6 November 2026, 07:44
Nga E.M

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon të ndalojë presidentët e ardhshëm të bëjnë ndryshime të caktuara në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Trump ka ndyshuar pamjen e zyrës zyrtare të presidentit gjatë mandatit të tij të dytë, veçanërisht duke shtuar shumë elementë prej ari.
“Po e bëjmë monument kombëtar dhe nuk do të lejohet të preket nga askush, të shkatërrohet, të shembet, me qëllim që të ndërtohet diçka në një formë paksa të ndryshme”, u tha Trump gazetarëve të enjten.
Urdhri vjen muaj pasi Trump shembi të gjithë Krahun Lindor të Shtëpisë së Bardhë në një projekt që është përballur me sfida ligjore. Projekti u miratua gjithashtu nga Kongresi i SHBA-së. Ndërtimi ka vazhduar, me plane për ta shndërruar hapësirën në një sallë të re vallëzimi.
Presidentët amerikanë aktualisht kanë fuqinë për të bërë disa ndryshime në Shtëpinë e Bardhë, por projektet e mëdha kërkojnë lejen e Kongresit. Urdhri ekzekutiv, të cilin Trump e nënshkroi të enjten, e shpall Zyrën Ovale monument kombëtar, së bashku me disa nga dhomat përreth saj.
Dokumenti thotë gjithashtu se nuk “e kufizon autoritetin e Presidentit për të ridekoruar monumentin, për të zgjedhur mobiljet ose për të bërë modifikime të zakonshme operative dhe të sigurisë që nuk dëmtojnë ndjeshëm strukturën historike ose karakterin arkitektonik të monumentit”.
“Na pëlqen Zyra Ovale dhe është një simbol, si vetë Shtëpia e Bardhë. Është një simbol i vendit tonë dhe i madhështisë së vendit tonë”, tha Trump, duke shtuar se udhëheqësit botërorë që e kanë vizituar në muajt e fundit e kanë përgëzuar për ndryshimet e tij dekorative në dhomë.
Trump tha se Shtëpia e Bardhë dhe Zyra Ovale kishin pasur nevojë për riparime para ndryshimeve të tij, duke i quajtur ato “të dëmtuara rëndë”. Ai përshkroi dritare të thyera, mure të çara dhe gurë të thyer.
Presidenti tha se urdhri do ta “bënte të pamundur që dikush të shkatërrojë këtë hapësirë të jashtëzakonshme”./Dosja.al
Donald Trump SHBA
Bota
5 November 2026, 23:03
E.d
Pete Hegseth
SHBA- Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth ka reaguar për herë të parë pas raportimeve dhe skenarëve p&eu...
Bota
5 November 2026, 22:58
G.M
Guido Crosetto
ITALI- Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka deklaruar se kërcënimet e fundit me bomba ndaj avionëve në E...
Bota
5 November 2026, 22:53
E.d
Isaac Herzog
IZRAEL- Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se SHBA do të ndërpresë ndihmën financiare dhe ushtarake për Izrae...
Bota
5 November 2026, 22:45
G.M
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Presidenti izraelit Isaac Herzog pritet t’i japë të dielën mandatin Gadi Eisenkotit për formimin e qeveri...
Bota
5 November 2026, 22:43
E.d
Pamje nga protesta
FRANCA- Rreth 575 mijë persona kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara në të gjithë Francën...
Bota
5 November 2026, 22:21
E.d
Foto ilustruse
IRAN- Teherani ka përcjellë një propozim të ri drejt Uashingtonit për programin e tij bërthamor, përmes nd&e...
Bota
5 November 2026, 22:21
G.M
Rebeca Grynspan
SHBA- Kandidatja nga Kosta Rika, Rebeca Grynspan, kryeson garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të...
Bota
5 November 2026, 22:02
E.d
Kandidatët dhe mbështetësit e Listës Studentore
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka shpallur rezultatet përfun...
Bota
5 November 2026, 21:50
G.M
foto ilustruese
ARABI SAUDITE- Pesë shtetas etiopianë janë ekzekutuar të premten në Arabinë Saudite, pasi u shpallën...
Bota
5 November 2026, 21:17
G.M
Volodymyr Zelensky
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar mbështetje urgjente nga Spanja dhe vendet e Amerikës Latin...