërbimit SERFOR.
Sipas autoriteteve, në mesin e ekzemplarëve të sekuestruar kishte tarantula në faza të ndryshme zhvillimi, nga vezët dhe merimangat shumë të vogla deri te disa ekzemplarë të rritur. Ato i përkisnin rajoneve të ndryshme të Perusë.
Pas zbulimit, specialistët i nxorën araknidet nga bagazhet dhe i vendosën në enë plastike për t’i mbajtur nën kontroll.
Tre pasagjerët u arrestuan nga një njësi e specializuar e policisë për hetimin e krimeve mjedisore. Prokuroria ka nisur procedurat për ndjekjen penale të tyre./Dosja.al
gjermani Tarantula
Bota
6 November 2026, 08:02
E.M
SHBA- Në firmat e mëdha të teknologjisë në SHBA, Evropëe dhe Azi janë zhdukur triliona dollarë duke pësuar k&...
Bota
6 November 2026, 07:51
E.M
SHBA- Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar largimin e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Sekretarit të Shtetit Marco Rubio pas zgjedhjeve ...
Bota
6 November 2026, 07:45
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ka zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë një takimit me të dërguarin spe...
Bota
6 November 2026, 07:44
E.M
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon të ndalojë presidentët e ardhsh&e...
Bota
5 November 2026, 23:03
E.d
Pete Hegseth
SHBA- Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth ka reaguar për herë të parë pas raportimeve dhe skenarëve p&eu...
Bota
5 November 2026, 22:58
G.M
Guido Crosetto
ITALI- Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka deklaruar se kërcënimet e fundit me bomba ndaj avionëve në E...
Bota
5 November 2026, 22:53
E.d
Isaac Herzog
IZRAEL- Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se SHBA do të ndërpresë ndihmën financiare dhe ushtarake për Izrae...
Bota
5 November 2026, 22:45
G.M
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Presidenti izraelit Isaac Herzog pritet t’i japë të dielën mandatin Gadi Eisenkotit për formimin e qeveri...
Bota
5 November 2026, 22:43
E.d
Pamje nga protesta
FRANCA- Rreth 575 mijë persona kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara në të gjithë Francën...
Bota
5 November 2026, 22:21
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Teherani ka përcjellë një propozim të ri drejt Uashingtonit për programin e tij bërthamor, përmes nd&e...