18 October 2026, 08:47
Nga G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se i ka dëgjuar çdo ditë protestuesit dhe tha se prej tyre nuk ka pasur kërkesa konkrete për dialog. Gjatë një dalje "Live" në rrjete sociale, Rama kërkoi që të bindet se pse duhet të largohet nga pushteti, përmes argumenteve dhe jo thirrjeve për ndëshkim.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se qeveria ka reflektuar ndaj kritikave dhe se po zbaton mësimet e nxjerra nga faza e parë e protestave. Ai theksoi se transparenca dhe publikimi i informacionit në 'Flamingo Mirror' kanë rrëzuar, konspiracionet dhe pretendimet e ngritura nga kundërshtarët.
“Jo , ne i kam patur kërkesat po...”, - I thashë, dhe mbi të gjitha keni ardhur aty në 140 e kusur ditë dhe asnjëherë nuk keni trokitur tek dera. Dhe të trokisni dhe të thoni ''duam të të themi këtu sy më sy, me njerëzillëk që pse duhet të ikësh”. Se me britma, me ‘’burg, burg, burg’, me ‘’o në burg, o në litar’’ si në ato sheshet e mesjetës ku shtrigat inkuizicioni i digjte në turrën e druve dhe njerëzit eksitoheshin duke parë mish njeriu në zjarr, s’jemi më në shekullin XXI; s’jemi më në atë që kemi zgjedhur. Sistem demokratik! Ti do që unë të iki, kjo është gjëja më normale në botë po si do iki unë? Si? Ti thua që duhet të ikësh sepse... ti hajde të paktën më bind se mbase i thashë, më bind ti pse duhet të iki unë ose të bind unë pse s’duhet të iki unë. “Jo po, këta ‘’kllounët’’, jo po nuk keni reflektuar”. Ne nuk kemi reflektuar? Ne kemi dëgjuar.. unë e kam dëgjuar me shumë kujdes dhe unë jo vetëm e kam dëgjuar me shumë kujdes por ne kemi dalë nga ajo faza e parë e masivitetit të flamingove, me mësime të cilat po i vëmë në jetë sot që flasim një e nga një dhe nuk po ju kthehem tek “Besa”, tek ‘’Prania besnike’’, tek ‘’Pasqyra e flamingos’’ dhe meqë ra fjala për Zvërnecin, nuk e dëgjoj më Zvërcenin sepse te gjitha ato dokumenta dhe e gjithë e vërteta është online tanimë transparente dhe kështu do të bëjmë me të gjitha çështjet. Është e gjitha transparente. Të gjitha konspiracionet kanë rënë sepse janë aty tek ‘’Pasqyra e flamingos’’, ‘’Flamingomirror.al’ mund të klikoni dhe aty kanë marrë përgjigje qindra pyetje që janë bërë. Por unë e thashë qysh atëherë, shumëkush nuk doli atje për Zvërnecin, shumëkush doli atje për halle dhe për probleme të tjera dhe pikërisht pse ne i kemi dëgjuar dhe pikërisht pse kemi reflektuar, po shkojmë përtej këtyre , po shkojmë përtej ‘’Pasqyrë Albania’’ e cila po bëhet gati për të pasur atë që para ca javësh po pas reflektimit tonë këtu, pra nuk është diçka që po e kopjojmë e kam fjalën se s’po them që, Presidenti Trump doli dhe e lançoi si pasqyrën digjitale me AI të shtetit, ku njerëzit shkojnë dhe shohin dhe në atë ‘’Pasqyrë Albania’’ që do të përshijë dhe e-Albanian brenda, ne po e bëjmë hallin si një pako postale e DHL-së ku ti e ndjek online hallin dhe ku halli yt nuk humbet më në ‘’oqeanin” , në thellësinë e “oqeanit’’ të burokracisë, por siç e ndjek ti, e ndjek edhe unë dhe dimë ku ka ngecur dhe kush është personi përgjegjës, por nuk po flas për këtë. Po ju them reflektimin tim tjetër, është një ligj, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
18 October 2026, 08:50
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar dhunën e protestuesve gjatë demostratave në kryeqytet. Gjatë një dalje "Live...
Politike
18 October 2026, 08:41
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se studentët që po protestojnë në bulevard janë pengje të një grup...
Politike
18 October 2026, 08:36
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të punonjësve të policisë për dhunën barbarë ndaj student&e...
Politike
18 October 2026, 08:40
G.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar se dy ditë më parë në ambientet e Kryeministrisë është ne...
Politike
18 October 2026, 08:38
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka quajtur kriminelë studentët dhe nxënësit që gjuajnë efektivët e policisë me gur&e...
Politike
18 October 2026, 08:21
I.A
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se personat e maskuar që kanë ushtruar dhunë gjatë protestave nuk përfaq&eum...
Politike
18 October 2026, 08:17
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë gjatë protestave të dhunshme, du...
Politike
17 October 2026, 22:52
E.d
Keith Self
TIRANA- Kongresmeni republikan amerikan Keith Self ka reaguar pas protestave masive që kanë përfshirë vendin. Përmes...
Politike
17 October 2026, 22:33
E.d
Deputetët e PD
TIRANA- Një situatë e rëndë dhe e paprecedentë po zhvillohet aktualisht në ambientet e Spitalit të Tra...
Politike
17 October 2026, 22:23
E.d
Robert Aderholt
TIRANA- Kongresmeni amerikan, Robert Aderholt ka reaguar për protestat e studentëve të cilat po zhvillohen prej pesë dit...