21 October 2026, 17:10
Nga G.M
Helen Haines
AUSTRALI- Deputetja e pavarur australiane Helen Haines, 65 vjeçe, ka humbur të dyja këmbët pasi u godit nga një automjet jashtë zyrës së saj elektorale në qytetin Wangaratta, në shtetin e Viktorias. Policia dyshon se bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm, ndërsa një 43-vjeçar është arrestuar dhe përballet me disa akuza penale.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, ngjarja ndodhi të hënën, më 19 tetor, rreth 240 kilometra në verilindje të Melburnit. Haines u transportua me urgjencë në një spital në Melburn, ku iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale. Fillimisht, mjekët amputuan këmbën e saj të majtë, ndërsa më pas u detyruan të hiqnin edhe këmbën e djathtë, pasi nuk arritën ta shpëtonin.
Në një deklaratë për mediat, bashkëshorti i deputetes, Phil Haines, konfirmoi rëndësinë e plagëve të marra nga gruaja e tij, por theksoi se ajo ka mbijetuar dhe se gjendja e saj është e qëndrueshme, sipas vlerësimit të tij. Ai u shpreh se rruga drejt rikuperimit do të jetë e gjatë dhe e vështirë, por familja beson te forca e saj për ta përballuar këtë periudhë. Phil Haines falënderoi gjithashtu ekipet mjekësore dhe qytetarët që kanë shprehur solidaritetin e tyre.
I dyshuari doli para gjykatës
I dyshuari, Brendan Nugent, 43 vjeç, u paraqit të mërkurën para gjykatës në Wangaratta. Ai akuzohet, ndër të tjera, për drejtim të rrezikshëm të automjetit që ka shkaktuar lëndime të rënda, shkaktim të qëllimshëm të lëndimeve të rënda dhe dëmtim të një zyrtari publik federal.
Mësohet se, ndaj tij janë ngritur edhe akuza të tjera, ndërsa policia nuk ka përjashtuar mundësinë e shtimit të akuzave gjatë hetimeve. I dyshuari nuk kërkoi lirimin me kusht dhe çështja pritet të rikthehet në gjykatë më 4 shkurt të vitit të ardhshëm.
Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe motivin e mundshëm të ngjarjes. Sipas raportimeve të mediave australiane, familjarët e të dyshuarit kanë deklaruar se ata e njihnin prej më shumë se 20 vitesh deputeten, duke e cilësuar atë që ndodhi si një ngjarje tronditëse dhe të paimagjinueshme.
Haines përfaqëson zonën elektorale Indi në Parlamentin Federal të Australisë që prej vitit 2019. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në vend dhe ka rikthyer debatin mbi sigurinë e përfaqësuesve politikë dhe rritjen e kërcënimeve ndaj tyre./Dosja.al
Helen Haines
Bota
21 October 2026, 16:54
G.M
pamje e mjetit të aksidentuar
SHBA- Një aksident fatal në shtetin amerikan të Utah-s ka marrë një kthesë të pazakont&e...
Bota
21 October 2026, 16:48
G.M
Gadi Eisenkot
IZRAEL- Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë politikë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ka përjash...
Bota
21 October 2026, 16:23
G.M
Japonia
JAPONI- Japonia po përballet me temperatura të pazakonta për këtë periudhë të vitit, pasi termometri kaloi 30 gra...
Bota
21 October 2026, 16:19
G.M
pamje
KORE E JUGUT- Pas më shumë se një muaji i bllokuar në një kanal në qytetin Busan të Koresë së Jugut, nj&eum...
Bota
21 October 2026, 16:13
G.M
Javier Milley
ARGJENTINA- Presidenti i Argjentinës, Javier Milley, ka sulmuar ashpër kryeministrin socialist të Spanjës, Pedro Sánc...
Bota
21 October 2026, 16:11
G.M
EGJIPT- Egjipti ka kundërshtuar kategorikisht ratifikimin nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë të memorandumit detar të nënshk...
Bota
21 October 2026, 16:06
G.M
Recep Tayyip Erdoga
TURQI- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka përshëndetur ratifikimin nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë, me se...
Bota
21 October 2026, 15:58
G.M
Sergio Mattarella
ITALI- Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, ka përcjellë një mesazh të fortë për mënyrën se ...
Bota
21 October 2026, 15:46
G.M
Booking.com
EVROPË- Komisioni Evropian po heton Booking.com për të parë nëse platforma e njohur e rezervimit të akomodimi...
Bota
21 October 2026, 15:37
E. D
KOLUMBI- Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar një sasi masive prej 7.6 tonësh kokainë në portin e Kartagjenës, e cila ish...