16 October 2026, 07:48
Nga I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Në vitin 2015, Shqipëria shpenzonte për arsimin 3.1% të PBB-së, teksa dhjetë vjet më vonë, ky tregues pothuajse është në vendnumëro, me vetëm 3.2%. Ndryshimi minimal tregon se arsimi nuk ka marrë shtysën financiare të nevojshme për të ndihmuar transformimin ekonomik të vendit, në mënyrë që të prodhohen mundësi dhe vende pune premtuese për të rinjtë, në një kohë kur kostot e jetesës vetëm rriten.
Përgjatë dekadës së fundit arsimi u tkurr si sektor, humbi cilësinë referuar rezultateve te PISA në një kohë kur vendet europiane po investojnë në teknologji, aftësi digjitale, inovacion dhe arsim profesional për t’iu përshtatur ndryshimeve të tregut të punës.
Nga ana tjetër, investimet publike në asetet fizike të infrastrukturës zunë mesatarisht mbi 5% të PBB-së përgjatë gjithë dekadës së fundit dhe sërish vendi vijon të ketë hendek edhe në këtë drejtim, për shkak të mungesës së studimeve të fizibilitetit dhe korrupsionit të lartë të gjetura në shumë projekte.
Kjo politikë buxhetore ka kufizuar mundësitë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, ndërsa ekonomia ka vijuar të mbështetet në sektorë që, në një pjesë të konsiderueshme, krijojnë vende pune me produktivitet dhe paga të ulëta.
Hendeku bëhet më i dukshëm kur financimi i arsimit krahasohet me vendet e Bashkimit Europian dhe Rajonin.
Sipas Eurostat, shpenzimet e qeverive të vendeve të BE-së për arsimin arritën në rreth 860 miliardë euro në vitin 2024, ose 4.7% të PBB-së së Bashkimit Europian.
Në të njëjtin vit, Shqipëria shpenzonte për arsimin vetëm 3.1% të PBB-së, një diferencë prej 1.6 pikësh përqindjeje me mesataren europiane. Për të arritur nivelin mesatar të BE-së, Shqipëria do të duhej të rriste financimin për arsimin me rreth 55% në raport me nivelin e vitit 2024.
Diferenca është edhe më e madhe në krahasim me vendet e Europës Veriore, të cilat tradicionalisht i kushtojnë një peshë më të lartë buxhetore zhvillimit të kapitalit njerëzor.
Diferenca është e lartë edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, me Bosnjë Hercegovinën që shpenzon gati 4% dhe Serbinë 3.4%, sipas të dhënave të Eurostat dhe bankës Botërore.
Për më tepër, diferenca në përqindje të PBB-së nuk pasqyron plotësisht hendekun real në burimet që vihen në dispozicion të arsimit. Duke qenë se ekonomitë europiane kanë të ardhura për frymë shumë më të larta, shpenzimet për arsimin në vlerë absolute, për nxënës apo student, janë përgjithësisht shumë më të mëdha sesa në Shqipëri./Monitor.al
Ekonomi
10 October 2026, 07:52
I.A
TIRANË- Shtrenjtimi i karburantit po rrit kostot e bizneseve, nga shërbimet e mekanikës bujqësore te fertilizantët, bulmeti, uji i am...
Ekonomi
3 October 2026, 08:18
I.A
TIRANË- Në një industri ku kostot po rriten, tregjet po bëhen më të vështira dhe konkurrenca po zhvendoset, qeramika europi...
Ekonomi
3 October 2026, 08:15
I.A
TIRANË- Tregtimi i energjisë elektrike mbetet një model tërheqës biznesi, por ka varësi të lartë nga ecuria e prodhimi...
Ekonomi
2 October 2026, 07:15
E.d
Foto ilustruse
Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloret për funksionimin e sistemeve të saj të pag...
Ekonomi
1 October 2026, 07:11
E.d
Foto ilustruse
Zhvlerësimi i Euros dhe valutave të tjera kryesore të huaja në kursin e këmbimit me Lekun po vazhdon të ul&eum...
Ekonomi
27 September 2026, 07:58
I.A
Tirane
Shumë sipërmarrës në kryeqytet nxituan të marrin leje për kulla, më shumë kate që u parashikuan pë...
Ekonomi
27 September 2026, 07:47
PPP
Për periudhën 2017-2025 buxheti i shtetit ka paguar në total 98 miliardë lekë, ose rreth 1 miliard euro, për 12 kontrata ...
Ekonomi
25 September 2026, 07:39
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më të dobët në buxhetin e shte...
Ekonomi
25 September 2026, 07:37
E. D
TIRANË- Rezultatet e vrojtimit mbi perceptimin e rreziqeve sistemike në vend nga sektori bankar tregojnë se, gjatë gjysmës së pa...
Ekonomi
25 September 2026, 07:34
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Numri i shqiptarëve që rezultojnë depozitues në banka është rritur gjatë viteve të fun...