Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Peshkaqeni, i cili u pagëzua me nofkën “Bukangi”, sipas emrit korean të portit verior të qytetit, kishte tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve që prej mesit të shtatorit, kur u vu re për herë të parë në ujërat e kanalit të ngushtë.
KORE E JUGUT- Pas më shumë se një muaji i bllokuar në një kanal në qytetin Busan të Koresë së Jugut, një peshkaqen femër, gati tre metra i gjatë, është rikthyer më në fund në det të hapur, falë një operacioni të veçantë shpëtimi të organizuar nga autoritetet lokale.
Peshkaqeni, i cili u pagëzua me nofkën “Bukangi”, sipas emrit korean të portit verior të qytetit, kishte tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve që prej mesit të shtatorit, kur u vu re për herë të parë në ujërat e kanalit të ngushtë. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai kishte qëndruar në të njëjtën zonë, duke notuar ngadalë dhe shpesh në rrathë, ndërsa pendët i dilnin herë pas here mbi sipërfaqen e ujit.
Mediat e huaja raportojnë se, qëndrimi i zgjatur në kanal shkaktoi shqetësim te ekspertët, të cilët paralajmëruan për rreziqet që mund t’i kanoseshin peshkaqenit. Sipas vlerësimeve, nuk kishte shenja të qarta se ai ishte ushqyer gjatë periudhës së izolimit, ndërsa ulja graduale e temperaturës së ujit shtonte rrezikun për shëndetin e tij.
Autoritetet kishin tentuar ta nxirrnin në det të hapur më 29 shtator dhe më 2 tetor, por të dyja përpjekjet kishin dështuar. Në operacionet e mëparshme u përdorën varka dhe rrjeta, por peshkaqeni arriti t’u shmangej varkave dhe të kalonte mbi pengesat e vendosura në kanal.
#IGR: South Korean authorities have launched a third attempt to guide Bukangi, an endangered female dusky shark, back into the open sea after it spent more than a month trapped in a canal in Busan. The 3-metre-long shark has reportedly suffered minor injuries after brushing against the canal walls. With no signs of feeding and temperatures expected to drop, officials are concerned about its health. The shark has also attracted widespread public attention, drawing more than 1.6 million visitors to the waterfront park by October 20.
— India Global Review (@IGR_Media) October 21, 2026
Platforma lundruese bëri të mundur shpëtimin
Në përpjekjen e tretë, të zhvilluar të mërkurën, ekipet e shpëtimit ndryshuan strategji, duke përdorur një platformë të madhe lundruese për ta drejtuar gradualisht peshkaqenin drejt daljes së kanalit. Punonjësit në platformë përdorën rrema për të orientuar lëvizjen e tij dhe për ta penguar të kthehej pas. Ndërkohë, dhjetëra persona të tjerë të vendosur në të dyja anët e kanalit tërhoqën litarët për të zhvendosur strukturën.
Operacioni u ndoq nga qindra qytetarë, të cilët u mblodhën përgjatë brigjeve për të parë përpjekjet e shpëtimit. Ekipet arritën ta zhvendosnin platformën rreth një kilometër, duke vendosur edhe rrjeta shtesë për të parandaluar kthimin e peshkaqenit në pjesën e brendshme të kanalit.
Pasi arriti në dalje, peshkaqeni qëndroi për pak kohë në zonë, përpara se të drejtohej përfundimisht drejt detit të hapur. Përfundimi me sukses i operacionit u njoftua nga kryetari i bashkisë së Busanit, Chun Je-soo, i cili falënderoi qytetarët për interesimin dhe vëmendjen e treguar gjatë gjithë periudhës që peshkaqeni qëndroi i bllokuar.
Shpëtimi i “Bukangit” u kthye në një ngjarje që tërhoqi vëmendjen e publikut, ndërsa pamjet e operacionit të pazakontë u shpërndanë gjerësisht në internet./Dosja.al
Javier Milley ARGJENTINA- Presidenti i Argjentinës, Javier Milley, ka sulmuar ashpër kryeministrin socialist të Spanjës, Pedro Sánc...
EGJIPT- Egjipti ka kundërshtuar kategorikisht ratifikimin nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë të memorandumit detar të nënshk...
Recep Tayyip Erdoga TURQI- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka përshëndetur ratifikimin nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë, me se...
Sergio Mattarella ITALI- Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, ka përcjellë një mesazh të fortë për mënyrën se ...
Booking.com EVROPË- Komisioni Evropian po heton Booking.com për të parë nëse platforma e njohur e rezervimit të akomodimi...
KOLUMBI- Autoritetet kolumbiane kanë sekuestruar një sasi masive prej 7.6 tonësh kokainë në portin e Kartagjenës, e cila ish...
harta IZRAEL- Izraeli ka dënuar ratifikimin nga Dhoma e Përfaqësuesve e Libisë të Memorandumit të Juridiksionit De...
pamje RUSI- Një avion luftarak rus i tipit Su-30 është rrëzuar më 21 tetor në rajonin e Kaliningradit, gjatë një ...
Emmanuel Macron FRANCA- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka kritikuar ashpër komentet e udhëheqësve të huaj lidhur me incidentet e dhun...
Shtetasi amerikan Stephen Hubbard Stephen Hubbard, shtetas amerikan 74-vjeçar nga Miçigani, i cili u akuzua se i ishte bashkuar forcave të ...