LIVE UPDATES
Bota

OKB-ja kërkon mobilizimin e shteteve për t’u përballur me fenomenin El Ninjo

OKB-ja bëri thirrje për masa parandaluese për të mbrojtur miliona njerëz që janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve, përpara se të jetë vonë.

21 October 2026, 18:00 Nga G.M
OKB-ja kërkon mobilizimin e shteteve për t’u përballur me
Zyrtarë të OKB-së gjatë konferencës për media të mbajtur në Gjenevë lidhur me pasojat që pritet të sjellë fenomeni klimatik, El Ninjo.

Fenomeni klimatik El Ninjo, që po prek planetin, po merr përmasa të papara, paralajmëroi të mërkurën Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke u bërë thirrje shteteve të ndërmarrin urgjentisht masa për t’u përgatitur për skenarët më të këqij. El Ninjo pritet të arrijë kulmin në dhjetor, por pasojat për njerëzit nga temperaturat ekstreme, përmbytjet dhe thatësira që lidhen me të, pritet të vazhdojnë deri në vitin 2027 dhe më tej.

OKB-ja bëri thirrje për masa parandaluese për të mbrojtur miliona njerëz që janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve, përpara se të jetë vonë.

“Fenomeni aktual El Ninjo mund të jetë e paprecedentë për nga fuqia: përtej kufijve të grafikëve të monitorimit që kemi përdorur gjatë katër dekadave të fundit”, tha Celeste Saulo, drejtuesja e agjencisë së OKB-së për motin dhe klimën.

“Ne tashmë jemi dëshmitarë të ngjarjeve ekstreme të motit dhe presim që ato të shtohen e të shkaktojnë pasoja zinxhirore, teksa El Ninjo intensifikohet”, tha drejtuesja e Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM) në një konferencë për media në Gjenevë, së bashku me shefin e ndihmave të OKB-së, Tom Fletcher.

Ata bënë thirrje për “veprim urgjent dhe të koordinuar paraprakisht” për të mbrojtur komunitetet më të cenueshme, të cilat veçse jetojnë në kushte të vështira.

“Ne nuk mund ta ndalim El Ninjon, por mund të parandalojmë shumë nga pasojat e tij më të rënda për njerëzit”, tha Saulo.

Fletcher e përshkroi El Ninjon si një fenomen shkatrrimtar, që do të shkaktojë kaos në Amerikën Latine, Afrikën Lindore dhe Jugore, Azi dhe rajonin e Paqësorit. Ai tha se pasojat afatgjata “do të ndihen për muaj të tërë dhe potencialisht për vite me radhë... sepse kemi kriza që mbivendosen njëra mbi tjetrën”.

Ai përmendi konfliktet dhe zhvendosjet e mëdha të popullsisë, rritjen e ndjeshme të çmimeve të karburanteve, plehrave kimike dhe ushqimeve, si dhe shkurtimet e mëdha të ndihmave.

“Rreziku është që dhjetëra miliona njerëz të shtyhen drejt nevojës për ndihmë humanitare”, theksoi ai, duke paralajmëruar se 50 milionë njerëz mund të përballen me uri.

Fletcher, ndërkaq, tha se dy javët e ardhshme janë “kritike për të vepruar”. Ai paralajmëroi se dëmet nga El Ninjo nuk do të kufizohen vetëm në vendet që do të goditen drejtpërdrejt.

“Ai do të shkaktojë goditje ekonomike për ekonominë globale dhe do të nxisë konflikte të mëtejshme, zhvendosje të popullsisë dhe migrim”, tha ai.

“Po jap alarmin se sistemi humanitar... nuk mund ta përballojë i vetëm një kërcënim të kësaj përmase”.

Ai u bëri thirrje vendeve, bankave për zhvillim dhe institucioneve financiare ndërkombëtare që të vënë në dispozicion fondet “përpara se të shkaktohen dëmet”. Fletcher tha se kishte vënë në dispozicion 50 milionë dollarë për të ndihmuar 11 vende që janë të rrezikuara drejtpërdrejtë, përfshirë Çadin, El Salvadorin, Etiopinë, Somalinë dhe Sudanin e Jugut.

Fenomeni El Ninjo rrit temperaturat e sipërfaqes së ujit në pjesën qendrore dhe lindore të Oqeanit Paqësor pranë ekuatorit, duke shkaktuar ndryshime globale në erëra, presion atmosferik dhe modelet e reshjeve të shiut. Ky fenomen ndodh zakonisht çdo dy deri në shtatë vjet dhe zgjat rreth nëntë deri në 12 muaj.

Kushtet luhaten mes El Ninjos dhe të kundërtës së tij, La Ninja, me kushte neutrale në periudhën ndërmjet dy fenomeneve. Ky fenomen natyror i motit pritet të shkaktojë temperatura më të larta në pjesën më të madhe të planetit, duke i shtuar efektet e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga aktiviteti i njeriut.

Parashikimi i fundit i publikuar nga OKB-ja thotë se temperaturat e sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor tropikal, që është epiqendra e El Ninjos, mund të rriten deri në 3.8 gradë Celsius mbi mesataren gjatë periudhës nëntor-janar. Këto shifra janë shumë më të larta sesa vlerat tipike që shkaktohen nga fenomeni El Ninjo.

Teksa El Ninjo zakonisht arrin kulmin ndërmjet nëntorit dhe shkurtit, rritja e temperaturave që vjen si pasojë e tij zakonisht ndodh më vonë. Fenomeni i fundit El Ninjo kontribuoi që viti 2023 të ishte viti i dytë më i nxehtë i regjistruar, ndërsa viti 2024 shënoi rekordin e të gjitha kohërave. El Ninjo aktual veçse ka goditur rëndë disa rajone, përfshirë Amerikën Qendrore, ku kafshët po ngordhin dhe të mbjellat po shkatërrohen si pasojë e thatësisë./REL

el nino OKB

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin