LIVE UPDATES
Aktualitet

11.7 milionë lekë të reja detyrime të papaguara dhe falsifikim dokumentash/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq pronarin dhe administratoren e “Nika” sh.p.k

Gjatë kontrollit tatimor ka rezultuar se shoqëria ka përdorur dy sisteme të mbajtjes së të dhënave kontabël.

18 November 2026, 12:56 Nga E.d
11.7 milionë lekë të reja detyrime të papaguara dhe
Prokuroria e Tiranës

TIRANA-  Prokuroria e Tiranës ka dërguar ditën e sotme në gjyq administratoren dhe pronarin e shoqërisë “Nika” sh.p.k., nën akuzat për fshehje të të ardhurave dhe falsifikim dokumentesh. Pronari i kompanisë, Llambi Nika, dyshohet se ka falsifikuar nënshkrimin e vëllait të tij, Pandeli Nika, bashkëortak në kompani, në disa vendime të asamblesë së ortakëve, duke i përdorur ato si dokumente të miratuara rregullisht. 

Gjatë kontrollit tatimor ka rezultuar se shoqëria ka përdorur dy sisteme të mbajtjes së të dhënave kontabël. Në pajisjen kompjuterike ku mbaheshin llogaritë e subjektit janë gjetur “Bilance online N”, për faturat e brendshme të lëshuara dhe të pafiskalizuara, dhe “Bilanci shpk”, për faturat e fiskalizuara. Sipas Drejtorisë së Hetimit Tatimor, detyrimi tatimor i papaguar në principal arrin në 11.707.612 lekë të reja. 

Hetimet në kuadër të këtij rasti, kanë ngritur dyshime se shitjet reale regjistroheshin në vlera më të larta se ato që deklaroheshin. Kjo skemë kishte si qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Administratorja akuzohet për “Fshehje të të ardhurave”, ndërsa pronari Llambi Nika për “të dokumenteve”. Për të dy është caktuar masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, me qëllim garantimin e pranisë së tyre gjatë procedimit penal.

Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:

‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘fshehje e të ardhurave’, Prokuroria e Tiranës jep masa sigurimi dhe dërgon në gjyq administratoren dhe pronarin e ‘Nika’ sh.p.k.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dërgon në gjyq dhe dha masa sigurimi “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për shtetasen A.N., për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga neni 180/3 i Kodit Penal si dhe për shtetasin Ll.N., për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, në formën e përdorimit të dokumentit të falsifikuar, të parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.8940 të vitit 2025, nisën pas kallëzimit të shtetasit P.N., vëllait të të kallëzuarit si bashkëortakë në shoqërinë tregtare ‘Nika’ shpk., veprimtari e cila përfshin tregtinë me shumicë dhe pakicë të artikujve industrialë, bujqësorë, blegtoralë dhe ushqimorë; materialeve të ndërtimit; materialeve hidraulike, hidrosanitare dhe elektrike; etj.

Sipas kallëzuesit, i vëllai, shtetasi Ll.N. ka përpiluar dhe nënshkruar në emër të tij disa vendime të asamblesë së ortakëve dhe këto dokumente janë paraqitur si vendime të miratuara dhe të nënshkruara nga ortakët. Kallëzuesi deklaron se nuk i ka nënshkruar ose miratuar dhe se përmbajtja e tyre nuk pasqyron vullnetin e asamblesë së ortakëve, në të cilën ai bën pjesë. Sipas tij shtetasi Ll.N. ka vepruar në mënyrë të njëanshme, pa dijeninë dhe pa pëlqimin e tij, duke falsifikuar nënshkrimet e ortakut dhe përmbajtjen e vendimeve, me qëllim përdorimin e tyre si dokumente të vërteta, për përfitim personal dhe për manipulimin e të dhënave tregtare dhe administrative të shoqërisë “NIKA” sh.p.k.

Gjatë kontrollit tatimor ka rezultuar se shoqëria ka përdorur dy sisteme të mbajtjes së të dhënave kontabël. Në pajisjen kompjuterike ku mbaheshin llogaritë e subjektit janë gjetur “Bilance online N”, për faturat e brendshme të lëshuara dhe të pafiskalizuara, dhe “Bilanci shpk”, për faturat e fiskalizuara.

Në mbështetje të akuzës për fshehjen e të ardhurave është edhe detyrimi tatimor në principal prej 11.707.612 lekësh, i përcaktuar në shkresën nr. 7583/3 prot., datë 20.05.2026, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtoria e Hetimit Tatimor.

Në vijim të vlerësimit të akteve të administruara, u urdhërua regjistrimi i emrave të A.N., për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, të parashikuar nga neni 180/3 i Kodit Penal, dhe Ll.N., për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, në formën e përdorimit të dokumentit të falsifikuar, të parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal. Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtoria e Hetimit Tatimor, përcakton detyrimin tatimor në principal në shumën 11.707.612 lekë dhe përgjegjësia që i atribuohet shtetases A.N. në cilësinë e saj si administratore e shoqërisë dhe në administrimin e deklarimin e veprimtarisë së saj. Mbajtja e regjistrimeve të shitjeve reale paralelisht me deklarimin e vlerave më të ulëta, në mënyrë të përsëritur, mbështet dyshimin për fshehje me dashje të të ardhurave, me qëllim shmangien e pagimit të detyrimeve tatimore. Masa e kërkuar synon të pengojë largimin nga territori shqiptar pa autorizim gjyqësor dhe të sigurojë disponueshmërinë e secilit person për procedimin./Dosja.al

Prokuroria e Tiranës

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...