18 October 2026, 12:24
Nga E.M

PARIS- Pas përplasjeve të dhunshme ditën e shtunë në Paris mes protestuesve dhe policëve njërit prej demonstruesve iu këput dora nga një shpërthim.
Protestat studentore kanë thellur pasigurinë politike të Francës ndërsa vendi po përgatitet për zgjedhjet që do të mbahen pas gjashtë muajsh, për të zgjedhur pasardhësin e presidentit Emmanuel Macron.
“Në Republikën tonë nuk ka vend për dhunë. Ata që kanë shkatërruar, kanë sulmuar prefekturat dhe bizneset, madje kanë plaçkitur edhe bashkitë tona, do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen. Shpreh mbështetjen e kombit për forcat e rendit, të cilat garantojnë të drejtën për të protestuar.” shkroi Macron vonë të shtunën në një postim në platformën X.
Ndërkohë Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, dënoi dhunën me intensitet të jashtëzakonshëm me një shkrim në platformën X.
“Demonstratat paqësore kanë vendin e tyre të ligjshëm në Republikën tonë. Zjarrvëniet e qëllimshme, plaçkitjet dhe sulmet nuk kanë absolutisht vend. Sot, grupet e ekstremit të majtë kanë organizuar akte dhune në disa qytete franceze; atyre u janë bashkuar edhe persona me sjellje kriminale, të cilët janë përfshirë në plaçkitje dhe shkatërrime”.
Nga 550 mijë persona që morën pjesë në demonstrata u kryen afërsisht 400 arrestime, ndërsa sindikata CGT deklaroi se numri i pjesëmarrësve arriti në 800 mijë. Në qytetin jugor të Saint-Étienne, një protestuesi iu këput dora nga shpërthimi i një granate policore për kontrollin e turmave./Dosja.al
Emmanuel Macron
Bota
18 October 2026, 11:58
G.M
protestat në Francë
FRANCË- Imazhi i barrikadave të djegura, vitrinave të thyera të dyqaneve dhe përplasjeve ...
Bota
18 October 2026, 11:42
E.M
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë një bisede me gazetarët ka bërë të ditur se mundësia e nj...
Bota
18 October 2026, 11:32
E.M
KANADA- Ministri i mbrojtjes i vendit David McGuinty njoftoi ditën e shtunë se një numër i papërcaktuar njerëzish kanë humbu...
Bota
18 October 2026, 11:12
E.M
ANGLI- Një 26-vjeçare është vrarë me thikë në një zonë periferike të Mançesterit ditën e enjte ...
Bota
18 October 2026, 10:23
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime të forta në Kongresin amerikan dhe në Ukrainë pasi pezulloi një pjesë...
Bota
18 October 2026, 10:11
E.M
FRANCË- Një delegacion diplomatik evropian, me përfshirjen e përfaqësuesve nga Franca, Polonia dhe Belgjika, është sul...
Bota
18 October 2026, 10:08
G.M
Ish-presidenti i Serbisë dhe Malit të Zi të atëhershme është njëri nga të shumtë që i kanë shmangur vuaj...
Bota
18 October 2026, 10:00
G.M
Ish-kampioni botëror i shahut, Garry Kasparov, flet me Mumin Shakirovin e REL-it, në Varshavë, më 11 tetor.
Në një intervist&eum...
Bota
18 October 2026, 09:53
E.M
MILANO- Në zonën e Piazza Duomo në Milano gjatë protestave kundër rritjes së kostos së jetesës, çmimeve të ...
Bota
18 October 2026, 09:42
E.M
BRUKSEL- Në një situatë trazirash të frymëzuara nga demonstratat me Francën Fqinje, qindra të rinj protestuan sot në Br...