27 October 2026, 16:59
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se po rrit barrën fiskale për bizneset shqiptare, duke paralajmëruar falimentime dhe humbje të vendeve të punës.
Në një videomesazh nga selia e Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se paketa e paralajmëruar parashikon rritjen e taksës mbi dividentin nga 8% në 15%, tatimfitimit nga 15% në 17% dhe uljen e pragut të TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë.
Sipas liderit demokrat, këto masa do të ndikojnë edhe në rritjen e çmimeve për qytetarët. Berisha premtoi se kur PD të vijë në pushtet, do ta anulojë paketën dhe do të vendosë taksën e sheshtë 10%, do të rrisë pragun e TVSH-së në 15 milionë lekë dhe do ta ulë TVSH-në për ushqimet dhe mallrat bazë në 6%.
Videomesazhi i plotë:
Të dashur qytetarë dhe qytetare,
Mbrëmë, në një akt tinëzar, por aq edhe zuzar, pa konsultuar me asnjë faktor apo grup interesi, padrinoja i vendit, me Petrit Ballukun në financa, kanë njoftuar se do rrisin taksat qindra milionë euro për bizneset shqiptare.
Ata njoftojnë se do të dyfishojnë taksën mbi dividentin nga 8 në 15%, do të rrisin taksën mbi tatim fitimin nga 15 në 17%, do të ulin nivelin e xhiros së TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë. Me një fjalë, e vërteta është se do të çojnë drejt falimentimit me qindra e mijëra biznese dhe po kështu shkatërrimin e qindra mijëra vendeve të punës.
Miq, kjo masë pabesie vjen në një kohë kur për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës, në Shqipëri euro dhe dollari kanë pësuar zhvlerësimin më të madh në botë, përkatësisht 35%. Për rrjedhojë po kaq janë zhvlerësuar eksportet e vendit, prodhimi industrial ka rënë me 15.3%, eksportet kanë rënë me 28%.
Kjo rritje taksash shënon një falimentim të mëtejshëm, por dhe rritje të mëtejshme të çmimeve për shqiptarët. Dhe kur mendon se të gjitha këto përfundojnë në xhepat dhe llogaritë bankare të një organizate kriminale, krimi bëhet monstruoz.
Premtoj qytetarëve shqiptarë se Partia Demokratike do të anulojë këtë paketë dhe do vendosë taksën e sheshtë 10%, dhe se nivelin e pagesës së TVSH-së do ta ngrejë në 15 milionë lekë, ndërkohë ajo do të zbresë në 6% TVSH-në për ushqimet dhe mallrat bazë./Dosja.al
Sali Berisha
Politike
27 October 2026, 16:08
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka folur sërish për konfliktin mes Gjykatës së Posaçme dhe Dhomës Komb&...
Politike
27 October 2026, 16:00
E.d
Bajram Begaj
TIRANA- Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike në konsultime për zgjedhjet e ardhshme vendore. Sipas informacioneve pa...
Politike
27 October 2026, 14:51
Lista Studentore do ta vazhdojë dialogun me Kosovën, të zhvilluar gjatë qeverisjes së mëparshme. Kjo nënkupton edhe zbatimin...
Politike
27 October 2026, 14:32
E. D
deputetët e PS
TIRANË- Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ka zhvilluar mbledhjen e tyre online, ku dep...
Politike
27 October 2026, 14:14
E. D
KOSOVË- Makineritë e rënda qëndrojnë të fikura në disa pjesë të rrugës, ndërsa toka e gërryer,...
Politike
27 October 2026, 13:37
E. D
SHBA- Gazeta e njohur spanjolle EL MUNDO raporton se samiti i NATO-s i parashikuar për vitin 2027 në Tiranë rrezikon të mos zhvillohet. Sip...
Politike
27 October 2026, 13:22
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se deputetët e PD-së janë paraqitur në komisione për të dënuar dhu...
Politike
27 October 2026, 13:20
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha gjatë konferencës me gazetarët se PD do jetë në protest...
Politike
27 October 2026, 13:03
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar ashpër veprimet e policisë ndaj qytetarëve që...
Politike
27 October 2026, 13:01
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha falënderoi të gjithë kongresmenët dhe politikanët e huaj që kanë shpre...