27 October 2026, 18:51
Nga G.M
Ervin Salianji
TIRANË- Ish deputeti i Partsë Demokratike, Ervin Salianji ka kundërshtuar paketën fiskale 2027, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po rrit barrën tatimore mbi bizneset, sipërmarrjen dhe profesionet e lira. Sipas Salianjit, ndryshimet parashikojnë rritjen e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17%, tatimit mbi dividendin nga 8% në 15% dhe TVSH-së për turizmin nga 6% në 10%, si dhe uljen e pragut të TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë.
Gjatë reagimit të tij, Salianji pretendon se qeveria po ua kalon qytetarëve dhe bizneseve faturën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të parasë publike, teksa thekson se biznesi nuk duhet të trajtohet si burim financimi për shpenzimet e qeverisë. Fjalën e tij, ai e ka mbyllur me thirrje kundër kryeministrit Rama, si dhe thirrje për një politikë që mbështet punën, sipërmarrjen dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Reagimi:
Rama i shpall luftë sipërmarrjes, punés, bisnesit! Sa më shumë korrupsion aq më shumë taksa për biznesin, profesionet e lira, turizmin! Paketa fiskale 2027 është një goditje ndaj sipërmarrjes, punës dhe njerëzve që rrezikojnë kapitalin e tyre për të ndërtuar diçka në këtë vend.
Rrit tatimin mbi fitimin nga 15% në 17%. Pothuajse dyfishon tatimin mbi dividendin, nga 8% në 15%. Rrit TVSH-në për turizmin nga 6% në 10%. Ul pragun e TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë, duke futur më shumë biznese të vogla në skemë. Rama nuk po ndëshkon korrupsionin por e ka promovuar. Korrupsionin e qeverisjes së tij po ua faturon atyre që punojnë, investojnë dhe marrin përsipër rrezikun, qytetarëve që mbajnë shtetin!
Sa më shumë skandale, aq më shumë taksa. Sa më shumë shpërdorim të parasë publike, aq më shumë barrë mbi biznesin. Sa më shumë para që zhduken në aferat e pushtetit, aq më shumë para kërkon qeveria nga ata që i fitojnë me punë e sakrifica.
Faturën e korrupsionit të qeverisë e paguajnë njerëzit e ndershëm, ndërsa luksin e pushtetit e financojnë ata që punojnë! Ky është modeli i një qeverisjeje që nuk di të frenojë korrupsionin, nuk di të ulë kostot dhe nuk di të krijojë kushte për zhvillim. Di vetëm të kërkojë më shumë nga ata që prodhojnë.
E djathta beson te puna, prona, sipërmarrja dhe liria ekonomike. Beson se fitimi i ligjshëm është shpërblim për rrezikun dhe iniciativën, jo një burim që qeveria mund ta shfrytëzojë sa herë i duhen para. Biznesi nuk është bankomat i qeverisë. Sipërmarrësi nuk është fajtor pse punon dhe fiton. Qytetari nuk ka pse të paguajë faturën e abuzimit të pushtetit.
Shqipëria ka nevojë për një shtet që lufton korrupsionin, ul kostot, shpërblen punën dhe mbron ata që krijojnë pasuri e vende pune. Jo për një qeveri që ua merr frymën atyre që punojnë, për të mbajtur në këmbë një sistem gjithnjë e më të kushtueshëm për qytetarët.
Rama jep dorëheqjen!/Dosja.al
ervin salianji
Politike
27 October 2026, 18:30
E.d
Erion Veliaj
TIRANA- Gjykata e Lartë ka vendosur që ankimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për çështjen e kallëzimit të b...
Politike
27 October 2026, 18:24
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Kuvendi do të zhvillojë seancën e radhës plenare të enjten, më 29 tetor, në orën 10:00. Njoftim...
Politike
27 October 2026, 17:43
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kundërshtuar nismën e Bajram Begaj pë...
Politike
27 October 2026, 16:59
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas kritikave për masat e reja fiskale, duke bërë me dije se qëndrimi i qeveri...
Politike
27 October 2026, 16:59
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se po rrit barrën fiskale për bizne...
Politike
27 October 2026, 16:08
E.d
Ilir Meta
TIRANA- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka folur sërish për konfliktin mes Gjykatës së Posaçme dhe Dhomës Komb&...
Politike
27 October 2026, 16:00
E.d
Bajram Begaj
TIRANA- Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike në konsultime për zgjedhjet e ardhshme vendore. Sipas informacioneve pa...
Politike
27 October 2026, 14:51
Lista Studentore do ta vazhdojë dialogun me Kosovën, të zhvilluar gjatë qeverisjes së mëparshme. Kjo nënkupton edhe zbatimin...
Politike
27 October 2026, 14:32
E. D
deputetët e PS
TIRANË- Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik ka zhvilluar mbledhjen e tyre online, ku dep...
Politike
27 October 2026, 14:14
E. D
KOSOVË- Makineritë e rënda qëndrojnë të fikura në disa pjesë të rrugës, ndërsa toka e gërryer,...