18 October 2026, 08:38
Nga I.A

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka quajtur kriminelë studentët dhe nxënësit që gjuajnë efektivët e policisë me gurë, zara hekuri dhe vida. Gjatë një dalje 'Live' në Facebook, Rama tha se është përpjekur të shmangë përfshirjen në situatën e krijuar dhe të mos bjerë në grackën e dhunës që kërkon gjakderdhje.
Në fund, Rama pranoi se personat që përfshihen në akte të tilla janë të rinj shqiptarë, studentë dhe nxënës dhe se jeta e tyre mbetet e çmuar.
"Me një pikë uji në oqeanin e çudirave që thuhen dhe përhapen dhe vendosa të jem këtu sot, t’ju shoh në sy dhe të më shikoni në sy dhe të përpiqem të them gjërat e mia pasi për disa ditë, qysh se kjo flamë ka nisur jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e të koordinoj me shumë durim një përpjekje aspak të lehtë për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Kërkohet gjak! Dhe unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar, ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk, në këtë perimetër, jo një kazan, jo një makinë, po ku nuk u prek me asgjë. Asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe ku u vranë me plumba nga kjo godinë 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, të cilët nuk shkuan dot as në spital se edhe në spital i priste përsëri druri, dhe u mjekuan nëpër shtëpira. Përtej faktit që ata që qëllojnë me gurë e qëllojnë me zare hekuri e me vida, për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, përsëri unë e kam mirë parasysh që ata janë fëmijë “të verbër’’ të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditësKështu që, vetëpërmbajtja është A-ja dhe Zh-ja e kësaj historie, ndërkohë që patjetër që dëmet nuk janë më të vogla, por ndreqen edhe ndreqen shpejt përsa i përket dëmeve fizike, tha ai./Dosja.al
edi rama
Politike
18 October 2026, 08:21
I.A
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se personat e maskuar që kanë ushtruar dhunë gjatë protestave nuk përfaq&eum...
Politike
18 October 2026, 08:17
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë gjatë protestave të dhunshme, du...
Politike
17 October 2026, 22:52
E.d
Keith Self
TIRANA- Kongresmeni republikan amerikan Keith Self ka reaguar pas protestave masive që kanë përfshirë vendin. Përmes...
Politike
17 October 2026, 22:33
E.d
Deputetët e PD
TIRANA- Një situatë e rëndë dhe e paprecedentë po zhvillohet aktualisht në ambientet e Spitalit të Tra...
Politike
17 October 2026, 22:23
E.d
Robert Aderholt
TIRANA- Kongresmeni amerikan, Robert Aderholt ka reaguar për protestat e studentëve të cilat po zhvillohen prej pesë dit...
Politike
17 October 2026, 20:49
E.d
Pamje
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas për plagosjen e studentëve gjatë protestës së...
Politike
17 October 2026, 20:39
E.d
Joe Wilson
TIRANA- Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar me shqetësim për përshkallëzimin e protestave në Shq...
Politike
17 October 2026, 20:25
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka kërkuar kryeministir të vendit, Edi Rama të jap dorëheqjen, pasi s...
Politike
17 October 2026, 16:17
E.d
Sandër Lleshaj
TIRANË - Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u ka bërë thirrje studentëve të tregojnë kujdes...
Politike
17 October 2026, 12:37
E. D
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, prezantoi masat që PD propozon për studentë...