16 November 2026, 19:41
Nga E.M

BRITANI- Sensacioni britanik i xhazit dhe soulit, RAYE, është bërë pjesë e rekordeve me 11 nominime për çmimet Grammy 2027. Këngëtarja përfshin të gjitha kategoritë kryesore, albumin, këngën dhe albumin e vitit për veprën e saj fituese të Çmimit Mercury për vitin 2026, “This Music May Contain Hope”.
Në këtë mëmyrë Raye dhe Beyonce e cila shënoi rekordin e nominimeve për një vit të vetëm në vitin 2025 arrijnë në nivele të barabarta të çmimeve. Beyonce u cilësua si artistja më e nominuar në historinë e çmimeve Grammy, pasi shënoi nominimin e saj të 100-të për ‘Morning Deë (Donk)’ në kategorinë e performancës solo R&B.
Këngëtarja spanjolle Rosalia është nominuar gjithashtu nëntë herë për albumin e saj të mrekullueshëm ‘LUX’ dhe është nominuar për herë të parë në të gjitha kategoritë për të cilat po garon, duke përfshirë performancën solo pop, këngën, albumin dhe albumin e vitit.
Nominimi i saj vjen gjithashtu disa ditë pasi ajo fitoi në çmimet Latin Grammy, duke marrë pesë nga shtatë çmimet për të cilat ishte e nominuar. Pas saj janë Miranda Lambert, Olivia Rodrigo, Phoebe Bridgers dhe e nominuara për herë të parë Ella Langley, të cilat kanë nga shtatë nominime secila.
Kategoria e albumit të vitit plotësohet nga “Lost ëeekend” i Bridgers, “The Art of Loving” i Dean, “Dandelion” i Langley, “The Romantic” i Bruno Mars, “You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love” i Rodrigo dhe “The Life of a Shoëgirl” e Taylor Sëift.
Nominimi i Sëift është albumi i saj i pestë radhazi në studio që nominohet për albumin e vitit, diçka që vetëm një artist tjetër e ka bërë ndonjëherë: Kendrick Lamar.
Bruno Mars, Leon Thomas dhe fituesja e çmimit për artisten më të mirë të re të vitit 2026, Olivia Dean, kanë nga gjashtë nominime secili. Çmimet Grammy 2027 do të zhvillohen të dielën, më 7 shkurt./Dosja.al
RAYE
Art&Argëtim
16 November 2026, 17:32
E.M
LOS ANGELES- Artistja e njohur, Beyoncé ka shënuar një tjetër arritje historike në karrierën e saj, pasi u bë artistja q&e...
Art&Argëtim
16 November 2026, 16:38
E.M
BRITANI- Aktori britanik Robert Pattinson do të marrë rolin e James Bondi sipas një njoftimi nga llogaria zyrtare e 007 këtë të h...
Art&Argëtim
16 November 2026, 14:55
G.M
Çmimet e Guvernatorëve
SHBA- Yjet e Hollivudit kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tyre në tapetin blu të edic...
Art&Argëtim
16 November 2026, 12:57
G.M
Glenn Close
SHBA- Aktorja e njohur amerikane Glenn Close është nderuar me një Oscar nderi për kontributin e saj të jashtëzakonsh...
Art&Argëtim
16 November 2026, 10:08
G.M
Zendaya dhe Tom Holland
Aktorja Zendaya ka treguar vështirësitë emocionale që përjetoi gjatë xhirimeve të filmit 'O...
Art&Argëtim
16 November 2026, 10:02
G.M
Matt Damon
SHBA- Aktori i njohur Matt Damon ka folur me entuziazëm për përfshirjen në filmin 'Odisea', me regji të Christopher...
Art&Argëtim
16 November 2026, 07:15
E.d
Foto ilustruse
DashiNjë ditë me energji dhe dëshirë për të ecur përpara. Në dashuri, shmang debatet e panevojshme dhe ...
Art&Argëtim
15 November 2026, 18:45
G.M
pamje
ANGLI- Dhjetëra persona që interpretojnë rolin e Babagjyshit kanë marrë pjesë në një trajnim të posaç...
Art&Argëtim
15 November 2026, 07:48
I.A
Horoskopi
Dashi
Ritmi i ditës ngadalësohet dhe Hëna mund t’ju bëjë disi të paduruar, ndaj shtyjini bisedat delikate derisa...
Art&Argëtim
14 November 2026, 17:35
E.M
SHBA- Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të bëhet pjesë e kastit të filmit të ri fantastiko-sh...