27 October 2026, 21:26
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përqendrim të pushtetit dhe pengim të rotacionit politik. Gjatë një interviste televizive, ai deklaroi se Rama nuk do të largohet nëse nuk vendos vetë të dorëzojë pushtetin.
I pyetur për përgjegjësinë e opozitës dhe pakënaqësinë e një pjese të qytetarëve ndaj saj, Berisha mbrojti rolin e Partisë Demokratike. Në lidhje me këtë ai tha se opozita është një mision politik. Berisha pretendoi gjithashtu se përqendrimi i pushtetit është rritur gjatë qeverisjes së socialistëve, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se nuk është zgjedhur përmes një procesi të drejtë politik.
Sali Berisha: Sali Berisha dorëzoi pushtetin në vitin 2013 me koalicionin e tij, 48% të pushteteve. Ndaj, i dashur, nga viti ’92 deri në vitin 2012 patën vend katër rotacione. Shqipëria kaloi kriza në rrugë demokratike. Më vonë, sipas këtij instituti, kur u fut drejtësia e tëra në xhep, Edi Rama dhe PS-ja, arrin të ketë 90% të pushtetit në vitin 2020. Padroni i tij në Beograd, që u përmbys, nuk ka pasur më shumë se 60% të pushtetit.
Nëse kryeministri vendos të mos e dorëzojë pushtetin, bëj ç’të duash, nuk ja merr dot! Ka dy rrugë, si Çaushesku ose padroni në Beograd. Tani i iku koha atij! Nuk ke parë në Shqipëri, djem dhe vajza që kanë dalë në protestë. Në këto 35 vite politikë, kam 13 vite në pushtet, të gjitha të tjerat në opozitë. Opozita është mision real, unë kam qëndruar në opozitë duke u votëbesuar me dhjetëra herë.
Nga viti 2009, Edi Rama nuk është votuar asnjëherë të vetme. Aty s’votohet njeri, janë të gjitha emërime. E nisi karrierën si kryeministër për 200 milionë euro të fshehura në bankat offshore. Berisha ka dy vettinge, i vetmi politikan në Europë, ku kanë gjetur zero! Kanë gjetur ligjin dhe vetëm ligjin./Dosja.al
sali berisha
Politike
27 October 2026, 21:21
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se mbështetja e demokratëve për protestën studen...
Politike
27 October 2026, 21:04
E.d
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike p&eu...
Politike
27 October 2026, 18:51
G.M
Ervin Salianji
TIRANË- Ish deputeti i Partsë Demokratike, Ervin Salianji ka kundërshtuar paketën fiskale 2027, duke akuzuar kryemini...
Politike
27 October 2026, 18:30
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Gjykata e Lartë ka vendosur që ankimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për çështjen e kallëzimit të b...
Politike
27 October 2026, 18:24
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Kuvendi do të zhvillojë seancën e radhës plenare të enjten, më 29 tetor, në orën 10:00. Njoftim...
Politike
27 October 2026, 17:43
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kundërshtuar nismën e Bajram Begaj pë...
Politike
27 October 2026, 16:59
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas kritikave për masat e reja fiskale, duke bërë me dije se qëndrimi i qeveri...
Politike
27 October 2026, 16:59
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se po rrit barrën fiskale për bizne...
Politike
27 October 2026, 16:08
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka folur sërish për konfliktin mes Gjykatës së Posaçme dhe Dhomës Komb&...
Politike
27 October 2026, 16:00
E.d
Bajram Begaj
TIRANA- Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike në konsultime për zgjedhjet e ardhshme vendore. Sipas informacioneve pa...