15 October 2026, 16:25
Nga Gjergj Erebara

Një qeveri qeveris në tre mënyra:
a) me dakordësinë e qytetarëve!
b) me tolerancën e qytetarëve!
c) me regjim terrori!
E para besoj kuptohet lehtë. Qytetarët janë dakord me qeverinë që kanë, e kanë votuar dhe shumica e tyre e mbështesin, pakica e toleron atë.
E dyta është situata në të cilën Edi Rama ka qeverisur tashmë prej shumë vitesh. Qytetarët nuk e duan, por e tolerojnë. Ky lloj kompromisi tashmë ka marrë fund që nga 31 maji. Edi Rama e ka humbur gadishmërinë e qytetarëve, jo vetëm për të qenë darkord me të, por edhe për ta toleruar atë.
Mbetet vetëm rruga e tretë. Rruga e tretë nuk është e vlefshme për Edi Ramën. Shqiptarët e kanë rrëzuar regjimin e mbështetur te terrori në vitin 1992. Rrjedhimisht Rama mund të jetojë me iluzionin se qytetarët do të kthehen në një farë mënyre te situata e tolerancës.
Por mënyra e tij e të bërit politikë nuk është ajo e kompromisit. Është politika e dhunës. Ai nuk lë asnjë rast pa treguar arrogancën e pushtetit. Ai ushtron dhunë përmes rrjetit të patronazhistëve kudo që kjo dhunë i han pykë. Ai pretendon se ka fuqi magjike për të mashtruar qytetarët. Premton bisedime por, ndërsa në qershor deklaroi se Ligji Për Investimet Strategjike do të shfuqizohet, siç kërkuan qytetarët dhe Parlamenti Evropian, në shtator shkon t’i gllabërojë edhe nëntë hektarë të tjera bregdet pikërisht me këtë ligj.
Edi Rama nuk mbijeton dot sepse nuk ofron as besueshmërinë më të ulët të mundshme si palë në negociata. Ai dhe Berisha e shkatërruan institucionin e Presidentit të Republikës, të vetmen hallkë të shtetit që ka për detyrë të luajë rolin e babait paqtues, me marrëveshjen e vitit 2008 dhe me figurat qesharake që zgjodhën në vijim.
Situata e sotme në Shqipëri nuk është një krizë e rendit publik. Dhe si e tillë, nuk mund të zgjidhet me mjete policore. Në Shqipëri ka gjithsej 10 mijë policë ndërsa shqiptarët që kanë humbur tolerancën me Ramën janë në rendin e qindramijërave.
E vetmja zgjidhje është politike. Rama, jepe dorëheqjen!
gjergj erebara
Insights
15 October 2026, 12:51
Dosja.al
Foto Ilustruese
Protestat janë një nga mjetet më të rëndësishme përmes të cilave qytetarët kërkojnë ndr...
Insights
14 October 2026, 20:43
Mirko Mecaj
Kjo është lëvizje për shtet social. Njerëzit po ta thonë në të gjitha mënyrat e në çdo formë k&eu...
Insights
10 October 2026, 22:53
Paskal Kaçani
Nga errësira asfiksuese poshtë një mauneje TIR në rrugën drejt Como-s, te netët e gjata si mjek roje në urgjencat e Lombardi...
Insights
9 October 2026, 13:27
Auron Tare
Auron Tare
Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë nat&e...
Insights
7 October 2026, 17:44
Erion Periku
Dëftesa
Muajt e fundit të pranverës, vera dhe fillimi i vjeshtës kanë qenë një periudhë e trazuar për arsimin ...
Insights
5 October 2026, 10:03
Ben Blushi
Rastësisht dëgjova 500 studentë që thanë me një gojë Jam Mesdhetar.Megjithëse ata ishin të lumtur ngaqë po m...
Insights
5 October 2026, 07:19
Paskal Kaçani
foto ilustruese
TIRANË - 5 Tetori është ajo ditë në vit kur kalendari përkulet me përulësi përpara një pr...
Insights
2 October 2026, 10:54
Paskal Kaçani
VALDARNO – Nën diellin e butë të Toskanës, mes kodrave të gjelbra e vreshtave të Valdarnos aretino dhe fiorentino, komunit...
Insights
1 October 2026, 17:51
Irena Beqiraj
Irena Beqiraj
Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik, as vetëm një akt emocional; është një urë midis shpi...
Insights
26 September 2026, 07:18
Bledian Koka
Edi Rama eshte i vetmi kryeminister qe doli para gjithe botes dhe i pershkroi qytetaret e tij si anti-semite pa iu dridhur qerpiku. E beri ne menyren me te ne...