Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Trajneri belg vijon rikuperimin pas daljes nga spitali, por bavarezët nuk ndryshojnë planin përballë Dortmundit. Dy rivalët kryesojnë Bundesligën me pikë të barabarta.
GJERMANI - Bayern Munich përgatitet për një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit, përballjen me Borussia Dortmundin në “Der Klassiker”, por këtë herë do të duhet të bëjë pa trajnerin Vincent Kompany në stol.
Mungesa e teknikut belg nuk pritet të ndryshojë planet e bavarezëve. Këtë e ka konfirmuar ndihmëstrajneri Aaron Danks, i cili siguroi se skuadra është gati për duelin me rivalin e drejtpërdrejtë dhe do të zbresë në fushë me synimin për të marrë fitoren.
Kompany u largua nga spitali të mërkurën, pasi javën e kaluar pësoi një kolaps gjatë një seance stërvitore, si pasojë e një acarimi meningeal. Trajneri do të qëndrojë për një periudhë larg ekipit, në mënyrë që të rikuperohet plotësisht.
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, Danks theksoi se përgatitjet kanë vijuar normalisht dhe se skuadra nuk do të ndryshojë mënyrën e saj të lojës.
“Ne duam që lojtarët të dalin në fushë dhe të tregojnë se kush janë. Nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Do të jemi gati dhe shumë konkurrues”, deklaroi ndihmëstrajneri.
Ai vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin brenda stafit teknik, duke nënvizuar se trajnerët plotësojnë njëri-tjetrin dhe punojnë së bashku për të mbajtur ekipin në nivelin e duhur.
Edhe drejtori sportiv Max Eberl shprehu besimin te puna e stafit, duke theksuar se skuadra i ka vijuar përgatitjet pa probleme të mëdha, pavarësisht situatës së krijuar nga mungesa e Kompanyt.
Përballja merr një rëndësi të veçantë edhe për renditjen. Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë pikë të barabarta në krye të Bundesligës, por bavarezët mbajnë vendin e parë falë golavarazhit. Për rrjedhojë, rezultati i këtij dueli mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën për kreun e kampionatit.
Pas përballjes me Dortmundin, Bayernin e pret një tjetër sfidë e vështirë, këtë herë në arenën europiane. Të martën, skuadra bavareze do të udhëtojë drejt Madridit për t'u përballur me Atletico Madridin në Champions League.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - FSHF ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pas ndeshjeve në mesjavë. Ilir Daja është dënu...
TIRANE - Trajneri i Egnatias regjistroi një muaj pozitiv në drejtimin e skuadrës rrogozhinase, duke arritur tri fitore ndaj Laçit, Vllazni...
ANGLI - Një tjetër futbollist i Premier League është bërë viktimë e grabitjeve në Angli. Këtë herë në...
SPANJE - Lamine Yamal nuk e ka lënë zhgënjimin e Topit të Artë të ndikojë në paraqitjet e tij. Këtë e ka konfi...
SPANJE - Barcelona ka nisur të mendojë për përforcime në repartin defensiv, pas dy humbjeve të rëndësishme ndaj PSG-s&eu...
AFRIKE - Kalendari afrikan i futbollit vazhdon të jetë një temë e nxehtë. Me ankesa të përsëritura nga klubet evropiane ...
ARABIA SAUDITE - Kupa e tij e fundit para se të tërhiqet. Cristiano Ronaldo ka kohë që ndjek 1000 golat në karrierën e tij dhe mun...
TIRANE - I shoqëruar nga ndihmësit e tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, tekniku kuqezi ka ndjekur fillimisht nga stadiumi të mërkur&eum...
BRAZIL - Carlo Ancelotti ka zbuluar listën me 26 futbollistë të Brazilit për dy ndeshjet e fundit të vitit 2026, kundër Japonis&eu...
ANGLI - Në familjen Bellingham, talenti për futbollin nuk i përket vetëm brezit të ri. Mark Bellingham, babai i Jude dhe Jobe, ësh...