18 November 2026, 13:57
Nga G.M
pamje
DURRËS- Vështirësitë për të tërhequr pensionet vijojnë të shqetësojnë të moshuarit në Durrës. Në filialin e Postës Shqiptare në zonën e Plazhit, pensionistët presin për orë të tëra në radhë, por në shumë raste largohen pa marrë pensionet e tyre.
Problematika lidhet me përfundimin e fondit ditor të parave në sportele, çka bën që një pjesë e qytetarëve të mos arrijnë të kryejnë tërheqjen e parave. Përgjigjja që marrin është të rikthehen ditën tjetër, duke u përballur sërish me pritje dhe pasiguri. Situata nuk paraqitet problematike vetëm në zonën e Plazhit, pasi të njëjtat vështirësi raportohen edhe në lagje të tjera të qytetit bregdetar.
“Jo vetëm aty dhe në lagje të tjera të Durrësit, situata është e ngjashme”, shprehet një pensionist.
Fluksi i krijuar në sportele përfshin jo vetëm pensionistët që kanë datën e përcaktuar për tërheqjen e parave, por edhe ata që janë detyruar ta shtyjnë marrjen e pensionit për shkak të mungesës në ditët e mëparshme. Pensionistët kërkojnë ndërhyrjen e Postës Shqiptare për të garantuar furnizimin e sporteleve me fonde të mjaftueshme, në mënyrë që të shmangen radhët e gjata dhe detyrimi për t'u kthyer disa herë për të marrë pensionin./Dosja.al
Pensionistët në Durrës
Aktualitet
18 November 2026, 13:32
G.M
foto ilustruese
FIER- Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në Fier, pasi u kap në flagrancë me lën...
Aktualitet
18 November 2026, 13:18
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Mullet të Tiranës, ku një 24-vje&cce...
Aktualitet
18 November 2026, 13:06
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Gjykata e Posaçme miratoi masën e dhënë në mungesë arrest në burg për Kevin Margjonin, pas ek...
Aktualitet
18 November 2026, 13:04
G.M
Një person duke valëvitur një flamur të Shqipërisë gjatë protestës antiqeveritare të 24 tetorit 2026 në Tiran...
Aktualitet
18 November 2026, 12:56
E.d
Prokuroria e Tiranës
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka dërguar ditën e sotme në gjyq administratoren dhe pronarin e shoqër...
Aktualitet
18 November 2026, 12:31
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër–Koplik, ku dy automjete janë përplas...
Aktualitet
18 November 2026, 12:13
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Mësohet se Bordi i Transparencë...
Aktualitet
18 November 2026, 12:09
I.A
TIRANË- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) renditet i pari në Evropë për rritjen e trafikut të pasagjerëve n&e...
Aktualitet
18 November 2026, 12:03
I.A
HIMARS
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, në një...
Aktualitet
18 November 2026, 10:41
E.d
Pamje nga sendet e sekuestruara
BELGJIKA- Policia belge ka goditur një rrjet të dyshuar të kultivimit të paligjshëm të kanabisit...