LIVE UPDATES
Politike

Nga Saimir Tahiri te Veliaj/ Berisha publikon emrat e socialistëve: Organizata kriminale e Edi Ramës(VIDEO)

Gjatë deklaratës së tij, Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij, duke përmendur, Ilir Beqajn, Erion Veliajn, Olta Xhaçkën, Olsi Ramën, Saimir Tahirin dhe ish-zyrtarë të tjerë.

23 October 2026, 13:19 Nga E. D
Nga Saimir Tahiri te Veliaj/ Berisha publikon emrat e socialistëve:
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një listë të gjatë emrash, duke akuzuar figura të politikës, ish-zyrtarë dhe drejtues institucionesh për korrupsion, lidhje të dyshuara me krimin e organizuar dhe abuzime me fondet publike. Gjatë deklaratës së tij, Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij, duke përmendur, Ilir Beqajn, Erion Veliajn, Olta Xhaçkën, Olsi Ramën, Saimir Tahirin dhe ish-zyrtarë të tjerë.

Akuzat e tij përfshinë, tenderat publikë, inceneratorët, koncesionet në shëndetësi, abuzimet me fondet e AKSHI-t dhe lidhjet e mundshme me grupe kriminale. Lideri i opozitës përmendi gjithashtu çështje që lidhen me policinë, administratën publike dhe sistemin e drejtësisë.

 

"Meqenëse filloi me iniciale, ne do flasim pa iniciale. Ky është Saimir Habil Tahiri, anëtar kryesor i organizatës kriminale të Edi Ramës. Ky Saimir Habil Tahiri u regjistrua nga antimafia italiane si bashkëpunëtor i klanit Habilaj, i kishte dhënë klanit Habilaj skafin si ministër i Brendshëm dhe veturën e tij për transport droge. Ky është Lefter Koka, idioti i dobishëm që e përdorën për të vjedhur 400 milionë euro të djegësave, anëtar i organizatës kriminale. Ky është këshilltar i Haram Begajt sot, ky është Alqi Bllako, njeriu që me paratë e djegësve i lidhte të atit miliona lekë rrogë. Ja ku është, e keni këshilltar sot të Haram Begajt. Kjo është monstra. Kjo është Lubi Balluku, anëtare më kryesore e organizatës kriminale të Edi Ramës, e akuzuar vetë për 6 dosje 36 vite burg në bashkëpunim me Palloshin e Gjatë. Ke fytyrë ti të dalësh të përmendësh emra kur je kreu i tyre? Ky është Ilir Beqja, i cili bashkë me Ramën vodhi mbi 300 milionë euro në koncesionet e shëndetësisë. Por i pangopur, shkoi e vodhi paratë e BE në restorantin e tij. Ja ku është. Po ky, Lali Vjedhësi që u thoshte qytetarëve shqiptarë se kam mbjellë 1 milionë pemë në Tiranë dhe që faturonte pishat me 6500 euro fidani. Po ky Lali Vjedhësi që firmoste për djegësin e Tiranës 130 milionë euro dhe nuk ekziston gjurmë e tij. Po ky Lali Vjedhësi që me bandën e 5D vidhte të gjitha prokurimet publike të bashkisë. Po ky Lali Vjedhësi që me paratë që u shpërndante njerëzve të tij, frynte garderobën e tij të barabartë me atë të Asadit. Nuk janë iniciale këta, ky është Lali Vjedhësi. Po kjo ndrikulla e krimit, një Lubi tjetër në llojin e vet, Olta Xhaçka, në krye të grupit të palës shqiptare në Grupin Milton që ka vjedhur miliarda qytetarëve perëndimore dhe që vazhdon edhe sot veprimtarinë së bashku me mikun e saj Olsi Rama në krye të grupit. E marrë tani në ndjekje për larje parash.

Dhe bashkëshorti i saj i marrë në ndjekje për kontrabandë armësh. Bashkëshorti i saj falsifikon dokumente dhe vjedh 10 mijë metër katror tokë në breg si tokë të tij, ndërkohë që provohet se ishte tokë publike. Po ku ke fytyrë ti mor të paraqesësh kriminelë se gjete një armë të ftohtë? Ja ku e ke Oltën së bashku me Olsin tënd që drejton veprimtarinë kriminale të plaçkitjes me call-centera. Ja ku e ke Oltën e Amant Josifit. Ja ku i ke. Kanë harruar të vënë Mimi Kodhelin, Madamë Radarin që shuante radarët me Saimir Tahirin. E dini, në orë të caktuar, të dy bashkë kur flotilja e drogës nisej për Itali, radarët shuheshin. Kjo Korba e Korrupsionit, e Kovidit, edhe kjo është një monstër në vetvete. Për shkak të saj dhe të Edi Ramës, të vjedhjeve të saj të papërmbajtura, të jo më pak se 600 milionë eurove në prokurime, shqiptarët vdiqën më shumë se të gjithë të tjerët. Shqiptarët vdiqën baras me banorët e lartësive 4 mijë metra nga Kovidi. 20 mijë shqiptarë vdekshmëria nga Kovidi, tre herë më e lartë se vendet e tjera në rajon. Po ky? Olsi Rama erdhi nga Miçigani dhe mblodhi grupin e tij të lojërave të fatit dhe drogës dhe e solli në Shqipëri. Anëtar kryesor i Xibrakës, me dokumente. Dhe sot ky me Oltën janë patronë publikë të call-centerave, këtyre çerdheve të krimit. Ka marrë 38 mijë metër katror me tre vendime qeverie. U janë marrë tokat privatëve dhe i janë dhënë nga i vëllai. Emri i tij figuron në afera të shumta. U kujtohet ky që gjeti një përgjegjës të një shtëpie azili në Kinë dhe e solli për t’i dhënë parkun industrial në Porto Romano? Tjetri.

 Ministri mafioz. Të gjithë pasurinë e ka mbi drogën dhe Edi Rama e mbron. Është subjekt i ligjit antimafia. I vëllai i tij është i dënuar 10 vite në Romë, rrinte i lirë i mbrojtur dhe vazhdonte trafiqet nga Vlora. Fatzi Xhafa. Tjetër, ky kriminel. Simbol i zi i krimit që ka porositur vrasje. Numri i tij i telefonit dhe emri i tij në përgjim rezultojnë porositës të vrasjes së avokatit Ravik Gurri vetëm e vetëm se ishte avokat i palës kundërshtare të bandës që mbështeste ky. Ky kriminel është direkt i përfshirë në një seri marrëveshjesh me bandat më të rrezikshme të Shqipërisë, në lirimin e autorëve të akteve terroriste. Ky kryeson grupin parlamentar të Edi Krimit. Çiraku i Avdylëve, ja ku e keni, Gjushi famëzi, i filmuar, i regjistruar me lidhjet më të ngushta me bandat më të rrezikshme të vendit. Fatos Tushe, kryetar bashkie në Lushnje, në funksion të bandave dhe krimit. Ja ku e ka. Vazhdo. Lefter Alla, edhe ky i implikuar në një seri veprash penale. Ja famozi, nuk ka nevojë për koment famëziu Safet Gjici. Nuk është gjë ajo që dinë shqiptarët se çfarë veprash ka me rojet e tij private. Rexh Byberaj, Rexh Gonigali, ky për të fshehur vjedhjet e tij shpall McGonigalin qytetar nderi të Tropojës. Tjetër, shoferi i Suel Çelës, krimineli Proda, truproja i Suel Çelës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Oltion Bistri, ky është spiuni personal i Lubisë që regjistronte, rekrutonte dhe kryente çdo urdhër të saj. U burgos, doli, e nxori nga burgu ajo.

Tjetër, ndrikulla e krimit, ndrikulla e drogës, shefja e shërbimit e dyta në botë që bie në prehrin e organizatave kriminale njëlloj si kreu i shërbimit informativ të Botsvanës, shtetit të parë dhe të vetëm të drogës në Afrikë. Mirlinda Karçanaj, kjo e gjora, nuk ka banesë. Me katër shtëpi me para të vjedhura. E lidhur ngushtë njëlloj si tjetra me Ergys Agasin. Po, me dokumente. Dhe me Lindën e Surrelit u bë e mundur të vidhen qindra milionë euro nga AKSHI, kopshti privat i Edi Ramës. Plarent Ndreca, avokati i Lali Vjedhësit, ish-zëvendësministër, cub i vërtetë, i përjashtuar si cub nga administrata, hajdut i shpërfytyruar, me dhjetëra milionë euro të vjedhura për uniformat e policisë dhe jo më pak në Ministrinë e Arsimit. Taulant Tusha, ky është drejtori i 5D. Famëzi. Ky me Olsi Ramën dhe një tjetër drejtor kanë të ndërtuar hotelin e qelqtë më të madh në Shqipëri në Durrës. Dhe nuk u preket. Nuk guxon kush t’ua prekë. Mariglen Qato i 5D, famëzi. Redi Molla, tregon vetë se çfarë mafiozi është ky. Hajdut i 5D edhe ky. Ergys Vjerdho, ky është asistenti i Lubi Ballukut, ky është ai që i thoshte Lubia kalo pak sipër. Ja ky, e keni parasysh. Ky hajdut. Një hajdute edhe kjo e sprovuar," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha ne memaliaj

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin