LIVE UPDATES
Bota

Qipro, nga lidhjet me Rusinë drejt një partneriteti strategjik me SHBA

Por një deklaratë e tij kishte peshë të veçantë politike: siguria që dha se "Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë Qipron në të ardhmen". Megjithëse kjo deklaratë nuk përbën një garanci formale sigurie nga SHBA-ja, ajo pasqyron bashkëpunimin gjithnjë e më të ngushtë mes dy vendeve.

6 November 2026, 08:41 Nga E. D

 

Qipro, nga lidhjet me Rusinë drejt një partneriteti strategjik me SHBA
John Breslow

 

QIPRO- Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Qiprosmë 4 tetor, ambasadori i ri amerikan në Qipro, John Breslow, bëri të ditura planet për modernizimin e bazës ajrore Andreas Papandreou në Pafos, në mënyrë që ajo të mund të përdoret nga avionë të mëdhenj transporti të ushtrisë amerikane. Ai njoftoi gjithashtu plane për vizita më të shpeshta të anijeve luftarake amerikane në portet qipriote dhe për zgjerimin e aktiviteteve të përbashkëta ushtarake.

Por një deklaratë e tij kishte peshë të veçantë politike: siguria që dha se "Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë Qipron në të ardhmen". Megjithëse kjo deklaratë nuk përbën një garanci formale sigurie nga SHBA-ja, ajo pasqyron bashkëpunimin gjithnjë e më të ngushtë mes dy vendeve.

Për një vend që për dekada kishte marrëdhënie të ngushta me Moskën, e shihte me dyshim politikën e jashtme amerikane dhe nuk është anëtar i NATO-s, perspektiva e një pranie të zgjeruar ushtarake amerikane përbën një ndryshim të rëndësishëm gjeopolitik. Ky është ndoshta treguesi më i qartë deri tani se Qiproja po i dobëson gradualisht lidhjet me Rusinë dhe po afrohet gjithnjë e më shumë strategjikisht me Shtetet e Bashkuara.

Vitet e politikës së mosangazhimit

Ky ndryshim është veçanërisht i dukshëm duke pasur parasysh historinë politike të Qipros. Në vitet pasi fitoi pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1960, Republika e Qipros u përpoq të ruante një ekuilibër në marrëdhëniet e saj mes Lindjes dhe Perëndimit.

Nën udhëheqjen e Kryepeshkopit Makarios III, presidentit të parë të Qipros së pavarur, vendi u bë në vitin 1961 një nga anëtarët themelues të Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara, një forum shtetesh që nuk rreshtoheshin me asnjërën nga dy superfuqitë e asaj kohe: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik. Kjo qasje i mundësoi Nikozisë të mbante marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Sovjetik, pa shkëputur lidhjet me Perëndimin.

Anëtarësimi në BE

Edhe pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian në vitin 2004, Qiproja vazhdoi të kishte lidhje të forta politike, ekonomike dhe ushtarake me Moskën. Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, përkundrazi, vazhduan të rëndoheshin nga pushtimi turk i ishullit në vitin 1974 dhe nga fakti që SHBA-ja nuk ndërmori hapa vendimtarë kundër Ankarasë.

Shtetet e Bashkuara i dhanë përparësi ruajtjes së marrëdhënieve strategjike me Turqinë, një aleate e rëndësishme e NATO-s, në vend që të mbanin një qëndrim më të ashpër ndaj pushtimit. Qëndrimi amerikan nxiti një frymë të gjerë antiamerikane në Qipro, që kulmoi me një demonstratë të dhunshme para ambasadës në Nikozia më 19 gusht 1974, gjatë së cilës ambasadori amerikan Roger Davies u qëllua për vdekje.

Mosbesimi u thellua më tej në vitin 1987, kur Shtetet e Bashkuara vendosën embargo armësh ndaj Republikës së Qipros, zyrtarisht me synimin për të parandaluar një garë armatimi në ishull dhe për të mos cenuar përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit të Qipros.

Marrëdhënie të ngushta me Moskën

Embargoja amerikane e armëve bëri që Garda Kombëtare e Qipros, forcat e armatosura të Republikës së Qipros, të mbështetej te sistemet ruse të armatimit, duke forcuar pozicionin e Kremlinit si një partner i rëndësishëm ushtarak. Reagimi i Qipros ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusianë vitin 2014 tregoi se sa të forta ishin këto lidhje.

Qeveria qipriote shprehu rezerva serioze ndaj vendosjes së sanksioneve më të ashpra të BE-së kundër Rusisë. Ministri i atëhershëm i Jashtëm, Ioannis Kasoulides, paralajmëroi se masa të tilla mund të kishin pasoja shkatërrimtare për ekonominë qipriote. Marrëdhëniet me Moskën u thelluan më tej në shkurt 2015, kur Presidenti Nicos Anastasiades vizitoi kryeqytetin rus dhe nënshkroi një sërë marrëveshjesh me Presidentin Vladimir Putin.

Ndër to ishte edhe një memorandum për bashkëpunimin detar, që lehtësonte vizitat e anijeve luftarake ruse në portet qipriote. Moska ra gjithashtu dakord për kushte më të favorshme të shlyerjes së kredisë prej 2,5 miliardë eurosh që i kishte dhënë Qipros në vitin 2011. Bashkëpunimi vazhdoi të ishte i ngushtë deri në tetor 2021, kur ministri i atëhershëm i Jashtëm dhe presidenti aktual Nikos Christodoulides nënshkroi në Moskë, së bashku me homologun e tij rus Sergey Lavrov, një Kornizë të Bashkëpunimit Strategjik për periudhën 2022-2024.

 
Kthesa në vitin 2022

Kthesa vendimtare erdhi vetëm katër muaj më vonë, në shkurt 2022, me pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës nga Rusia. Konstantinos Adamides, profesor i asociuar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Nikozisë, tha për DW se pushtimi përshpejtoi një zhvendosje gjeopolitike drejt Perëndimit, e cila kishte nisur më herët.

"Për herë të parë, Republika e Qipros zgjodhi hapur dhe pa asnjë mëdyshje të rreshtohej në krah të Perëndimit, pavarësisht kostove ekonomike dhe politike të prishjes së marrëdhënieve me Moskën", tha Adamides.

Nikozia iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, pavarësisht lidhjeve të forta të ekonomisë qipriote me Moskën, veçanërisht në sektorin e shërbimeve, investimeve dhe turizmit. Ky vendim shënoi një largim të rëndësishëm nga qasja tradicionale e politikës së jashtme të Qipros, e cila synonte të ruante një ekuilibër mes Rusisë dhe Perëndimit. Sipas Adamides, qëndrimi i qeverisë ndaj Rusisë i hapi rrugën marrëdhënieve më të ngushta me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në fushën e sigurisë. Sipas tij, Qiproja arriti ta bindte Uashingtonin se mund të shërbente si një partner i besueshëm në Mesdheun Lindor.

Çfarë forme po merr afrimi?

Afrimi kishte fituar një bazë institucionale që para luftës, me nënshkrimin në vitin 2018 të një deklarate dypalëshe me synim për bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Më pas pasuan nisma të tjera, përfshirë Qendrën e Qipros për Sigurinë Tokësore, Detare dhe Portuale (CYCLOPS), një qendër trajnimi e financuar nga SHBA-ja, e cila u përurua në Larnaka në prill 2022. Qendra trajnon personel sigurie nga Qiproja dhe vende të tjera të rajonit në fusha si siguria portuale, lufta kundër terrorizmit dhe parandalimi i trafikimit të materialeve të rrezikshme.

Një zhvillim edhe më i rëndësishëm për Gardën Kombëtare të Qipros erdhi në shtator 2022, kur Uashingtoni njoftoi heqjen e plotë të embargos së armëve të vendosur në vitin 1987. Vendimi mundësoi eksportin e pajisjeve ushtarake vdekjeprurëse drejt Qipros, me kusht që të merreshin miratimet e nevojshme nga autoritetet amerikane. Pezullimi i embargos, i cili nuk është i përhershëm dhe duhet të rinovohet periodikisht, është zgjatur deri më 30 shtator 2027.

Qiproja dhe NATO

Riorientimi strategjik në fushën e sigurisë është i rëndësishëm edhe për faktin se Qiproja nuk është anëtare e NATO-s. Rrëzimi i një droni iranian në bazën ushtarake britanike në Akrotiri në muajin mars ringjalli debatin në Qipro nëse vendi duhet t'i bashkohet NATO-s.

Në atë kohë, Christodoulides tha se Qiproja po përgatitej për një anëtarësim të mundshëm në aspektin ushtarak, operacional dhe administrativ dhe se do të aplikonte për anëtarësim në NATO "që nesër, nëse kjo do të ishte e mundur". Megjithatë, Christodoulides tha se anëtarësimi në aleancë nuk ishte i mundur, sepse "nuk ekzistojnë kushtet politike, duke pasur parasysh qëndrimin e njohur të Turqisë".

Heqja graduale e armëve ruse

Ndryshimi i orientimit strategjik të vendit pasqyrohet edhe në modernizimin e forcave të tij të armatosura. Pas dekadash mbështetjeje të madhe te pajisjet ushtarake ruse, Qiproja po përpiqet të zvogëlojë gradualisht varësinë nga tanket ruse T-80 dhe sistemet e mbrojtjes ajrore Tor-M1 dhe Buk. Ky proces u përshpejtua pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, pasi sanksionet kundër Moskës e bënë gjithnjë e më të vështirë sigurimin e pjesëve të këmbimit dhe municioneve për sistemet ruse të armatimit.

Një tjetër hap i rëndësishëm u ndërmor në janar 2025, kur presidenti i atëhershëm Joe Biden autorizoi pjesëmarrjen e Qipros në programet amerikane të prokurimit në fushën e mbrojtjes, përfshirë Foreign Military Sales (FMS) dhe Excess Defense Articles (EDA). Vendimi i dha Nikozisë qasje në mekanizma të tjerë për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane, duke forcuar më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes Qipros dhe Shteteve të Bashkuara./DW

qipro John Breslow

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin