23 October 2026, 12:52
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se mënyra se si po trajtohen protestuesit mund ta çojë vendin drejt një konflikti civil. Në deklaratën e tij, Berisha tha se disa prej protestuesve të plagosur kanë frikë të paraqiten në spitale për të marrë mjekim, nga frika e arrestimit.
Si shembull, Kryedemokrati përmendi rastin e një studenti, i cili sipas tij kishte marrë shtatë plumba në trup, por nuk kishte shkuar në spital nga frika se do të arrestohej. Berisha paralajmëroi se përplasja mes qeverisë dhe studentëve mund të ketë pasoja të rënda, duke pretenduar se familjarët dhe qytetarët nuk do ta pranojnë dhunën ndaj protestuesve.
"Nuk ka ndodhur në ndonjë vend të Evropës që të plagosurit të kenë frikë të paraqiten në spitale për mjekim. Shtatë plumba kishte marrë në trupin e tij studenti. Nuk shkoj dot në spital, tha, se më arrestojnë. E dëgjuat vetë, para medieve. Edi Rama kërkon me çdo kusht të provokojë konflikt civil. U rikujtoj një moment nga Dhjetori ’90. Si protagonist në ato ngjarje, i kam thënë diktatorit të asaj kohe: konflikti me studentët është konflikt civil. Konflikti me studentët do të mbjellë në Shqipëri konfliktin civil. Dhe e kam thënë me bindjen më të thellë dhe e them përsëri se ky konflikt me studentë, me Edi Ramën mund të çojë në konflikt civil. Nuk do pranojnë kurrë këtë dhunë që ai ushtron mbi ta. Prindërit, vëllezërit, motrat, qytetarët janë të gatshëm t’i përgjigjen këtij krimineli me të gjitha mënyrat, siç e meriton. A e patë sa i ulët? Dilte dhe fliste me iniciale se ky është kapur me armë të ftohtë, se ky është kapur përdorues droge, po asnjë ditë dënim, se ky është kapur me prodhim dhe përgjigjen më të shkëlqyer ia dhanë sot nga protesta e mjekësisë. Doli studenti, unë jam, tha. Çfarë ishte ai? Ai ishte student me të gjitha dhjeta. Dhe ky e paraqiste atë si kriminel. Ky nuk ka nder, nuk ka fëmijë, nuk ka familje, nuk ka asgjë. Ky është monstër. Ftoj shqiptarët të krahasojnë fytyrën e këtij studenti guximtar me surratin e një diktatori, që dridhet nga krimet e tij," tha Berisha./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
23 October 2026, 12:45
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për përfshi...
Politike
23 October 2026, 12:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për manipulim të shifrave lidhur me protestuesit dhe ef...
Politike
23 October 2026, 11:30
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një listë me identitetet e disa prej protestuesve, ku mes tyre janë dhe të mitur....
Politike
23 October 2026, 11:27
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar studentët që po protestojnë kundër tij, duke deklaruar se brenda turmës...
Politike
23 October 2026, 11:08
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar identitetet e disa personave që morën pjesë në protestën studentore, të...
Politike
23 October 2026, 11:03
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën lidhur me protestat kundër tij, duke thënë se Partia Demokratike mori auto...
Politike
23 October 2026, 11:01
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat studentore, duke thënë se liria për të protestuar ësht&eum...
Politike
23 October 2026, 10:04
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar këto momente në rezidencën qeveritare në Vilën e Kuqe në T...
Politike
23 October 2026, 09:29
E. D
foto ilustruese
RUSI- Në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë u gjetën eksplozivë, në Lituani u dogj një dyqan i IKEA-s, ...
Politike
23 October 2026, 08:37
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sërish stolat e betonit para kryeministrisë, duke u kërkuar studentëve dialog...