LIVE UPDATES
Aktualitet

Operacioni ‘Ura’/ Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kërkon konfiskimin e 9.1 milionë euro pasuri

Në listën e subjekteve tregtare janë “Marquess” sh.p.k., “Felix Vinum” sh.p.k., agjencia e udhëtimit “Dubai im” sh.p.k. dhe shoqëria televizive kabllore “Vlora CABLE” sh.p.k., si dhe një person fizik i identifikuar me inicialet “O. Sh”.

18 November 2026, 14:05 Nga E.d
Operacioni ‘Ura’/  Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion
Prokuroria e Posaçme

TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për konfiskimin e pasurive, në kuadër të procedimit pasuror nr. 10 të vitit 2025.

Përmes një njoftimi zyrtar, SPAK bën me dije se pasuritë janë identifikuar gjatë hetimeve pasurore të lidhura me procedimin penal nr. 36 të vitit 2019, që ka në fokus veprat penale të trafikimit të narkotikëve, grupit të strukturuar kriminal dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Nga hetimet, ekspertimet kontabël dhe vlerësimet e kryera janë evidentuar pasuri në emër të personave nën hetim, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta, të cilat, sipas Prokurorisë, nuk justifikohen nga burime të ligjshme të ardhurash.

Në listën e pasurive për të cilat kërkohet konfiskimi përfshihen tre automjete, kuota në katër shoqëri tregtare dhe një person fizik, si dhe 24 pasuri të paluajtshme. Bëhet fjalë për automjete të markave BMW dhe Mercedes-Benz, përfshirë një Mercedes AMG GLE 63 4MATIC të vitit 2017 dhe një BMë X6 të vitit 2021.

Në listën e subjekteve tregtare janë “Marquess” sh.p.k., “Felix Vinum” sh.p.k., agjencia e udhëtimit “Dubai im” sh.p.k. dhe shoqëria televizive kabllore “Vlora CABLE” sh.p.k., si dhe një person fizik i identifikuar me inicialet “O. Sh”. Pjesa më e madhe e pasurive të paluajtshme ndodhet në Durrës. Ato përfshijnë apartamente, njësi tregtare, truall dhe ndërtesa, me sipërfaqe të ndryshme, ndërsa në Vlorë janë evidentuar edhe dy vende parkimi. 

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi më 17.11.2026 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim për konfiskimin e pasurive në kuadër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr. 85/2020, datë 2.7.2020.

Ky procedim pasuror është regjistruar mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr.36 të vitit 2019, për veprat penale;“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal.

 
Nga hetimet e kryera në kudër të procedimit pasuror nr.10 të vitit 2025, ekspertimet kontabël dhe vlerësues të kryer u identifikuan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe shoqëri tregtare në emër të subjekteve në hetim, familjarëve të tyre dhe personave të lidhur me ta, të cilat nuk justifikoheshin nga burimet e ligjshme të të ardhurave.

Vlera totale e pasurive me çmimin aktual të tregut është rreth  9.1 milionë euro.

Këto pasuri përfshijnë:

3 automjete
kuota në 4 shoqëri tregtare dhe në një person fizik;
24 pasuri të paluajtshme, kryesisht në Durrës (apartamente, njësi, truall dhe ndërtesë) dhe 2 vende parkimi në Vlorë.
Pasuritë e luajtshme:

Automjet i markës BMË, i vitit 2018.
Automjet i markës Mercedes Benz, modeli AMG GLE 63 4MATIC, viti 2017.
Automjet i markës BMË, modeli X6, i vitit 2021.
Kuotat e subjekteve tregtare:

Shoqëria tregtare “Marquess” sh.p.k.
Shoqëria tregtare “Felix Vinum” sh.p.k.
Shoqëria, Agjenci udhëtimi “Dubai im” sh.p.k.
Shoqëria TV-kabllor, Vlora CABLE, sh.p.k.
Personi fizik “O. Sh”.
Pasuritë e paluajtshme:

Pasuria e llojit “Truall” me sipërfaqe 282.5 m2 dhe “Ndërtesë” me sipërfaqe 248 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63.4 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 65.5 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 61 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 48 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 58.9 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 175 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 199 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 123 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 548.32 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 120 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur ne Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 1.745 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 355 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 285 m2, e ndodhur në Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 910 m2,e  ndodhur në  Durrës.
Pasuria me sipërfaqe 3050 m2, e ndodhur në Durrës.
Apartamenti me sipërfaqe 103,6 m2, e ndodhur në Durrës.
Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
Apartamenti me sipërfaqe 85 m2, e ndodhur në Durrës.
Vend parkimi nr. 10, e ndodhur në Vlorë.
Vend parkimi nr. 11, e ndodhur në Vlorë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi ndarjen e procedimit pasuror nr. 10/2025 në procedimin nr. 10/1 të vitit 2026, për vijimin e hetimeve ndaj subjekteve dhe pasurive të tjera./Dosja.al

Prokuroria e Posaçme

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin