LIVE UPDATES
Politike

"Po krijojnë idenë se këtu kanë ardhur izraelitët"/ Rama: Pas ekstremeve politike, qëndron matufi që mbart të keqen e mbrapshtë që e përndjek Shqipërinë prej 1912-ës

Gjatë një dalje "Live" në rrjetet sociale ai ka hedhur poshtë pretendimet se në vend mund të kenë mbërritur izraelitët, me qëllim që ta mbështesin dhe të ushtrojnë dhunë mbi protestuesit.

18 October 2026, 08:50 Nga G.M
"Po krijojnë idenë se këtu kanë ardhur
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar dhunën e protestuesve gjatë demostratave në kryeqytet. Gjatë një dalje "Live" në rrjetet sociale ai ka hedhur poshtë pretendimet se në vend mund të kenë mbërritur izraelitët, me qëllim që ta mbështesin dhe të ushtrojnë dhunë mbi protestuesit.

Në fjalën e tij, ai nuk i kurseu kritikat edhe për pretendimet e përfshirjeve të ushtarëve serb në protestë, ndërsa i cilësoi si marrëzi. Kryeministri akuzoi ekstremistët politikë se po nxisin dhe financojnë dhunën, ndërsa i etiketoi protestuesit si 'kokë boshë'.

"Simpatia dhe mbështetja për këtë është një gjë tjetër. Ata që nuk duan Partinë Socialiste në pushtet, janë të prirur ta relativizojnë dhunën dhe bëjnë gabim që mendojnë se kjo punë zgjidhet me dhunë dhe është çështje ditësh. Duart e huaja. Sigurisht kush po përpiqet dhe pse po përpiqet të krijojë idenë që këtu kanë ardhur izraelitët, që këtu siç thoshte një lajmi i rremë i përhapur me shumë shpejtësi zbresin çdo ditë 1000 izraelitë për të mbështetur mua dhe regjimin sionist dhe për të rrahur a vrarë fëmijë, kujt i intereson? Kush i bën këto? Ky është një konglomerat Antifa që frymëzon atë pjesë të të rinjve që janë të ekstremizuar, ekstremet politike me të dy tipologjitë e karagjozëve, një neokomunist nga një anë tërësisht i lajthitur në çfarë thotë e në çfarë kërkon dhe një neoballist nga ana tjetër që nxit dhunë, që paguan për të bërë dhunë dhe që nuk ndalet yshtjen e dhunës dhe pas këtyre ekstremeve politike në mes të cilave qëndron patjetër Matufi që prej 35 vjetësh mbart atë misionin e mbrapsht të së keqes që e përndjek Shqipërinë qysh prej 1912-s vijnë pastaj edhe ekstremistët e fesë, në një vend që s'ka pasur kurrë probleme dhe s'ka për te pasur probleme fetare. Dhe na ka dalë Izraeli, na kanë dalë çifutët. Në ndërkohë, qe ky vend e kam thënë gjithmonë sot është më i fortë se kurrë në arenën ndërkombëtare sepse sot ka më shumë miq se ç’ka pasur ndonjëherë dhe po, Izraeli është një vend mik, siç është një vend mik Katari dhe Katari me Izraelin, nuk kanë asnjë marrëdhënie diplomatike. Dhe aty ku u kap filli për të tjerë gjithë këtë litar qe tani duan ta kthejnë në zinxhir në këmbët e Shqipërisë në fakt nuk ishte një investim i Izraelit, por është një investim amerikan dhe katarez që thuhet, patjetër që njëri prej amerikanëve është hebre, por vëllezërit sirianë, qytetarët e Katarit bashkëpunojnë me të për të bërë një investim në Shqipëri dhe këtu na dilka që banka e investimeve të Katarit na financoka çifutët dhe financoka ndërtimin e një qyteze për të sjellë, njëherë thonë do sjellin palestinezët e zhvendosur, njëherë thonë do sjellin çifutët në Vlorë dhe qershia mbi tortën e kësaj marrëzie, janë ushtarët serbë që na paskan ardhur këtu dhe që qenkan nën uniformën e atyre djemve dhe atyre burrave që i kanë pagat sot më të ulëta se të shumëkujt në këtë shtet që marrin gurë me breshëri, që digjen si të ishin armiq të këtij vendi dhe që u dyshokan se qenkan dhe serbë. Kjo është një marrëzi, po nuk është kolektive për fat të mirë dhe nuk ka për ta përfshirë popullin shqiptar. Nuk do t'i përfshijë as ata, që janë kundër kësaj qeverie. Sepse këtë film, ne e kemi parë ndryshe nga Franca, ndryshe nga Italia, ndryshe nga Portugalia, ndryshe nga Brukseli dhe Belgjika, ku ndodhi e njëjta gjë, ndryshe nga Spanja, ndryshe nga të tëra këto vende, ku kjo flamë e quajtur Antifa, një flamë lunatikësh, neokomunistë, po i marrin të keqen atyre të parëve, Karl Marksit, e kujt i erdhi mbrapa se të paktën ata i kishin mend në kokë. tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...