20 October 2026, 11:52
Nga E. D
pamjet
TIRANË- Mijëra pedagogë i janë bashkuar revoltës studentore kundër qeverisë Rama. Me thirrjen “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, akademikët dhe profesorët përcollën mesazhin e tyre përmes protestës para Kryeministrisë.
Pedagogët kanë njoftuar se do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Kryeministrisë, duke e kthyer këtë qëndrim në një formë të vazhdueshme proteste. Ata i janë bashkuar tanimë revoltës studentore e cila sot ka hyrë në ditën e 8-të.
Në reagimin e tyre, akademikët, pedagogët dhe studentët kanë ngritur shqetësime edhe për funksionimin e Parlamentit, për të cilin shprehen se ka pushuar së funksionuari dhe duhet të shpërndahet. Siç shihet edhe në pamjet me dron, Bulevardi është mbusht plot me pedagogë, studentë dhe qytetarë.
Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al
protesta e studenteve
Aktualitet
20 October 2026, 11:41
E. D
TIRANË- Një i ri në protestë kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, duke deklaruar se kjo është e vetmja rrugë pë...
Aktualitet
20 October 2026, 11:40
E.M
VLORË- Procesi mësimor ka nisur normalisht në Universitetin e Vlorës. Studentët janë të pranishëm në auditore...
Aktualitet
20 October 2026, 11:27
E. D
Manjola Hasa dhe Aleksandër Kovaçi
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, është p&e...
Aktualitet
20 October 2026, 11:26
E.M
TIRANË- Studentët e Universitetit të Korçës këtë të martë kanë zhvilluar një takim për t&eum...
Aktualitet
20 October 2026, 11:22
E. D
TIRANË- Akademikët dhe profesorët kanë njoftuar se do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 para Kryeministrisë...
Aktualitet
20 October 2026, 11:15
E.M
TIRANË- Gjatë marshimit të pedagogëve dhe studentëve në protestat për dorëheqjen e Kryeministrit u shfaqen edhe di...
Aktualitet
20 October 2026, 11:13
E. D
TIRANË- Protestuesit kanë refuzuar thirrjen e Kryeministrit Edi Rama për dialog. Studentë, pedagogë, akademikë dhe qytetar&e...
Aktualitet
20 October 2026, 10:58
E. D
TIRANË- Pedagogët dhe të rinjtë kanë hequr karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama para godinës së Kryeministrisë...
Aktualitet
20 October 2026, 10:47
E.M
TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka nisur marshimi paqësor i pedagogëve në mbështetje të studentëve, të cilët p...
Aktualitet
20 October 2026, 10:45
E. D
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i kërkoi kryeministrit Rama që të japë dorëheq...